By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qytetari dorëzon portofolin e gjetur, pronarit i kthehen paratë
December 10, 2025
Murati – Hamzës: Premton rritje pagash, por partia e tij s’e votoi buxhetin
December 10, 2025
Osmani pret Begajn: Kosovë -Shqipëri, bashkëpunim i pandalshëm
December 10, 2025
Gjinushi:Në periudhat më të vështira ASHAK u shndërrua në qendër rezistence
December 10, 2025
Begaj: Akademia e Shkencave pati edhe rol atdhetar e patriotik
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Veriut kryen testim të ri raketor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koreja e Veriut kryen testim të ri raketor
Rajon / Botë

Koreja e Veriut kryen testim të ri raketor

Kosova Times
Last updated: 2023/12/18 at 10:21 AM
Kosova Times Published December 18, 2023
Share
SHARE

Koreja e Veriut më 18 dhjetor ka kryer testimin e parë në pesë muaj të një rakete balistike ndërkontinentale me rreze të gjatë veprimi, përderisa Pheniani është zotuar se do të përgjigjet fuqishëm kundër Shteteve të Bashkuara.

Ky testim po ashtu vjen në kohën kur Koreja e Jugut po forcon planet për mbrojtje bërthamore.

Qeveria jugkoreane e përshkroi raketën e testuar si armë me lëndë djegëse të ngurta, që me gjasë është referencë për raketën balistike ndërkontinentale, Hwasong-18. Kjo raketë ka shtytës me lëndë djegëse të ngurta dhe kjo bën që lëshimi i saj të jetë më vështirë i detektueshëm, krahasuar me raketa që funksionojnë me lëndë djegëse të lëngshme.

Më herët, lideri verikorean, Kim Jong Un, e kishte cilësuar raketën Hwasong-18 si armën më të fuqishme në forcat e tij bërthamore.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa e Veriut fluturoi rreth 1.000 kilometra para se të binte në ujërat midis Gadishullit Korean dhe Japonisë. Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes së Japonisë tha se raketa u ngrit në një lartësi prej 6.000 kilometrash.

Detajet e fluturimit të kësaj rakete përkojnë me testimin e dytë të raketës Hwasong-18 të kryer nga Veriu në korrik. Testimi i parë, ndërkaq, ishte kryer në prill.

Që nga viti 2017, Koreja e Veriut ka kryer një sërë testesh të raketave balistike ndërkontinentale me rreze të gjatë veprimi, në synim që të fitojë aftësinë që të kryejë sulme bërthamore në tokën amerikane. Por, të gjitha testimet e kaluara të raketës Hwasong-18, para testimit të prillit, janë kryer me shtytës me lëndë djegëse të lëngshme, raketa të cilat nuk mund të udhëtojnë për periudha të gjata kohore.

Gjatë një bisede trepalëshe, këshilltari për siguri kombëtare i ShBA-së, Jake Sullivan, dhe homologët e tij nga Koreja e Jugut dhe Japonia dënuan testimin e kryer nga Koreja e Veriut. Shtëpia e Bardhë tha se testimi ishte shkelje “flagrante” e disa rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ndalojnë aktivitetet balistike të Koresë së Veriut.

Testimi i së hënës është i dyti për dy ditë radhazi i kryer nga Koreja e Veriut. Të dielën, Pheniani testoi një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi, që ra në ujërat në lindje të brigjeve të Koresë së Veriut.

Sipas ushtrisë jugkoreane, raketa e lëshuar të dielën fluturoi rreth 570 kilometra. Kjo rreze veprimi, sipas vëzhguesve, është e mjaftueshme që të arrijë te të gjitha vendet kyçe në Korenë e Jugut, përfshirë edhe në instilacionet ushtarake të ShBA-së, nëse raketa do të lëshohej afër kufirit mes Jugut dhe Veriut.

You Might Also Like

VIDEO: Publikohet videoja e arrestimit të Luigi Mangione në McDonald’s

Laureatja venezueliane e çmimit Nobel nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Regjimi i Maduros e kërcënon atë

Kreu i Dumës Ruse u mor me një lajm nga një portal satirik kroat, ia ritregoi tekstin Putinit

Axhenda ndërkombëtare

Rusët u përpoqën të lëshonin një dron, shihni si përfundoi e gjitha…

Kosova Times December 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Qeveria e Kosovës shpall shtensionimin në veri, redukton policinë për 25%

Kosova Times Kosova Times July 12, 2023
eputetët mund të dërgojnë komente në Kushtetuese për lëndën e AAK-së
Arkivi i brutalitetit të regjimit të Enver Hoxhës
Kusari Lila: Lista Serbe shfaqen çdo 6 muaj e i bëhen krah terroristëve
IPK pjesëmarrëse në Konferencën Profesionale Vjetore në Bukuresht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?