By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ekspertët analizojnë mishin në qebapë, rezultatet tronditin publikun
January 24, 2026
Gruaja i mbijeton zjarrit në një bar në Zvicër, tregon si duket tani
January 24, 2026
Brumi që fryhet për 15 minuta është një mrekulli e vërtetë: I butë si pambuku, mund të bësh pothuajse çdo gjë prej tij
January 24, 2026
Video: Momenti i shpërthimit në diskotekën “Jackie O”
January 24, 2026
PD e Shqipërisë protestë para Kryeministrisë
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci ndajnë shpërblime për nxënësit fitues të garave vendore dhe ndërkombëtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci ndajnë shpërblime për nxënësit fitues të garave vendore dhe ndërkombëtare
Lajme

Kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci ndajnë shpërblime për nxënësit fitues të garave vendore dhe ndërkombëtare

Kosova Times
Last updated: 2023/12/22 at 3:38 PM
Kosova Times Published December 22, 2023
Share
SHARE

Nxënësit fitues të garave në nivel vendi dhe atyre në nivel ndërkombëtar, u bashkuan sot në një ceremoni kremtimi nën praninë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, dhe ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, të cilët i ndanë fituesve mirënjohje e shpërblime simbolike. 

Duke vlerësuar të arriturat e të rinjve tanë, kryeministri Kurti tha se këtyre fitoreve u shtohet edhe më shumë vlera, duke qenë nga fushat e matematikës dhe fizikës.

“Këto rezultate nga gara me bashkëmoshatarët tuaj nga vende të ndryshme të botës, janë dëshmi për potencialin që ju e keni. Andaj ushqejeni këtë potencial vazhdimisht e realizojeni plotësisht talentin, dhe imagjinatën, dhe kreativitetin tuaj”, u shpreh ai.

Që nga marrja e mandatit, e pandalshme mbetet mbështetja dhe angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për nxënësit dhe studentët. Ndër hapat e ndërmarrë në këtë fushë, kryeministri veçoi arsimin dual në 12 profile, 21 shkolla e 14 komuna; arsimin falas në nivelin e lartë publik; si dhe ndarjen e bursave për notë mesatare të lartë, bursave të tjera për studime brenda dhe jashtë vendit, bursave për studentët e komuniteteve e ata me aftësi të kufizuara, si dhe bursave për vajzat në fushën STEM.

“Në vitin 2023, në këtë vit në të cilin ngadalë po e përmbyllim në këto ditët e fundit të vitit, ndamë 1,647 bursa Bachelor dhe Master për studentët me notë të lartë mesatare; 1,882 bursa për vajzat që studiojnë në fushat STEM; 55 bursa për studentët e komuniteteve; 28 bursa për studentë me aftësi të kufizuara; 43 bursa për studentët e doktoratës që studiojnë jashtë në 500 universitetet më të mira; dhe 100 bursa për profilet deficitare”, shtoi kryeministri.

Para nxënësve e prindërve, ai përmendi se hapat e tjerë në krijimin e kushteve optimale për mësim janë edhe miratimi i Ligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, pra për edukim të obligueshëm e cilësor nga mosha 0-6 vjeç, dhe Projektligji për Tekste Shkollore ku përcaktohen normat dhe standardet për tekste të sakta dhe kompetente për nivelin parauniversitar.

Në anën tjetër, Qeveria javën e kaluar miratoi buxhetin më të madh të arsimit që ka pasur Kosova ndonjëherë, me rreth 409 milionë euro, fakt që dëshmon prioritizimin dhe përkushtimin e pa kursyer për nxënësit në çdo fazë të jetës parashkollore, shkollore e universitare.

Ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve dhe shpërblimeve simbolike për fituesit e garave në nivel vendi dhe atë ndërkombëtar, u organizua nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

PD e Shqipërisë protestë para Kryeministrisë

Kurti kujton masakrën e Rakovinës: U vranë vetëm pse ishin shqiptarë

Përmbyllet rinumërimi në 22 komuna

Partia për Veprim Demokratik publikon dokumentin që u votua në Kongres

Policia gjen sërish armë e eksploziv në veri

Kosova Times December 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bislimi mbështet protestën: Serbia shkel të drejtat e shqiptarëve

Kosova Times Kosova Times August 12, 2024
NYT: Norvegjia vonon vendimin për azil për ish-Wagnerian
Kosova sot mban stërvitjen e radhës para miqësores me Armeninë
Sot Dita e Veteranit të UÇK-së
Me postë e TikTok, paratë false vërshojnë tregun
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?