By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Bomba limoni me biskota
May 17, 2025
Qofte patate të skuqura të mbushura me spinaq dhe djathë
May 17, 2025
Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Krasniqi: Kosova po degradohet
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krasniqi: Modeli i qeverisjes së mirë lokale në Ferizaj, po i mungon sot Kosovës në nivel qendror
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krasniqi: Modeli i qeverisjes së mirë lokale në Ferizaj, po i mungon sot Kosovës në nivel qendror
Lajme

Krasniqi: Modeli i qeverisjes së mirë lokale në Ferizaj, po i mungon sot Kosovës në nivel qendror

Kosova Times
Last updated: 2023/12/19 at 7:32 PM
Kosova Times Published December 19, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Komunën e Ferizajt, ku bashkë me kryetarin Agim Aliu, përcollën nga afër punimet që po bëhen për rivitalizimin dhe gjelbërimin e parkut “Kodra e Sherretëve”, një hapësirë mbi 20 hektarësh, me kosto 1.5 milion euro, i financuar me mjete vetanake të komunës.

Kryetari Krasniqi, tha se modeli qeverisës, të cilin PDK e ka instaluar në nivelin e përgjegjësive komunale, po i mungon Kosovës në nivelin qendror. Krasniqi ka thënë se ky model se kjo qeverisje lokale kryen punë, e mban fjalën, i realizon premtimet dhe ju shërben qytetarëve duke ua lehtësuar jetën.

“Më shumë punë janë kryer në Ferizaj në këtë gjysmë mandati, sesa në nivel të Kosovës nga Qeveria aktuale në një mandat të plotë. Ky është modeli qeverisës i cili ka nevojë që të replikohet në Kosovë dhe i cili ka nevojë që të kthehet edhe në nivelin e qeverisjes qendrore, e për çka, edhe unë edhe Partia Demokratike e Kosovës zotohemi se do ta rikthejmë e do ta vendosim edhe në nivelin qendror”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së kritikoi Qeverinë Kurti lidhur me ndarjet buxhetore për komunat, duke thënë se të mos ndash asnjë cent për Ferizajn, është më shumë sesa diskriminim.

“Ndëshkimi i Ferizajt, i gjithë rajonit të Ferizajt, duke përfshi Kaçanikun dhe Hanin e Elezit, por edhe komunat në Drenicë dhe në Kosovën qendrore gjithandej, është vërtetë i turpshëm, si dhe do të jetë një dëshmi, e cila do të mbetet përgjithmonë si njollë në Qeverinë Kurti, që vërtetë po tregohet ndëshkuese ndaj atyre që nuk i kanë dhënë mbështetje në zgjedhjet lokale”, theksoi Krasniqi.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu njoftoi se përkundër mungesës së mbështetjes nga Qeveria, në këtë mandat komuna është përkushtuar për politika të gjelbra, ku në qytet dhe hapësira të vogla po implementohet koncepti “pocket park”, ndërsa në parqet e mëdha po bëhet transformimi rrënjësor i hapësirave ekzistuese dhe po shtohen të reja.

“Ky projekt veçse ka nisur. Vlera e këtij projekti është 1.5 milion euro. Kjo tregon përkushtimin dhe vendosmërinë e qeverisë tonë lokale për politika të gjelbra, pavarësisht ngushtimit dhe mospasjes së të gjitha mundësive buxhetore për shkak të krizave që i kemi si komuna. Megjithatë, këmbëngulja jonë do të vazhdojë, që t’i realizojmë projektet dhe t’i dalim zot asaj që ua kemi premtuar qytetarëve. Është transformim tërësor i hapësirave ekzistuese, por edhe i krijimit të hapësirave të reja. Këtu edhe një hapësirë tërësisht e re. Te kompania “Pastërtia” është një hapësirë tërësisht e re që do të bëhet dhe të parku “Liria” është transformim i hapësirës ekzistuese por edhe krijim i një hapësire të re”, tha Aliu.

Pas vizitës në parkun “Kodra e Sherretëve”, kryetari Memli Krasniqi ka vizituar bizneset lokale, si dhe ka takuar mësimdhënësit e kësaj komune, me të cilët ka diskutuar për punën gjatë këtij viti, sfidat me të cilat janë ballafaquar dhe pritshmëritë e tyre për vitin e ardhshëm. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Krasniqi: Kosova po degradohet

Presidenti Begaj pret presidenten e Moldavisë: Forcojmë marrëdhënien

Balje: Po presim vendimin për votim të fshehtë

Kosova Times December 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

I riu nga Kosova, fiton rastin në Gjykatën Kushtetuese në Gjermani

Kosova Times Kosova Times May 26, 2024
Nagavci: Mbi 194 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionim të librave
Bytyçi: Organizimi dhe pushteti i UÇK-së nuk ishte realitet
Shtetasi i Shqipërisë sulmohet me gurë nga gjashtë persona në Zveçan
Ekipet e shpëtimit, 17 të vdekur në bastisjen në Jabaliya, 9 janë fëmijë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?