By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pezullohet lëshimi i certifikatave me përkatësinë etnike shqiptare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pezullohet lëshimi i certifikatave me përkatësinë etnike shqiptare
Rajon / Botë

Pezullohet lëshimi i certifikatave me përkatësinë etnike shqiptare

Kosova Times
Last updated: 2023/12/20 at 7:36 PM
Kosova Times Published December 20, 2023
Share
SHARE

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të nisë procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Librat Amë, përkatësisht pjesët e ligjit që parashikojnë përkatësinë etnike në certifikatat e lindjes, të kurorëzimit dhe të vdekjes.

Deri në miratimin e vendimit të formës së prerë, vlen “masa e përkohshme” e Kushtetueses për ndalimin e lëshimit të certifikatave nga institucionet përkatëse.

Bëhet fjalë për një dispozitë të ligjit të vitit 1995, mbi bazën e të cilit, Ministria e Drejtësisë, më 29 maj, kishte miratuar një udhëzim administrativ që parashikonte lëshimin e certifikatave nga evidenca amë edhe me kolonën për përkatësinë etnike të qytetarëve.

Kjo dispozitë ishte hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, më 27 shtator, pasi në Gazetën Zyrtare nuk ishte publikuar në afatet ligjore.

Por, për të parandaluar një udhëzim të ri të Ministrisë së Drejtësisë, bazuar në afatet ligjore për shpalljen në Gazetën Zyrtare, partia politike, E Majta, ka ngritur nismë të re për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave të ligjit, apo heqjen e neneve që parashikonin lëshimin e certifikatave edhe me kolonën e përkatësisë etnike.

Kjo parti, nismën pranë Gjykatës Kushtetuese e ka arsyetuar me atë se “shprehja e identitetit kombëtar është ndjenjë individuale që nuk mund të theksohet në dokumente publike”.

“Përkatësia kombëtare është ndjenjë personale e qytetarit dhe nuk mund të vërtetohet me dokument publik, d.m.th. me një dokument të lëshuar nga një autoritetet shtetërore, kryesisht për faktin se liria e shprehjes së kombësisë përfshin të drejtën për të ndryshuar ndjenjën e përkatësisë kombëtare”, thuhet në nismën e dorëzuar para Gjykatës Kushtetuese.

Nisma e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, për vendosjen e kolonës etnike në certifikatat e Librit Amë ishte ndërmarrë për të parandaluar, sipas tij, keqpërdorimin e përkatësisë etnike gjatë punësimeve në institucionet shtetërore.

Gjatë konkurseve për punësime që shpallen nga ministritë, drejtoritë, agjencitë shtetërore, fondet e ndërmarrjet tjera, aplikohet një mekanizëm elektronik i njohur si “balancues”, i cili përcakton se ata që punësohen cilës bashkësi etnike duhet t’i përkasin.

Ministri Lloga më parë ka thënë se beson në një vendim refuzues të Gjykatës Kushtetues për nismën e partisë opozitare maqedonase dhe vazhdimin e lëshimit të certifikatave me përkatësinë etnike.

“Pres që Gjykata Kushtuese të hedhë poshtë nismën e partisë E Majta, dhe ligji do të mbetet në fuqi. Sapo të kemi vendim të ri nga Gjykata do të kemi certifikata të reja. Që do të thotë se do të përsëritet e gjithë procedura për një udhëzim të ri. Do të kemi certifikata me kolonën etnike që t’i pamundësojmë keqpërdorimet gjatë punësimeve që kanë për bazë përkatësinë etnike”, ka thënë ministri Lloga.

Denoncime për deklarimin e rremë të përkatësisë etnike ka pasur thuajse pas çdo konkursi për punësime të shpallura nga institucionet shtetërore dhe kjo kishte bërë që Ministria e Drejtësisë të ndërmarrë masa, siç ishte edhe ajo me certifikatat e Evidencës Amë që tani është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimi i Ministrisë së Drejtësisë kishte shkaktuar përplasje edhe në mesin e partive politike, në veçanti tek opozita maqedonase, e cila kishte dalë me akuza për “shkelje të Kushtetutës”, por sipas ministrit Lloga, reagimet e tilla më tepër kishin të bëjnë me “kundërshtimin e përkatësisë etnike shqipe” në certifikata.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

Kosova Times December 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bosnje
GjeopolitikëTema

A po ia le perëndimi Ballkanin Rusisë: Vuçiq, Dodik, Çoviç, Mandiq… po e çojnë rajonin në kaos të plotë, ndërsa “bota serbe” po forcohet.

Kosova Times Kosova Times October 25, 2022
Osmani: Mjaft më me dënime qesharake e me sistem të çalë të drejtësisë
Lajçak në Berlin e Londër, konsultime për dialogun Kosovë-Serbi
Rikthehet Champions-i, Barça-Bayern
Ukraina kap dy trupa të Koresë së Veriut për Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?