By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”
June 5, 2025
Lufta e hapur midis Musk dhe Trump
June 5, 2025
Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KOMF adreson letër të hapur: Shërbimet sociale rrezikojnë të mbyllen në Janar 2024
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KOMF adreson letër të hapur: Shërbimet sociale rrezikojnë të mbyllen në Janar 2024
Lajme

KOMF adreson letër të hapur: Shërbimet sociale rrezikojnë të mbyllen në Janar 2024

Kosova Times
Last updated: 2023/12/28 at 1:38 PM
Kosova Times Published December 28, 2023
Share
SHARE

Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i cili përfaqëson 35 organizata jo qeveritare, ka adresuar sot një letër të hapur tek Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati dhe Ministria e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, duke kërkuar ndërmarrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e mbylljes së shërbimeve sociale për fëmijët e cenueshëm. Konkretisht, KOMF ka kërkuar sigurim të financimit për ofrimin e shërbimeve sociale, të cilat janë jetike për fëmijët e cenueshëm, shërbime të cilat si pasojë e mos mbështetjes financiare nga Qeveria rrezikojnë të mbyllen nga 1 Janar 2024.

Shërbimet rezidenciale dhe shërbimet ditore për fëmijët pa përkujdesje prindërore, fëmijët viktima të abuzimit dhe keqtrajtimit, fëmijët viktima të dhunës në familje dhe viktimat e trafikimit (niveli i ulët dhe i mesëm i rrezikut), fëmijët me aftësi të kufizuara, etj., financohen pjesërisht nga Ministria Drejtësisë përmes thirrjeve publike çdo vit. Nga viti 2016, ka zbrazëtira kohore mes thirrjeve/kontratave për mbështetje të këtyre shërbimeve duke lënë pa përkrahje financiare këto shërbime çdo fillim vit. Institucionet jo-publike të licencuar për ofrimin e shërbimeve sociale janë mbështetur financiarisht nga Ministria e Drejtësisë për ofrimin e shërbimeve. Mbështetja financiare nga Ministria e Drejtësisë ka qenë për periudhën Prill 2023 – Janar 2024 dhe si rrjedhojë shërbimet posedojnë financimin vetëm deri në Janar 2024. Në mungesë të fondeve për mbështetje të mëtutjeshme shërbimet rrezikojnë të mbyllen.

Ndërprerja e ofrimit të këtyre shërbimeve, qoftë edhe përkohësisht do të lërë pa strehë fëmijët viktima të akomoduar aktualisht në strehimore dhe po ashtu do të mbyllë derën për rastet e reja që mund të jenë në nevojë për shërbime rezidenciale, duke shkelur kështu të drejtën themelore të fëmijëve për mbrojtje.

Me situatë të njëjtë, do të përballen edhe ofruesit e shërbimeve që ofrojnë shërbime në baza ditore për fëmijët e cenueshëm përmes qendrave ditore. Në mungesë të shërbimeve sociale, fëmijët e cenueshëm, e sidomos fëmijët më aftësi të kufizuara do të mbesin të mbyllur në shtëpi dhe do të pësojnë regres në zhvillimin e tyre fizik, psikologjik dhe emocional. Kjo situatë, do të rëndojë edhe gjendjen ekonomike dhe emocionale të familjeve të fëmijëve të cenueshëm, të cilët do të detyrohen që të marrin shërbime me pagesë, në bazë të mundësive të tyre financiare. Krahas mbylljes së shërbimeve, do të pasojë edhe mbyllja e qendrave të specializuara për shërbime ditore, të cilat janë të pajisura me mjete pune, infrastrukturë, staf profesional dhe të licencuar. Poashtu, ky vakum kohor, rrezikon humbjen e stafit profesional në të cilin është investuar ndër vite.

KOMF përmes letrës ka kërkuar:

  • Ndërmarrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e mbylljes së shërbimeve sociale.
  • Ndarjen e një fondi emergjent për periudhën kohore Janar – Prill 2024, deri në hapjen e shpalljes së rregullt nga Ministria e Drejtësisë (fondi emergjent është praktikë që është ndjekur vitin e kaluar). 

Për të zgjidhur këtë problematikë të përsëritur ndër vite, KOMF ka kërkuar ndërmarrjen e veprimeve për krijimin e një skeme të qëndrueshme për kontraktimin e shërbimeve sociale dhe familjare. Kontraktimi duhet të bëhet në emër të blerjes së shërbimeve për ofrimin e shërbimeve sociale për periudha tre vjeçare në mënyrë që të sigurohet financim i qëndrueshëm dhe të eliminohen zbrazëtitë kohore.

Prandaj, KOMF dhe organizatat anëtare, kanë apeluar ndërmarrjen e masave të menjëhershme lidhur me situatën e paraqitur më lartë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane

Trump thotë se është `shumë i zhgënjyer` nga Musk

AAK zyrtarizon tetë kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale

Krasniqi: Bllokada po dëmton shtetin, PDK ka ofruar zgjidhje

Osmani: Vonesa në konstituimin e Kuvendit dëmton përparimin e vendit

Kosova Times December 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Lojtarët kryesorë në luftën civile në Siri

Kosova Times Kosova Times December 4, 2024
Muzikantët anulojnë shfaqjet për shkak të tragjedisë në Zagreb: “Nuk e shohim si mund të dalim në skenë dhe të gëzohemi”
Sot betohen edhe kryetarët e komunës së Zveçanit dhe Zubin Potokut
Kryeministri sllovak serish operohet: “Është i stabilizuar, por në gjendje të rëndë”
Dyshohet objektiviteti i Varhelyit: Komisioneri i Orbanit duhet të ndalohet të vrapojë nëpër Ballkanin Perëndimor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?