By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Diamante në luftën kundër kancerit: Prezantohet teknologji e re për monitorimin e metastazave
August 22, 2025
“PS-ja e Ramës: Nga parti politike në makineri elektorale!
August 22, 2025
Arrestohet në Prishtinë një person i kërkuar me gjashtë urdhëresa gjykate
August 22, 2025
Gjashtë jetë të humbura në pesë ditë nga aksidentet në trafik
August 22, 2025
Vdes një person në vetaksident
August 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Ekonomia e vendit është më e fortë se asnjëherë më parë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Kurti: Ekonomia e vendit është më e fortë se asnjëherë më parë
Financa

Kurti: Ekonomia e vendit është më e fortë se asnjëherë më parë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/20 at 11:12 AM
Kosova Times Published December 20, 2023
Share
SHARE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka organizuar konferencën vjetore “Strategjia për Zhvillim Industrial dhe Instrumentet Mbështetëse për Bizneset”. Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti tha se ekonomia e vendit është më e fortë se asnjëherë më parë.

I pari i ekzekutivit tha se janë të përkushtuar në krijimin e një mjedisi të të bërit biznes, që do ta bëjë Kosovën destinacion më tërheqës.

“Vizioni ynë i politikës industriale ështëai i një industrie më të integruar globalisht. Me politikat tona zhvillimore po e rrisim ekonominë e vendit dhe po mbështesim qytetarët, bizneset dhe ndërmarrësit. Qeveria ka mbështetur Fondin Kosovar për garanci kreditore ku kanë përfituar bizneset”, deklaroi Kurti.

Në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, ai tha se kanë mbështetur 218 biznese brenda këtë viti.

“Nivelin e punësimit e rritëm përmes subvencionimit të bizneseve. Ndërkaq, me ndihmën e mërgatës tonë kemi bërë ndërlidhjen e tregut të punës me arsimin profesional. Lidhja midis tregut të punës dhe arsimit profesional është jetik për shoqërinë. Ndërsa, rritjen ekonomike e kemi shpërndarë te qytetarët”, tha kryeministri Kurti.

Shefi i qeverisë shtoi se do të ndihmojnë në zhvillimin, rritjen dhe fitimin e sektorit privat.

Ndërkaq, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se përkundër sfidave, ka pasur progres në klimën e të bërit biznes.

“Ky vit përtej sfidave është përcjell me rezultate të cilat kanë pasur ndikim në ambientin e të bërit biznes, mbështetjen e prodhuesve vendorë dhe përkrahjen e investimeve. Raporti i Progresit vë në pah progresin e arritur nga puna e Ministrisë së Industrisë sepse me prioritet i sollëm reformat e kërkuara nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Te të gjithë kapitujt shihet një punë e madhe e ministrisë sonë pasi japim një kontribut të madh të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, tha Hajdari.

Për të lehtësuar tregtinë dhe për të rritur shkëmbimet tregtare me shtetet tjera, ajo tha se gjatë këtij viti kanë negociuar edhe për marrëveshjen e tregut të lirë.

“Është mirë të përmendim që së fundmi kemi edhe një plan të rritjes për Ballkanin Perëndimor. Objektiv kryesor është që të na mundësohet që të rrisim reformat dhe investimet për të përshpejtuar ndjeshëm procesin e rritjes”, shtoi Hajdari.

You Might Also Like

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

Kosova Times December 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Peshku turshi, thjerrëzat dhe derri me fat: Çfarë ha bota në minutat e fundit të vitit të vjetër

Kosova Times Kosova Times December 31, 2023
Vërshimet, nesër nuk mbahet mësim në katër shkolla të Skenderajt
Kreu i Komitetit Olimpik rus akuzon IOC-në se po mban anën e Ukrainës
Arifi: Procesi i njohjeve ka mbetur aty ku ka qenë para 4 vitesh
Ademi takon Sejdinin, bisedojnë për bashkëpunimi mes dy federatave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?