By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nis Olimpiada XVI Matematike e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nis Olimpiada XVI Matematike e Kosovës
Lajme

Nis Olimpiada XVI Matematike e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/12/23 at 4:40 PM
Kosova Times Published December 23, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mori pjesë në ceremoninë hapëse të Olimpiada XVI Matematike e Kosovës. 

Në fillim të fjalës së tij, kryeministri tha se “Matematika, siç e dimë të gjithë, nuk është thjesht një lëndë mësimore, por është një gjuhë universale e cila i tejkalon kufijtë, kulturat dhe identitetet. Është një gjuhë e saktësisë, dhe vërtetësisë, por edhe e imagjinatës e mundësive të pakufizuara”.

Më tej, ai përmendi mbështetjen në fushën e arsimit, ku në vitin 2023, si Qeveri kemi ndarë 1,882 bursa për vajzat që studiojnë në fushat STEM, krahas 2748 bursave të tjera të ndara në dy vitet paraprake. Sivjet studentët i kemi mbështetur financiarisht me 3 milionë euro, në pesë skema të ndryshme të bursave, në të gjitha nivelet. Aktualisht në Republikën e Kosovës, gjysma e studentëve në STEM janë vajza, ndërkohë që mesatarja në Bashkimin Evropian është 17%.

Krahas mbështetjes së drejtpërdrejtë, përmirësimit të cilësisë dhe infrastrukturës në arsim po angazhohemi që nxënësit dhe studentët e të gjitha niveleve, të kenë kushtet optimale dhe të barabarta që të mund të mësojnë e shfaqin talentet e tyre.

Matematika është një mjet i jashtëzakonshëm që shërben si mjet për qenien njerëzore për të zgjidhur sfidat dhe problemet në rrugën e përditshme pavarësisht drejtimit. Ajo është vegla që na drejton drejt zgjidhjeve, duke na lejuar të eksplorojmë, të analizojmë dhe të gjejmë rrugëdalje në mënyra të ndryshme.

“Madje do të thosha që matematika si gjuhë universale, dhe gjuha e bukur shqipe, janë dy shinat e binarëve të ngritjes profesionale e intelektuale për secilin prej neve”, shtoi kryeministri.

Në përfundim, ai tha se “Përkushtimi ynë për të ofruar mbështetje pa rezervë për juve nxënës, për nxënësit tanë gjithandej e për fëmijët e Kosovës, do të jetë i vazhdueshëm. Unë i uroj secilit prej jush suksese këtu dhe në garat që do të vijnë më pas”.

Kujtojmë se nga kjo olimpiadë do të përzgjidhet ekipi prej gjashtë nxënësve që do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 65-të Matematike Ndërkombëtare – IMO 2024, e cila do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, do të përzgjidhet ekipi prej katër vajzave që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 13-të Evropiane të Matematikës për Vajza – EGMO 2024, e cila do të mbahet në Gjeorgji në vitin e ardhshëm si dhe do të përzgjidhen nxënësit që do të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 5-të Matematike Kosovë – Shqipëri, e cila do të mbahet në muajin korrik në vitin 2024. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

Kosova Times December 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Fetai takon Gërvallën pas ngjarjes në Shkup: Po kryhen hetimet e nevojshme

Kosova Times Kosova Times August 2, 2024
Osmani e Guérot flasin për veprimet e fundit të Serbisë
Australia ndalon simbolet naziste për t’i luftuar grupet ekstremiste
Një skenë e lezetshme që do t’ju ndriçojë ditën:
Krasniqi: Qeveria është kundër fjalës së lirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?