By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një ish-lider i Proud Boys dënohet për trazirat e 6 janarit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Një ish-lider i Proud Boys dënohet për trazirat e 6 janarit
Rajon / Botë

Një ish-lider i Proud Boys dënohet për trazirat e 6 janarit

Kosova Times
Last updated: 2023/12/19 at 9:52 PM
Kosova Times Published December 19, 2023
Share
SHARE

Një ish-lider i grupit ekstremist të krahut të djathtë, Proud Boys, është dënuar me mbi tre vjet burgim për bashkimin në komplotin për të sulmuar Kongresin amerikan pothuajse tre vjet më parë.

Charles Donohoe është anëtari i dytë i Proud Boys që është deklaruar fajtor se ka bërë komplot me anëtarë të tjerë të grupit për të penguar seancën e 6 janarit të vitit 2021, kur Kongresi certifikoi fitoren në zgjedhjet presidenciale të Joe Bidenit.

Donohoe, 35 vjeç nga Karolina e Veriut, u kërkoi falje familjes së tij, zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po ruanin ndërtesën e Kongresit më 6 janar “dhe mbarë Amerikës” për sjelljet e tij gjatë 6 janarit.

“E dija se ajo që po bëja ishte ilegale prej momentit që barrikadat u rrëzuan”, tha ai.

Gjykatësi i qarkut, Timothy Kelly, e dënoi atë me tre vjet e katër muaj burgim. Ai mund të lirohet një ose dy muaj më vonë, pasi do t’i llogaritet koha e qëndruar në paraburgim që kur u arrestua në mars të vitit 2021.

Donohoe ishte president i një dege lokale të Proud Boys në Karolinën e Veriut. Ai ishte toger i ish-kryetarit të përgjithshëm të Proud Boys, Enrique Tarrio, i cili është dënuar me 22 vjet burgim – dënimi më i gjatë i shqiptuar deri më tani për trazirat në Kongres.

Në maj, një juri dënoi Tarrion dhe tre ish-liderë të Proud Boys për trazirat në Kongres, përkatësisht për tentimin që të ndalonin transferimin në mënyrë paqësore të pushtetit nga Donald Trump te Biden.

Donohoe u pajtua që të bashkëpunonte me autoritetet federale dhe në prill të vitit 2020 u deklarua fajtor.
Prokurorët kishin rekomanduar një dënim prej 35 deri në 43 muaj për Donohe.

Mëngjesin e 6 janarit, Donohoe kishte marshuar me mbi 100 anëtarë të tjerë të Proud Boys drejt ndërtesës së Kongresit. Ai nuk hyri në Kongres, por hodhi shishe me ujë ndaj policëve që u përleshën me protestuesit jashtë ndërtesës.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times December 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vazhdojnë punimet për zgjerimin e rrugës ‘Hamdi Kurteshi’ në Gjilan

Kosova Times Kosova Times April 25, 2024
Lavrov thotë se Moska është ‘gati’ për marrëveshjen me Ukrainën ndërsa Witkoff shkon në Moskë për raundin e ri të bisedimeve
Trajkoviq: Nuk besoj se Vuçiq do t’ia dorëzojë Prishtinës Radoiçiqin, përcaktimi i qarqeve ndërkombëtare është që ai të ndiqet penalisht në Beograd
Rama: Procesi gjyqësor në Hagë, një proces i parregullt ligjor
Anije e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, të paktën 2 të vdekur dhe 19 të plagosur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?