By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Partitë përplasen për qeverinë teknike dhe përbërjen e KShZ-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Partitë përplasen për qeverinë teknike dhe përbërjen e KShZ-së
Rajon / Botë

Partitë përplasen për qeverinë teknike dhe përbërjen e KShZ-së

Kosova Times
Last updated: 2023/12/27 at 11:31 PM
Kosova Times Published December 27, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i ka bërë thirrje partisë opozitare VMRO DPMNE që t’i respektojë dispozitat ligjore për pjesëmarrjen e saj në qeverinë teknike, e cila duhet të nisë punën më 27 janar 2024.

Qeveria teknike, bazuar në Ligjin për zgjedhjet, formohet 100 ditë para çdo cikli zgjedhor dhe ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen më 8 maj.

Pjesë e kësaj qeverie duhet të jetë edhe opozita, së cilës i takojnë Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, si dhe tre zëvendësministra me kompetenca të veçanta, që do të thotë se ministrat nuk do të mund të marrin asnjë vendim pa nënshkrimin edhe të zëvendësministrave.

Por, VMRO DPMNE-ja ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në këtë qeveri, edhe pse zyrtarë të saj në disa raste kanë theksuar nevojën për pjesëmarrje në këtë qeveri, për të pamundësuar, siç kanë thënë, “synimet e pushtetit aktual për keqpërdorimin e procesit zgjedhor”.

Kryeministri Kovaçevski, të mërkurën tha se VMRO DPMNE-ja e ka për detyrim ligjor pjesëmarrjen në qeverinë teknike.

“Ky është një obligim ligjor për të gjitha partitë politike. Nëse ato nuk i caktojnë anëtarët për në qeverinë teknike, do të thotë se nuk e respektojnë ligjin. Në bazë të Ligjit për zgjedhje dhe qeverinë teknike, çdo parti ka përgjegjësi dhe duhet t’i respektojë ato që procesi zgjedhor të mos njolloset”, deklaroi Kovaçevski, i cili është edhe kryetar i Lidhjes Social Demokrate (LSDM).

LSDM-ja, të martën në mbrëmje, miratoi të gjitha vendimet sa i përket pjesëmarrjes së saj në qeverinë teknike.

“Këshilli qendror i LSDM-së ka miratuar tashmë të gjitha vendimet për pjesëmarrje në qeverinë teknike. Bazuar në statusin e partisë tashmë kemi caktuar edhe emrat e anëtarëve të qeverisë, për ministra dhe zëvendësministra plotësues. Ndërkohë, kemi konfirmuar edhe vendimin që koordinatori i Grupit Parlamentar, Jovan Mitrevski, do të emërohet për kryetar të Kuvendit, që do të thotë se ne i kemi përmbushur të gjitha obligimet tona”, ka thënë Kovaçevski.

Ndërkohë, VMRO DPMNE-ja ka dalë kundër propozimit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që kryeministër i qeverisë teknike të jetë Talat Xhaferi, që ka edhe mbështetjen e LSDM-së.

Opozita maqedonase akuzon Xhaferin për “shkelje të rregullave” të Kuvendit, ndërsa partia “E Majta” ka ngritur edhe padi penale për shkak të mosprocedimit të një nisme të saj për një referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë për zgjidhjen e kontesteve dypalëshe, bazuar në “propozimin francez”.

Por, akuzat e tilla janë hedhur poshtë nga BDI-ja, ndërsa Talat Xhaferi të mërkurën tha se pasardhësi i tij, Jovan Mitrevski, do të zgjidhet për kryetar të Kuvendit deri më 20 janar.

Megjithëkëtë, deri në formimin e qeverisë së re, partitë politike duhet merren vesh edhe për kompletimin e përbërjes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve edhe me një anëtar, të cilin e pretendon si opozita shqiptare, ashtu edhe partitë në pushtet.

Bazuar në dispozitat ligjore, në KSHZ me një anëtar duhet të jetë e përfaqësuar opozita shqiptare, por Aleanca për Shqiptarët që është pjesë e qeverisë, pretendon se ky vend i takon asaj pasi në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte në opozitë.

Afrim Gashi nga partia Alternativa, që është pjesë e frontit opozitar, Lidhjes Evropiane për Ndryshim, tha se nëse anëtari i KSHZ-së nuk zgjidhet nga radhët e opozitës, atëherë do të ketë bojkot të punimeve të Kuvendit, por edhe masa të tjera përfshirë edhe bojkotin e mundshëm të zgjedhjeve.

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut mbahen së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 8 maj dhe konsiderohen si shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit, pasi përbërja e re parlamentare duhet të miratojë ndryshimet kushtetuese që janë kushti kryesor për integrimin në BE të Maqedonisë së Veriut.

You Might Also Like

Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti

Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Amerikë. Disa të vdekur, të paktën 19 të zhdukur

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Kosova Times December 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Turisti britanik, 71 vjeç, vdes në Kretë pasi nuk u ndje mirë gjatë notit në det dhe u rrëzua në plazh

Kosova Times Kosova Times September 30, 2024
BE-ja, e “gatshme për bisedime” me presidentin e ri të Iranit
Një punonjës i Ambasadës Britanike në Berlin pranoi se kishte spiunuar për Rusinë
Ura e ndarjes
Putini hoqi një gjeneral tjetër: Ramzan Kadyrov e ka kritikuar ashpër disa herë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?