By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Elefanti vret 20 persona në Indi
January 12, 2026
Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm
January 12, 2026
Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë
January 12, 2026
Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona
January 12, 2026
SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dhjetëra palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dhjetëra palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Rajon / Botë

Dhjetëra palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/20 at 10:26 AM
Kosova Times Published December 20, 2023
Share
SHARE

Ushtria izraelite ka bastisur dhe ndaluar stafin e dy prej spitaleve të fundit funksionale në veri të Gazës, teksa autoritetet izraelite deklarojnë se ushtria është duke punuar për të çrrënjosur krejtësisht luftëtarët e Hamasit.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën me 2.3 milionë banorë, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Izraeli ka bombarduar të martën qytezat në jug të Gazës, duke vrarë të paktën 45 palestinezë, teksa çon përpara ofensivën, me mbështetje të Shteteve të Bashkuara, pavarësisht rritjes së alarmeve ndërkombëtare.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka paralajmëruar se fushata në jug të Gazës, do të zgjasë me muaj.

Në një spital të qytezës jugore Rafah, Mahmoud Zoarab, ua ka dhënë lamtumirën dy fëmijëve të tij – të birit 2 vjeç dhe vajzës së lindur dy javë më parë – të dy të vrarë nga një sulm ajror që ka goditur shtëpinë e tyre në orët e para të së martës.

Ai dhe gruaja e tij janë plagosur në sulm.

“Vetëm dy javë jetë. Ende as nuk e kemi regjistruar emrin e saj”, ka thënë gjyshja e fëmijëve të vdekur, Suzan Zoarab.

Duke iu drejtuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ajo ka qarë dhe ka pyetur nëse “ai mendon se duke vrarë fëmijë do të arrijë diçka? A kanë fituar? A ka fituar çfarë ka dëshiruar?”

Ministri izraelit Gallant, ka thënë se forcat izraelite janë duke hyrë në sistemin e tuneleve në veri të Gazës, në kuadër të “pastrimit final” të rajonit nga militantët.

Në pjesën veriore të Gazës janë duke u zhvilluar operacione intensive, dhe për pasojë, autoritetet shëndetësore palestineze kanë thënë se dhjetëra njerëz janë vrarë nga bombardimet.

Pas një takimi që ka pasur me zyrtarët izraelitë të hënën, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i ka bërë thirrje Izraelit që t’i mbrojë civilët, mirëpo ka përsëritur se ShBA-ja mbështet Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit, duke thënë se nuk është aty “për të diskutuar periudha kohore apo kushte”.

Deklaratat e tij kanë dhënë sinjal se ShBA-ja do të vazhdojë të mbrojë Izraelin prej thirrjeve ndërkombëtare për një armëpushim, dhe do të ofrojë ndihmë për një prej fushatave ushtarake më vdekjeprurëse të shekullit 21.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se mbi 19.600 njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gazë.

Hamasi ka vazhduar të rezistojë ndaj sulmeve, duke nisur raketa në Izrael, por nuk është raportuar për të plagosur atje.

Lufta ka nisur pasi militantët e Hamasit, dhe militantë tjerë, janë vrarë rreth 1.200 njerëz në Izrael, kryesisht civilë, dhe kanë marrë peng 240 të tjerë.

Ushtria e Izraelit ka thënë se 131 ushtarë të saj janë vrarë në ofensivën tokësore në Gazë.

Izraeli deklaron se ka vrarë rreth 7.000 militantë, pa ofruar dëshmi, dhe fajëson Hamasin se po përdor civilët si mburoja, kur lufton në zonat e banimit.

You Might Also Like

Elefanti vret 20 persona në Indi

Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona

Komisioneri Europian për Mbrojtjen ka propozuar krijimin e një ushtrie të BE-së me 100,000 trupa

Kompanive ruse u lejohet të dërgojnë punonjësit në spitalet psikiatrike për ekzaminim

Policia qipriote raporton zhdukjen e ish-drejtorit ekzekutiv të Uralkali-t

Kosova Times December 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KDI: 54% e qytetarëve i vlerësojnë të drejta vendimet e Gjykatës Kushtetues

Kosova Times Kosova Times March 22, 2024
Për keqpërdorim të pozitës, tre zyrtarë dënohen me 5 vjet burg
Arktiku i Norvegjisë, skenë e re e “Luftës së Ftohtë” mes Rusisë dhe Ukrainës
Ekstradohet nga Turqia i shumëkërkuari Dritan Rexhepi
Në Kroaci 30 vjet më parë, filloi operacioni ‘Stuhia’(Oluja)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?