By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tulla, baltë dhe nostalgji – fshati shqiptare Mandricë
June 7, 2025
Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre
June 7, 2025
Kreu i Dumës Ruse kërcënon Gjermaninë: Mos lejoni që gjithçka të përfundojë si Lufta e Dytë Botërore!
June 7, 2025
Në Uashington u dha alarmi. Ata nuk duan që t’u ndodhë skenari rus
June 7, 2025
Pamje të papara më parë. Filmuar të gjithë udhëtimin e dronit ukrainas nga kamioni deri te bombarduesi
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hulumtim i REL-it: Si mundet Rusia ta përgjojë Ukrainën përmes kamerave të sigurisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hulumtim i REL-it: Si mundet Rusia ta përgjojë Ukrainën përmes kamerave të sigurisë
Rajon / Botë

Hulumtim i REL-it: Si mundet Rusia ta përgjojë Ukrainën përmes kamerave të sigurisë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/28 at 12:46 PM
Kosova Times Published December 28, 2023
Share
SHARE

Mijëra sisteme ruse të mbikëqyrjes me video, që përdoren nga qytetet, infrastruktura, kompanitë private dhe shtëpitë e rëndomta në Ukrainë, mund të dërgojnë pamje në serverë të vendosur në Moskë, që janë në pronësi të kompanive të mëdha ruse, të cilat u shërbejnë qeverisë dhe ushtrisë ruse, ka mësuar njësiti hulumtues i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Skemat.

Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale dhe i Mbrojtjes së Informatave ka thënë për Skemat se e ka paralajmëruar qeverinë se sistemet e mbikëqyrjes me video, TRASSIR, të cilat shiten nga firma me bazë në Moskë, DSSL, përbëjnë rrezik për sigurinë.

Ekspertët teknikë, përfshirë një specialist të TRASSIR-it, dhe një ish-oficer të lartë të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës (SBU), i bënë jehonë atij vlerësimi.

“Nëse kjo kamerë do të ishte e vendosur në ndonjë objekt të infrastrukturës kritike, mund të ngrihej pyetja se çfarë shohin punonjësit në anën tjetër dhe pronarët e atij serveri, dhe se si e përdorin ata atë informacion për qëllime ushtarake”, ka thënë Serhiy Denysenko, drejtor ekzekutiv i kompanisë ukrainase për sigurinë e informatave, CyberLab. Me “anën tjetër”, ai e kishte fjalën për Rusinë.

Specialisti i sigurisë së informatave, Serhiy Denysenko (në anën e djathtë të fotografisë), duke biseduar me gazetarin e REL-it, Kyrylo Ovsyaniy.
Specialisti i sigurisë së informatave, Serhiy Denysenko (në anën e djathtë të fotografisë), duke biseduar me gazetarin e REL-it, Kyrylo Ovsyaniy.

Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, në shkurtin e vitit 2022.

Deri më tani, Qeveria e Ukrainës nuk ka lëshuar ndonjë paralajmërim publik kundër përdorimit të sistemeve të mbikëqyrjes me video, TRASSIR. Megjithatë, pasi Skemat publikoi një raport për rezultatet e hulumtimit të tij, më 7 dhjetor, ministri i Punëve të Brendshme, Ihor Klymenko, u zotua se autoritetet shtetërore do të kryenin në “verifikim tërësor” të gjetjeve të gazetarëve.

“Natyrisht, është e papranueshme kur çfarëdo kamere, qoftë edhe në mënyrë hipotetike, mund të lidhet dhe të transmetojë informata, veçanërisht gjatë kohës së luftës, në ndonjë vend [të huaj]”, ka thënë Klymenko në televizionin shtetëror, të nesërmen.

Uzina e mbyllur e energjisë bërthamore e Çernobilit, e cila ishte okupuar nga forcat ruse për më shumë se një muaj në fillim të pushtimit, është ndër vendet e ndjeshme të administruara nga qeveria që ka përdorur sistemet e mbikëqyrjes me video, TRASSIR, sipas bazës së të dhënave për import-eksport, ImportGenius, dhe një letre dërguar DSSL-së nga një përfaqësues i uzinës së Çernobilit. Të tjera institucione përfshijnë Autoritetin e Porteve Detare të Ukrainës dhe Shërbimin e Kërkimit dhe Shpëtimit Detar në qytetin-port të Detit të Zi, Odesa, sipas bazës së të dhënave të prokurimit publik, Prozorro.

Blerjet u bënë si para, ashtu edhe pasi Rusia okupoi Gadishullin e Krimesë në Detin e Zi, dhe nxiti luftë në rajonin lindor, Donbas, më 2014.

Menaxhmenti në uzinën bërthamore të Çernobilit tha se ka ndaluar së përdoruri kamerat TRASSIR më 2023.
Menaxhmenti në uzinën bërthamore të Çernobilit tha se ka ndaluar së përdoruri kamerat TRASSIR më 2023.

Qyteti jugor me rëndësi strategjike, Herson, të cilin forcat ruse e okupuan për muaj të tërë më 2022, para se të zmbrapseshin në nëntorin e atij viti, dhe të cilin ato vazhdojnë ta bombardojnë shpesh, e bleu TRASSIR-in për mbikëqyrje me video të hapësirave publike, tregon baza e të dhënave. Blerës të tjerë përfshijnë qytetet industriale, Nikopol, Poltava dhe Slavutiç, të cilat janë përballur me sulme ruse.

Skemat nuk ka gjetur dëshmi se ushtria apo shërbimet e sigurisë të Rusisë po përdorin pamje nga sistemi TRASSIR për të shënjuar këto lokacione specifike. Më pak se një javë pas fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë, Kievi bllokoi qasjen në serverët e internetit në Rusi, të cilët i përdor TRASSIR-i.

Shumica e kompanive apo institucioneve ukrainase, që e kanë përdorur TRASSIR-in dhe u janë përgjigjur pyetjeve nga Skemat, kanë thënë se e kanë përdorur programin rus në një rrjet të mbyllur të brendshëm, për të reduktuar rrezikun e rrjedhjes së të dhënave, apo se e kanë ndalur përdorimin e tij.

Megjithatë, Skemat dhe ekspertët e sigurisë digjitale kanë përcaktuar se sistemet TRASSIR ende mund të qasen në këta serverë, përmes rrjeteve virtuale private (VPN), të cilat fshehin vendndodhjen e përdoruesit dhe përdoren gjerësisht në Ukrainë.

Lidhja e kamerave me Kremlinin

TRASSIR, në pronësi të DSSL-së, është një markë e njohur për mbikëqyrje me kamera në Rusi: Qendra e transmetimeve e kanaleve televizive shtetërore ruse, Kulla Ostankino e Moskës, selia e qeverisë së rajonit të Tosmkut dhe një urë në Shën Petersburg përdorin sistemin e kamerave të sigurisë TRASSIR, sipas ueb-sajtit të DSSL-së. Kompania pohon se ka gjithsej 150 partnerë në Bjellorusi, Bullgari, Kazakistan, Kirgizi, Moldavi, Rumani dhe Rusi.

Sistemi, që TRASSIR pohon se mund të përdoret në vende të ndryshme, nga “një dyqan i vogël deri te një aeroport”, kryesisht përdor kamera nga kompania kineze Hikvision, por programi që transmeton pamjet nga kamerat është i vetë TRASSIR-it.

Baza e të dhënave të import-eksportit, ImportGenius, tregon se kompanitë ukrainase kanë importuar mbi 10.000 kamera dhe pajisje për regjistrim nga sistemi i mbikëqyrjes TRASSIR, nga viti 2016 deri kur Kievi ndërpreu të gjitha importet ruse në shkurtin e vitit 2022. Këta numra nuk përfshijnë importet e mundshme ilegale.

Aktivistë të sigurisë digjitale kanë thënë për Skemat se kamerat e pajisura me programin TRASSIR mund të transmetojnë video drejt serverëve rusë. Ndaras, një artikull promocional ka thënë se një numër institucionesh qeveritare dhe kompanish private ishin në mesin e përdoruesve ukrainas të sistemit të kamerave TRASSIR.

Për të konfirmuar gjetjet e aktivistëve, Skemat ka bashkëpunuar me CyberLab dhe Laboratorin e Sigurisë Digjitale, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Kiev, për të testuar sistemin e mbikëqyrjes me video, TRASSIR. Skemat ka blerë një nga kamerat përmes internetit; aktivistët, që kanë kërkuar anonimitet, kanë siguruar disa kamera nga sistemi i mbikëqyrjes TRASSIR dhe një regjistrues pamjesh.

Ekspertja e sigurisë digjitale, Natalia Onischenko.
Ekspertja e sigurisë digjitale, Natalia Onischenko.

Duke përdorur një VPN për të anashkaluar bllokadën ukrainase ndaj serverëve rusë, specialistja e Laboratorit të Sigurisë Digjitale, Natalia Onishchenko, përcaktoi se, përveç destinacioneve tjera, si Google në Shtetet e Bashkuara, kamera dërgon kërkesa për transmetim të dhënash në një nëndomen në Rusi të ueb-sajtit të TRASSIR-it: m30.ru.cloudtrassir.com.

Gjurmuesi i domenëve ka zbuluar se adresa e Protokollit të Internetit (IP) të këtij subdomeni, vargu i numrave që e identifikon atë online, i përket një kompanie në Moskë, të quajtur Digital Network.

Një nën-domen i ueb-faqes TRASSIR është zbuluar në një kompani në Moskë.
Një nën-domen i ueb-faqes TRASSIR është zbuluar në një kompani në Moskë.

Digital Network është ofrues i shërbimeve të internetit, pjesë e një korporate të madhe ruse, dhe njihet me emrin tregtar msm.ru. Klientët e tij përfshijnë kompaninë Yandex, produktet e së cilës përfshijnë motorin kyç të kërkimit në Rusi, dhe kanalin televiziv të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Zvezda.

Të dhënat ruse online tregojnë se Digital Network ka ofruar qasje në internet për "njësitin ushtarak 43753.”
Të dhënat ruse online tregojnë se Digital Network ka ofruar qasje në internet për “njësitin ushtarak 43753.”

Të dhënat nga portali i Rusisë për kontrata qeveritare, EIS Zakupki, tregojnë se Digital Network i ka mundësuar qasje në internet “njësitit ushtarak 43753”, i njohur ndryshe si Qendra për Mbrojtje të Informatave dhe Komunikime Speciale, ndërmjet viteve 2015 dhe 2017. Qendra, pjesë e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), agjencisë kryesore të inteligjencës në Rusi, monitoron dhe vlerëson programet, dhe i asiston FSB-së për dekriptime.

Programi i sistemit TRASSIR ka dërguar, po ashtu, një kërkesë për të dhëna në një server që i përket VK-së, kompani masive private ruse e teknologjisë informative (TI), apo një tjetër korporatë mike e Kremlinit, e cila, sipas një hulumtuesi gjerman, “kontrollohet nga shteti dhe ndjek objektiva ideologjike dhe të inteligjencës” për Kremlinin.

VK ka themeluar rrjetet e popullarizuara sociale në Rusi, VK dhe Odnoklassniki, ndërsa zoton sistemin e postës elektronike, Mail.ru, i cili përdoret gjerësisht atje.

Sipas Ligjit për internet sovran të Rusisë, i miratuar më 2019, kompanitë ruse të TI-së janë të obliguara të instalojnë pajisje që i mundësojnë agjencisë federale të komunikimeve, Roskomnadzor, të monitorojë trafikun e tyre në internet. Një rregull i mëparshëm, pjesë e të ashtuquajturave amendamente të Yarovayas, parasheh që kompanitë e TI-së të ruajnë të dhënat, përfshirë videoxhirimet, për gjashtë muaj, dhe t’ia dorëzojnë ato strukturave shtetërore ruse, kur u kërkohen.

Legjislacioni i tillë nënkupton se “qasja në të gjitha resurset e ruajtura në Rusi është e mundshme për shërbimet speciale dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, edhe pa vendime gjyqësore”, ka thënë specialisti ukrainas i kundërinteligjencës, Viktor Yahun, rezervist i SBU-së, i cili dikur është angazhuar në operacione të kundërinteligjencës ndaj FSB-së.

You Might Also Like

Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre

Kreu i Dumës Ruse kërcënon Gjermaninë: Mos lejoni që gjithçka të përfundojë si Lufta e Dytë Botërore!

Në Uashington u dha alarmi. Ata nuk duan që t’u ndodhë skenari rus

Pamje të papara më parë. Filmuar të gjithë udhëtimin e dronit ukrainas nga kamioni deri te bombarduesi

Ambasada e Ukrainës në Belgjikë po monitoron rastin e vrasjes së dy ukrainasve

Kosova Times December 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kushtetuesja shpall të pavlefshëm tre paragrafë në Kodin Doganor

Kosova Times Kosova Times April 29, 2025
Guvernatori i Belgorod raportoi për të plagosurit si rezultat i granatimeve
Mbrojtja ajrore amerikane ishte në gjendje të rrëzonte raketat hipersonike të Putinit
Nga Tirana në Kiev: Gruaja që i pret rreziqet me buzëqeshje
Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?