By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’
January 22, 2026
‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë
January 22, 2026
Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz
January 22, 2026
“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë
January 22, 2026
Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti – Radev: Diskutuam për ta thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe politik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti – Radev: Diskutuam për ta thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe politik
Lajme

Kurti – Radev: Diskutuam për ta thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe politik

Kosova Times
Last updated: 2023/12/22 at 7:41 PM
Kosova Times Published December 22, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ditën e sotme Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, i cili po zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Kosovës. 

“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e Bullgarisë në momente vendimtare për vendin dhe popullin tonë, duke përfshirë edhe vitin 1999 kur ju hapët qiellin për fushatën e bombardimeve të NATO-s, i cili ndaloi gjenocidin e Serbisë dhe e mbyllët atë për qëllimin keqdashës të Rusisë dhe veprimin e rrezikshëm, jo vetëm për Kosovën. Falënderoj Bullgarinë për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin tonë në organizatat ndërkombëtare, integrimin në BE, Këshillin e Evropës dhe në bashkëpunimin rajonal, duke përfshirë Procesin e Berlinit. Kënaqësi e madhe t’iu kemi këtu, mirëserdhët.” tha kryeministri në fillim të takimit.

Nga ana e tij, Presidenti Radev tha se: “Ne kemi ardhur këtu me një mision të qartë: për të thelluar miqësinë dhe marrëdhëniet tona në të gjitha fushat e mundshme me interes të përbashkët, dhe për t’iu inkurajuar dhe mbështetur në përpjekjet tuaja për zhvillimin e Kosovës, si një shtet modern, demokratik, të pavarur e të integruar plotësisht në sistemin e komunitetit ndërkombëtar.”

Kryeministri shtoi se dy vendet tona dhe dy popujt tanë, kanë një histori të përbashkët në Ballkan dhe një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian ku vendi ynë ka aplikuar dhe aspiron të jetë anëtar. Ai theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit, sidomos në fushën e ekonomisë ku mund dhe duhet të bëjmë më shumë, e po ashtu dhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përmes trajnimeve të përbashkëta. U përmend dhe fusha e ICT-së, ku kemi potencial të madh, të rinj të talentuar dhe të shkathët e ku edhe jemi eksportues të shërbimeve të rëndësishme.

Presidenti Radev ritheksoi që Bullgaria është një vend mik i Republikës së Kosovës dhe se është i interesuar që të rritet dhe thellohet bashkëpunimi dypalësh duke veçuar sektorët e energjisë, edukimit dhe turizmit.

Në takim u vlerësua hapja e Odës Ekonomike Kosovë-Bullgari këtë qershor si dhe planifikimi i mbajtjes së Forumit të përbashkët Ekonomik vitin e ardhshëm, si një mundësi e mirë për të rritur raportet ekonomike.

Kryeministri Kurti e falënderoi Presidentin Radev për vizitën e tij, bisedën e frytshme, mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë

Rama: Anulova Davosin për kete arsye

Paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasjeje ndaj ish-bashkëshortes

Diplomohen 21 zjarrfikës të rinj, Sveçla:Po forcojmë kapacitetet e sigurisë

Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt

Kosova Times December 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusët dërguan shuma rekord në vendet fqinje në vitin 2022

Kosova Times Kosova Times January 28, 2023
Çfarë thuhet në “draft-vizionin” e Kurtit?
Biden dhe Netanyahu pa marrëveshje për një pauzë humanitare në Gazë
Mbrojtësi kosovar i Serie A pëson aksident të frikshëm në Torino, më pas shkon në stërvitje
Bardh Bekteshi nga RTK pjesë e kampanjës së AGK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?