By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 nëntor 2025
November 23, 2025
Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve
November 22, 2025
Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri
November 22, 2025
Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind
November 22, 2025
Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Urdhri i ri i Bidenit mundëson sanksionim të bankave që kryejnë transaksione me rusët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Urdhri i ri i Bidenit mundëson sanksionim të bankave që kryejnë transaksione me rusët
Rajon / Botë

Urdhri i ri i Bidenit mundëson sanksionim të bankave që kryejnë transaksione me rusët

Kosova Times
Last updated: 2023/12/22 at 9:45 PM
Kosova Times Published December 22, 2023
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka nënshkruar më 22 dhjetor një urdhër ekzekutiv që i hap rrugën Uashingtonit për të vendosur sanksione në institucionet financiare që i ndihmojnë Rusisë për t’iu shmangur sanksioneve të vendosura ndaj saj, për shkak të luftës në Ukrainë.

Urdhri i ri ekzekutiv e bën të qartë që disa banka dhe institucione financiare përballen me sanksione të rënda nëse nuk u japin fund transaksioneve të njerëzve dhe subjekteve që janë në listën e sanksioneve amerikane, sidomos ata që janë të lidhur me Ministrinë ruse të Mbrojtjes, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

“Ne po dërgojmë mesazh të pagabueshëm: secili që mbështet luftën e Rusisë, është në rrezik të humbjes së qasjes në sistemin financiar amerikan”, ka thënë Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, përmes një deklarate.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë përmes një deklarate se urdhri u mundëson Shteteve të Bashkuara të shënjestrojnë edhe institucione jashtë Rusisë, të cilat lehtësojnë transaksionet në emër të sektorit rus të mbrojtjes.

“Urdhri i ri u jep Shteteve të Bashkuara autoritet për të ndaluar importin në Shtetet e Bashkuara të disa mallrave të prodhuara në Rusi, qoftë edhe nëse janë dërguar fillimisht në një shtet të tretë”, ka thënë Blinken.

Urdhri vë theksin te nevoja që institucionet financiare në gjithë botën “të sigurohen se nuk janë të përfshira në aktivitete që ndihmojnë Rusinë dhe të jenë më vigjilente për të parandaluar mundësinë që të shfrytëzohen prej rrjetit të prokurimit të Rusisë”, ka thënë ai.

Urdhri i ri ekzekutiv është pjesë e fushatës amerikane për t’i shtypur përpjekjet për ikje nga sanksionet.

Muajve të fundit, Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe entiteteve në Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqi, Hong Kong dhe Kinë, duke i akuzuar për ndihmë ndaj Rusisë për t’iu shmangur sanksioneve.

Lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve

Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri

Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind

Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph

Trump njoftoi pasi udhëheqësit evropianë refuzuan planin për Ukrainën: Kjo nuk është oferta ime e fundit

Kosova Times December 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Me javë në disa lagje të Prishtinës nuk funksionon ndriçimi publik

Kosova Times Kosova Times December 4, 2022
Sulm masiv me raketa balistike në Kiev, jehonë shpërthime
Kapet trafikanti me 16 migrantë sirianë në furgon
Pas incidentit në ndeshjen Prishtina – Trepça, ndeshjet do të luhen pa tifozë
Peja mposht Yllin dhe ngushton rezultatin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?