By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sondazhet kontroverse dhe “armët” kryesore të Ibrahim Rugovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Sondazhet kontroverse dhe “armët” kryesore të Ibrahim Rugovës
Opinion

Sondazhet kontroverse dhe “armët” kryesore të Ibrahim Rugovës

Kosova Times
Last updated: 2023/12/26 at 1:41 AM
Kosova Times Published December 26, 2023
Share
SHARE

Nga Bajram Mjeku

Sebep për këtë postim, u bënë sondazhet kontroverse të publikuara mbrëmë dhe shpërthimi i kampeve politike rreth vërtetësisë së tyre, të cilat më detyruan të gërmoj diçka nga kujtesa ime!
Lideri historik dhe shefi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë rrugëtimit të rëndë politik i dispononte tri “armë” politike, të cilat nuk i hiqte asnjëherë nga mendja.
Arma e parë ishin marrëdhëniet ndërkombëtare dhe miqësia e përhershme me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë. Ne barakën e dikurshme, të cilën sot e quajmë Shtëpia e Pavarësisë, Rugova duke rrëzëllyer dinjitet, durim e modesti, mahniste diplomatët e huaj, të cilët e vizitonin Kosovën pothuajse çdo ditë.
Arma e dytë e tij ishte Qendra për Informim e Kosovës. Rugova nuk e përdorte QIK-un për propagandë dhe favore politike, por për Kosovën dhe gjendjen e saj të rëndë nën kushte të rënda të okupimit, sepse personalitetin e tij e mirëmbanin miqtë ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet e Bashkuara, të cilën e konsideronte aleate të përhershme dhe mike të shenjtë. Për ata që kanë harruar, apo nuk duan ta kujtojnë, ua kujtoj se punën në QIK e kemi nisur çdo ditë në orët e hershme të mëngjesit dhe deri në vitin 1997 e kemi mbaruar në orët e vona të mbrëmjes. Kur nisi lufta në Kosovë, puna jonë përfundonte mbas mesnatës. Mbas këtyre orëve, nuk e kishim problem lodhjen, por mënyrën si të mbërrinim në banesat tona, sepse në Prishtinë nuk lëvizte askush përveç policëve dhe shërbimit sekret serb. E vetmja gjë që na mbante në jetë ishte puna e jashtëzakonshme dhe respekti i Rugovës ndaj neve. Kur kthehej nga vizitat jashtë vendit na thoshte: “Ju po e mbani gjallë shpirtin dhe rezistencën e Kosovës, sepse e shihni, unë mungova për disa ditë”!
Arma e tretë e presidentit Rugova, ishin kryetarët e degëve të partisë. Ndaj tyre gëzonte respekt pafund, të cilët i trajtonte si të ishin zeusë.
Sot, nga kjo distancë kohore dhe për habinë e shumëkujt, Rugova nuk gëzonte respekt të veçantë për Kryesinë e partisë, përjashto figurën e profesor Aganit dhe të ndonjë miku të hershëm. Kryesinë e LDK-së e trajtonte si diçka formale, të cilën as e kundërshtonte, as e miratonte ndonjë propozim të saj!
Të jesh në pushtet, është përgjegjësi dhe jo privilegj, por edhe të jesh në opozitë, nuk është fundi i botës! Të rikthesh besimin e humbur, kërkohet përkushtim dhe sakrificë e madhe, që do të thotë se nuk mjafton që në seli të partisë të pijsh për shembull në orën 10:00 kafen e mëngjesit dhe të realizosh ndonjë takim sa për kortuazi.
Nga sondazhet frikësohen vetëm ata politikanë, të cilët gjithë jetën e shkojnë duke u fshehur mbrapa lisave të mëdhenj, derisa sondazhi i vërtetë, dihet vetëm në ditën kur voton sovrani, sepse ajo ditë në fakt është si Dita e Gjykimit!

You Might Also Like

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

Analiza: Moldavia Voton Mes Varfërisë, Migracionit dhe Lodhjes së Thellë

Kosova Times December 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Macron në Tel Aviv: Franca qëndron krah për krah me Izraelin

Kosova Times Kosova Times October 24, 2023
Zgjedhjet presidenciale: Erdogan prin sipas disa sondazheve
Shkup, tre të arrestuar pas skandalit në klinikën e Onkologjisë
Kërcënimet e tmerrshme të Medvedevit: “Lufta e Tretë Botërore po afrohet…”
Senati i SHBA-së mbështeti promovimin e një projektligji për të ndihmuar Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?