By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Anëtarët e KPK-së të shqetësuar për shkarkimin e Agron Bekës nga Kuvendi i Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Anëtarët e KPK-së të shqetësuar për shkarkimin e Agron Bekës nga Kuvendi i Kosovës
Lajme

Anëtarët e KPK-së të shqetësuar për shkarkimin e Agron Bekës nga Kuvendi i Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/12/22 at 6:22 PM
Kosova Times Published December 22, 2023
Share
SHARE

Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 239-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Sipas një komunikate për media nga KPK-ja, në takim anëtarët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shkarkimin e anëtarit joprokuror të KPK-së, Agron Bekës nga Kuvendi i Kosovës.

“Fillimisht, anëtarët e KPK-së, kanë shprehur shqetësim e tyre për shkarkimin nga Kuvendi i Kosovës të anëtarit joprokuror të KPK-së, z.Agron Beka, ku KPK-ja ka informuar opinionin publik përmes një komunikate të premten e kaluar se Kuvendi ka bërë shkelje ligjore, duke theksuar se institucioni i vetëm kompetent në bazë të legjislacionit në fuqi, për t’i shqyrtuar shkeljet eventuale të anëtarëve është Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe mekanizmat e tij”, thuhet në komunikatë.

Në takimin e sotëm, KPK-ja ka njoftuar se ka themeluar Panelin Hetimor për rastin e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe miratoi Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Funksionimin e Prokurorit të Shtetit të Kosovës, (do të hyjë në fuqi më 1 prill 2024) dhe Rregulloren për Qasje në Dokumente Publike të Sistemit Prokurorial.

“Gjithashtu, anëtarët e Këshillit miratuan edhe: Programin e Punës së Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve për vitin 2024 dhe Dokumentin e Politikave të Trajnimit dhe Planin e Nevojave për Trajnimin e Prokurorëve të Shtetit dhe Stafit Administrativ për vitin 2024, i cili do t’i dërgohet Akademisë së Drejtësisë, si dhe Raportin për periudhën janar-qershor 2023 për zbatimin e Planit të Veprimit të Planit Strategjik të Sistemit Prokurorial 2022-2024”.

“Rrjedhimisht, në rendin e ngjeshur të ditës së sotme që kishte, KPK-ja aprovoi gjithashtu dy raporte të Komisionit për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve dhe avancoi z.Arben Hoti dhe znj.Fatmire Cacaj në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe znj.Zana Sadiku-Sertolli dhe znj.Mimoza Shala në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”.

“Këshilli në vijim mori vendim për hapjen e shpalljes së brendshme për avancimin e një prokurori në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe për avancimin e një prokurori në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, si dhe mori vendim për hapjen e shpalljes së brendshme për plotësimin me nëntë pozita prokurorësh në PSRK, shpallje këto, të cilat do të publikohen më 27 dhjetor 2023, si dhe për lirimin nga detyra të prokurorit Muharrem Bajraktari për shkak të ofrimit të dorëheqjes së tij nga Prokuroria Themelore në Pejë dhe do ta dërgoj propozimin tek Presidentja e vendit për ta liruar nga detyra”.

Në përfundim të takimit, anëtarët e KPK-së trajtuan Raportin për vlerësimin e performancës së 12 prokurorëve me mandat të përhershëm dhe kundërshtimet e paraqitura dhe mbajti një seancë dëgjimore disiplinore për rastin e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama

Rrahje mes të miturve në Obiliq, njëri theret me thikë

Aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kaçanik ndaj dy të pandehurve

Policia shqipton 1706 gjoba trafiku për 24 orë

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Kosova Times December 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Liberalizimi i vizave, Aeroporti i Prishtinës gati për shërbime të shtuara

Kosova Times Kosova Times January 2, 2024
Kalorësi 2600-vjeçar nga Apolonia ekspozohet në Vjenë
Moska lëshon udhëzues për ndërtimin e varrezave masive
Anija kozmike Athena u ul në polin jugor të Hënës
VIDEO Një person i vrarë dhe 20 të plagosur nga trazirat e tifozëve në Brazil
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?