By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peshku më i shëndetshëm për trurin dhe zemrën: Kushton më pak se 4 euro, mjekët ua rekomandojnë të gjithëve
January 31, 2026
Qumësht i artë: Mbron zemrën, pastron mëlçinë, forcon imunitetin dhe përgatitet vetëm në 10 minuta
January 31, 2026
Përgatitni shpejt një supë të shijshme me krem ​​domatesh dhe kënaqni familjen tuaj…
January 31, 2026
EKSPERTËT PARALAJMËROJNË: Këto pije rrisin rrezikun e kancerit, ato janë veçanërisht të rrezikuara…
January 31, 2026
Lajm i keq për punëtorët nga Ballkani, numri i të papunëve ka arritur një shifër të pabesueshme…
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden thotë se amerikania Judith Weinstein u vra nga Hamasi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden thotë se amerikania Judith Weinstein u vra nga Hamasi
Rajon / Botë

Biden thotë se amerikania Judith Weinstein u vra nga Hamasi

Kosova Times
Last updated: 2023/12/29 at 12:43 AM
Kosova Times Published December 28, 2023
Share
SHARE

Amerikania Judith Weinstein, e cila besohej se ishte rrëmbyer nga Hamasi, u vra nga grupi islamik palestinez më 7 tetor kur ky grup sulmoi Izraelin, tha të enjten presidenti amerikan Joe Biden, duke shtuar se ishte i shkatërruar nga lajmi.

Weinstein ishte 70 vjeç. Bashkëshorti i saj, Gadi Haggai, 73 vjeç, u vra në të njëjtën ditë, tha Biden javën e kaluar.

Biden u zotua të vazhdojë të luftojë për lirimin e pengjeve të tjera që mbahen nga Hamasi-grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Biden tha se nuk do ta harronte kurrë atë që i tha vajza e çiftit dhe familjarët e amerikanëve të tjerë të mbajtur peng në Gaza, kur u takua me ta këtë muaj.

“Ata kanë jetuar në ferr për javë të tëra. Asnjë familje nuk duhet të durojë një përvojë të tillë të hidhur. Dhe unë rikonfirmoj zotimin që u kemi bërë të gjitha familjeve të atyre që ende mbahen peng: ne nuk do të ndalojmë së punuari për t’i sjellë ata në shtëpi”, tha Biden.

Izraeli e Hamasi e presin ftohtë propozimin egjiptian për përfundimin e luftës

Sipas zyrtarëve të administratës, Biden dhe këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, kanë qenë thellësisht të angazhuar në çështjen e pengjeve. Biden ka folur shumë herë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe emirin e Katarit për të siguruar lirimin e tyre.

Lufta në Gazë ka shpërthyer pasi Hamasi ka vrarë 1.200 njerëz dhe i ka marrë 240 pengje në sulmet në jug të Izraelit, më 7 tetor – njëherësh sulmi më i rëndë në historinë e shtetit.

Nga pengjet, 110 u liruan gjatë një armëpushimi të shkurtër në fund të nëntorit dhe 23 të tjerë të cilët nuk janë gjetur nga autoritetet janë shpallur të vdekur, tha të enjten një zëdhënës i qeverisë izraelite.

Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura tha se pesë deri në dhjetë nga pengjet kanë nënshtetësi amerikane.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se mbi 21.000 njerëz janë vrarë dhe mbi 55.000 janë plagosur si pasojë e ofensivës izraelite.

You Might Also Like

Lajm i keq për punëtorët nga Ballkani, numri i të papunëve ka arritur një shifër të pabesueshme…

Izraeli sulmon Gazën një ditë para hapjes së Rafah-ut: 12 të vrarë, përfshirë gjashtë fëmijë

Janë publikuar pamje të një thirrjeje për ndihmë nga një bar zviceran që u dogj

Bloomberg: Bashkimi Evropian planifikon të shtrëngojë sanksionet kundër bankave dhe naftës ruse

Qeveria amerikane ka pezulluar pjesërisht operacionet

Kosova Times December 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Brenda afatit, të arrihet pajtim për konstituimin e Kuvendit

Kosova Times Kosova Times July 2, 2025
Franca pas deklaratës së Trump për Grenlandën: BE nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
Promovohet libri “Luz S. Thaçi – veprimtar dhe humanist i shquar në diasporë”
Limaj: Beteja e Gllogjanit e çoi Kosovën drejt lirisë
FFK-ja e arsyeton gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri” me “stërngarkesën e aktiviteteve” në të
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?