By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të
January 1, 2026
Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh
January 1, 2026
Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe
January 1, 2026
Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës
January 1, 2026
CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KDI: Deputetët kërkojnë transparencë nga Qeveria për procesin e Berlinit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KDI: Deputetët kërkojnë transparencë nga Qeveria për procesin e Berlinit
Lajme

KDI: Deputetët kërkojnë transparencë nga Qeveria për procesin e Berlinit

Kosova Times
Last updated: 2023/12/20 at 5:42 PM
Kosova Times Published December 20, 2023
Share
SHARE

Instituti Demokratik i Kosovës ka mbajtur sot tryezën e diskutimit, “Fuqizimi i rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e zbatimit të zotimeve të Kosovës në Procesin e Berlinit”, me panelistë deputetë të Kuvendit dhe përfaqësues të Qeverisë si dhe me pjesëmarrës nga institucionet, përfaqësues ndërkombëtarë dhe të shoqërisë civile.

Në fjalën hyrëse Violeta Haxholli nga KDI tha se qëllimi i kësaj Tryeze është të sjellë pronësinë e Procesit të Berlinit më pranë Kuvendit të Kosovës, duke fuqizuar rolin e këtij institucioni në mbikëqyrjen e zbatimit të zotimeve, në kuadër të procesit të Berlinit, të marra nga ana e Qeverisë.

Në vazhdim, Jeton Zulfaj Sherpa i procesit të Berlinit dhe këshilltarë i kryeministrit Albin Kurti theksoi rëndësinë e procesit të Berlinit për Kosovën dhe elaboroi të gjitha hapat që ka ndërmarrë Kosova për të përmbushur zotimet. Tutje ai shtoi që është substanciale krijimi i strukturave në kuadër të institucioneve për të punuar bashkërisht në implementimin e këtyre agjendave. Njëherit ai potencoi se do të punohet për fuqizimin e institucioneve në krijimin e kushteve për përafrimin e Kosovës me BE-në.

Në anën tjetër, kryetarja e komisionit parlamentar për punë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, potencoi se Kosova ka dëshmuar përkushtim për të zbatuar zotimet që dalin nga procesi i Berlinit. Tutje ajo shtoi se nevojitet dialog dhe ndërveprim rajonal për të shtyrë përpara këtë proces. Ajo theksoi iniciativën e Parlamentit Gjerman për përfshirjen e Parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor për të fuqizuar mbikëqyrës të Parlamenteve.

Kurse, kryetarja e komisionit për integrim evropian Rrezarta Krasniqi, u shpreh se procesi i Berlinit është një nga platformat më të prekshme për qytetarët e Kosovës. Ajo shtoi se Qeveria nuk ka ofruar transparencë dhe informacione rreth këtij procesi. Në këtë drejtim, ftesat për raportim që Komisioni u ka drejtuar ministrave shpesh herë nuk kanë marrë përgjigje pozitive.

Në anën tjetër, kryetari i komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, po ashtu kritikoi qasjen e Qeverisë ndaj Kuvendit lidhur me procesin e Berlinit por edhe në përgjithësi. Ai theksoi se Qeveria nuk ka qenë e hapur për të pranuar rekomandime të opozitës gjatë shqyrtimit të legjislacionit në këtë Komision. Lidhur me procesin e Berlinit ai tha se Kosova nuk është e barabartë në këtë proces. Prandaj Qeveria duhet të krijoj ekipe uniteti për të fuqizuar integrimin evropian të Kosovës.

Në fjalën e saj, kryetarja e komisionit për mjedis Fitore Pacolli-Dalipi, tha se ky komision ka marrë një rol më aktiv në realizmin e aktiviteteve që bien në kuadër të procesit të Berlinit duke përfshirë organizime të dëgjimeve publike me qytetarë. Lidhur me legjislacionin që bie në kuadër të këtij procesi ajo shtoi se janë miratuar një sërë ligjesh për të cilat komisioni ka konsultuar edhe ekspertizë të jashtme. Ndërsa tha se kanë mbikëqyrur edhe zbatimin e dy Ligjeve që lidhem me Agjendën e Gjelbër të procesit të Berlinit.

Pjesëmarrësit e tjerë në këtë tryezë ngritën çështje të ndryshme të ndërlidhura me miratimin e ligjeve të reja dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit në përmbushjen e zotimeve të Qeverisë ndaj procesit të Berlinit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës

ASHAK vlerëson kontributin e Dacit në arsim, shkencë dhe jetën publike

Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

Basha ngushëllon familjen Daci

Ndërroi jetë akademik Nexhat Daci

Kosova Times December 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SCHMIDT FLET NË KB: “Dodik dhe zyrtarët sulmojnë Marrëveshjen e Dejtonit”

Kosova Times Kosova Times April 30, 2024
Anëtarët e Listës Serbe japin dorëheqje nga KKZ-të në veri
Ligji i ri polak: Nëse keni dy fëmijë, nuk keni pse të paguani tatimin mbi të ardhurat
Ukraina dhe kërcënimi që paraqet Kina, në qendër të takimit të NATO-s në Uashington
Si kanë ndryshuar temperaturat në Kosovë ndër vite?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?