By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane
September 19, 2025
A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato
September 19, 2025
Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës
September 19, 2025
Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara
September 19, 2025
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti për Asociacionin: Ata që e donin e humbën shansin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti për Asociacionin: Ata që e donin e humbën shansin
Lajme

Kurti për Asociacionin: Ata që e donin e humbën shansin

Kosova Times
Last updated: 2023/12/27 at 4:02 PM
Kosova Times Published December 27, 2023
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Asociacioni nuk po bëhet për shkak të mos nënshkrimit të Serbisë. Kësisoj sipas Kurtit, faktori ndërkombëtar duhet të “merret” me palën që është tërhequr dhe jo me Kosovën. Ai një deklaratë të tillë e bëri në konferencën për media pas mbledhjes së fundit të Qeverisë për këtë vit.

“Presidenti i Serbisë që vazhdimisht e përmend Asociacionin e pati shansin, nuk u bë për shkak të mungesës së gatishmërisë sime. Duhet të pyeten ata atje pse e humbën atë shans kaq të mirë, jo serioziteti doli te pala serbe që s’e nënshkruajti”, ka thënë Kurti, duke iu referuar takimit që pati me liderët evropianë në Bruksel, me presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin Olaf Scholz dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni rreth nënshkrimit të marrëveshjeve të dakordura me Serbinë në kuadër dialogut në Bruksel.

Tutje ai ka deklaruar se letra e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, është pengesë për normalizim.

“Është tërhequr Serbia nga marrëveshja bazike nëse e lexoni letrën e kryeministres, Ana Bërnabiq. Nuk do të duhej të merrem unë, le të merret ndërmjetësi me njërën palë që u tërhoq. Në dosjen e Brukselit ajo letër është pengesë kapitale për normalizim dhe bisedime të mëtutjeshme”, ka thënë ai.

Kurti ka pasur kritika për institucionet kosovare për trajtimin e sulmit të 24 shtatorit. Sipas tij, ka një shpërputhje me provat të cilat ekzistojnë dhe numrit të aktakuzave të ngritura.

“Do të duhej që Prokuroria e Shtetit të bënte njoftim më të hollësishëm dhe të bëj aktakuza. E kam shprehur edhe të shtunën pakënaqësinë time me informacionet e shumta, hetimet e vazhdueshme që janë bërë për vitin e kaluar si vit i barrikadave dhe llogoreve, dhe për këtë vit që ishte vit i sulmeve paramilitare me shpërputhjen tyre me aktakuzat e ngritura për nga numri e me personat prapa grilave sërish për nga numri”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova këtë vit ka qenë më e fortë se kurrë në siguri. Ka përmendur anëtarësimin e vendit në katër organizata ndërkombëtare si dhe ka premtuar angazhim të mëtutjeshëm deri në anëtarësim të plotë në BE.

“Qëndrimi i Kosovës në vazhdimësi ka qenë parimor, këmbëngulës dhe i guximshëm. Kemi notuar edhe kundër rrymës, për t’i quajtur gjërat me emrin e tyre të vërtetë. Me këto qëndrime parimore kemi fituar respektin e botës demokratike”, ka thënë ajo.

You Might Also Like

Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane

Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës

72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri i kthjellët deri 33 grad

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosova Times December 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Nuk mund të bëhet më lëng se kjo: Receta për një kek të shijshëm me fëstëk

Kosova Times Kosova Times April 9, 2025
AAK-së në Prizren akuzon qeverinë komunale për keqpërdorime
Arrestohen dy vajza në Podujevë, sulmuan fizikisht zyrtarët policorë
Tre miliarderë rusë humbasin gjyqin për heqjen e sanksioneve te BE-së ndaj tyre
A do të përfshihet ShBA drejtpërdrejtë në luftë në Lindjen e Mesme?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?