By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një letër nga e kaluara që nuk mundi të gjendej: Një sekret egjiptian i fshehur për 3,500 vjet
June 7, 2025
Ukrainasit rrëzojnë Su-35 rus mbi Kursk, publikohet video
June 7, 2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
June 7, 2025
Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
June 7, 2025
Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KDI: Kurti sfidoi punën e Kuvendit – Sveçla s’iu përgjigj asnjë pyetjeje parlamentare më 2023
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KDI: Kurti sfidoi punën e Kuvendit – Sveçla s’iu përgjigj asnjë pyetjeje parlamentare më 2023
Lajme

KDI: Kurti sfidoi punën e Kuvendit – Sveçla s’iu përgjigj asnjë pyetjeje parlamentare më 2023

Kosova Times
Last updated: 2023/12/28 at 2:19 PM
Kosova Times Published December 28, 2023
Share
SHARE

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se puna e Kuvendit të Kosovës këtë vit është karakterizuar me mangësi të shumta duke çuar në performancë të dobët në krahasim me vitin paraprak.

Arbër Thaçi, hulumtues në KDI, tha se gjatë vitit janë mbajtur gjithsej 78 seanca të cilat për shkak të planifikimit të dobët dhe mungesës së deputetëve prodhuan 27 vazhdime.

Përveç këtyre, ai tha se u mbajtën edhe 13 seanca të jashtëzakonshme dhe 2 seanca solemne.

Sa i përket përmbushjes së agjendës legjislative të vitit 2023, Thaçi shtoi se përgjatë vitit të plotë të punës parlamentare, Kuvendi ka miratuar 71 projektligje, që prekin fushë të gjerë veprimi, ndërsa vetëm 29 nga këto projektligje janë pjesë e agjendës legjislative të vitit 2023.

“Shprehur në përqindje, Kuvendi ka miratuar vetëm 25% të agjendës legjislative të vitit 2023. Ndërsa, 42 projektligje të miratuara janë pjesë e agjendave të viteve 2022 dhe 2021. Në mesin e dokumenteve të miratuara këtë vit janë edhe 16 marrëveshje ndërkombëtare. Miratimi i këtyre të fundit u zvarrit në Kuvend për muaj me radhë për shkak të mungesës së konsensusit mes pushtetit dhe opozitës”, theksoi Thaçi.

Në anën tjetër, ai tha se 45 projektligje kanë mbetur ende në procedura shqyrtuese brenda Kuvendit, të cilët janë pjesë e agjendës legjislative 2023 dhe agjendave të viteve të kaluara. Mes tyre, Thaçi theksoi se në pritje për miratim janë edhe 8 marrëveshje ndërkombëtare.

“Duhet të theksohet fakti se 55 projektligje apo 48% e Programit Legjislativ të Qeverisë të vitit 2023, nuk është dërguar fare në Kuvend”, deklaroi ai.

Thaçi trajtoi edhe çështjen e mungesave të deputetëve, për të cilat tha se kanë shkaktuar mungesë të kuorumit dhe për pasojë kanë rezultuar me ndërprerje të pothuajse çdo seance në Kuvend.

“Bojkotimi që deputetët nga radhët e Listës Serbe i kanë bërë punës parlamentare, e kanë rritur numrin e mungesave në përgjithësi, porse mungesa mbi një nivel të tolerueshëm gjenden edhe në grupet e tjera parlamentare. Numerikisht, deputetët munguan 1586 herë, apo shprehur në përqindje, në secilën seancë të vitit 2023 munguan 23,5% e deputetëve. Në një listim që përjashton deputetët që vinë nga Lista Serbe, LDK prin me 23,4% të mungesave, duke u pasuar nga PDK 18,9%, komunitetet 18,5%, AAK 16,2%, VV 12,4%. Nga 5 deputetët me mungesat më të shumta, 4 vinë nga partitë opozitare, konkretisht Lumir Abdixhiku me 44 mungesa, Behgjet Pacolli me 39, Memli Krasniqi me 35, Ardian Kastrati me 34 dhe Saranda Boguejvci me 24 mungesa. Dy deputetët e fundit kanë munguar për arsye shëndetësore”, tha hulumtuesi i KDI-së, Arbër Thaçi.

Tutje, ai theksoi se funksioni mbikëqyrës i Kuvendit është sfiduar seriozisht në disa raste si në atë kur kryeministri Albin Kurti refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve – duke i kushtëzuar ata me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përmes bllokimit të formimit të komisionit hetimor për rezervat shtetërore – ku deputetët e pozitës munguan në mbledhje 8 herë radhazi.

Po ashtu, u theksua mungesa e llogaridhënies së ministrave të caktuar, si ai për Punë të Brendshme Xhelal Sveçla, i cili për një vit nuk i është përgjigjur asnjë pyetjeje të deputetëve. “Në formë të ngjashme edhe ministrat Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla, nuk ofruan asnjë përgjigje përgjatë sesionit vjeshtor. Në përgjithësi, gjatë këtij viti Ekzekutivi iu është përgjigjur 117 pyetjeve parlamentare, nga 299 të tilla, apo shprehur në përqindje vetëm 39% të tyre”, u shpreh Thaçi.

Në anën tjetër, Violeta Haxholli nga KDI, shtoi se megjithëse Kuvendi tanimë ka në fuqi një Rregullore të re të punës, zbatimi dhe interpretimi i papërshtatshëm i saj nga kryetari Glauk Konjufca ka qenë evident.

“Në disa raste, ky i fundit nuk shqiptoi sanksionet që parasheh Rregullorja për deputetët që shkelën rregullat e sjelljes në Kuvend, siç janë përfshirja në dhunë fizike apo përdorimi i gjuhës joparlamentare. Rregullorja u keqinterpretua edhe në raste të thirrje së seancave dhe administrimit të tyre”, potencoi Haxholli.

Ajo foli edhe mbi trajtimin që Kuvendi i ka bërë çështjes së Reformës në drejtësi, konkretisht projektligjeve që kanë ardhur nga Qeveria lidhur me këtë fushë. Ajo theksoi se 24% e të gjitha ligjeve të miratuara janë të lidhura me reformat në drejtësi.

“Por si pasojë e mospajtimeve mes pushtetit dhe opozitës, disa prej tyre përfunduan në Gjykatën Kushtetuese. I tillë ishte Ligji për Byronë Shtetërore për të cilin është në pritje opinioni nga Gjykata dhe ai për Këshillin Prokurorial i cili ishte shpallur i pavlefshëm”, tha ajo.

Haxholli theksoi edhe konsensusin e arritur në parim mes pushtetit dhe opozitës lidhur me finalizimin e draft amendamenteve kushtetuese për vetingun në drejtësi, përmes të krijimit të komisioni të përbashkët ad-hoc. Por se, ajo tha se ky konsensus duhet të vazhdojë tutje dhe të zgjerohet edhe tek komunitetet jo shumicë meqë për votimin e këtyre amendamenteve nevojiten 2/3 e votave të të gjithë deputetëve duke përfshirë edhe të komuniteteve.

Tutje Haxholli foli edhe rreth çështjes së transparencës së Kuvendit përgjatë vitit 2023 me theks të veçantë mungesën e pajisjeve elektronike në Kuvend të cilat pamundësuan votimin elektronik të deputeteve. Si rrjedhojë, për tri vite me radhë, ajo tha se qytetarët nuk dinë se si kanë votuar deputetët për ligjet e ndryshme.

Po ashtu u kritikua edhe mungesa e publikimit të procesverbaleve dhe transkripteve nga ana e komisioneve, veçanërisht komisioneve ad-hoc dhe atyre hetimore, puna e të cilave mbetet plotësisht e panjohur për publikun. Haxholli tha se Kuvendi as këtë vit nuk lëvizi në drejtim të rregullimit të çështjes së lobimit, e cila do ta fuqizonte edhe më tepër transparencën dhe llogaridhënien në procesin ligjbërës.

Sa u përket zhvillimeve në Komisionet Parlamentare, në konferencën e KDI-së ku u prezantua raporti analitik mbi punën e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2023, u theksua se ato mbajtën gjithsej 358 mbledhje, numër në të cilin përfshihen edhe 17 dëgjime publike.

Listës së komisioneve me aktivitet të lartë iu prinë Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere me 39 mbledhje dhe 2 dëgjime; Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti me 34 mbledhje dhe 5 dëgjime; Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me 31 mbledhje dhe 4 dëgjime publike dhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit me 30 mbledhje.

Sa i përket mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve, Haxholli theksoi se vetëm 5 ligje u mbikëqyrën në tërësi gjatë këtij viti nga komisionet parlamentare, “një shifër që nuk është e mjaftueshme”.

Në fund, KDI ofroi disa rekomandime për Kuvendin dhe deputetët, duke theksuar nevojën për planifikim më të mirë të seancave, interpretim të duhur të Rregullores, administrim më të mirë të seancave nga ana e Kryetarit, adresimin e gjuhës jo parlamentare, pjesëmarrje të rregullt të deputetëve në seanca dhe komisione, gjithëpërfshirje dhe konsensus të gjerë politik dhe ndëretnik për Reformën në Drejtësi, rritje të mbikëqyrjes ndaj ekzekutivit dhe zbatimit të ligjeve si dhe garantim të transparencës së Kuvendit ndaj publikut, duke rregulluar edhe kuadrin ligjor për lobim.

You Might Also Like

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Çitaku: Kosova ka nevojë për institucione, jo për bllokada

Dështon edhe përpjekja e 28 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Kosova Times December 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kampioni fiton kundër prizrenasve

Kosova Times Kosova Times March 12, 2023
Izrael: Publikohen rezultatet e para të hetimit për 7 tetorin
Pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, Kosova në festë: Bravo shqipe!
Kinolli: Jemi konstruktiv dhe të hapur për formimin e institucioneve
Erdogan kërkon falje për reagimin e autoriteteve pas tërmeteve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?