By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OKB dënon “përkeqësimin e shpejtë” të të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > OKB dënon “përkeqësimin e shpejtë” të të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor
Rajon / Botë

OKB dënon “përkeqësimin e shpejtë” të të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2023/12/28 at 8:18 PM
Kosova Times Published December 28, 2023
Share
SHARE

Një raport i Kombeve të Bashkuara i publikuar të enjten dënon atë që e quajti një “përkeqësim të shpejtë” të të drejtave të njeriut në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe u kërkoi autoriteteve izraelite t’i japin fund dhunës kundër popullatës palestineze atje.

Sipas raportit të Zyrës së Komisionarit të lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), 300 palestinezë ishin vrarë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, në ditën kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kreu një sulm vdekjeprurës në jug të Izraelit dhe mori pengje në enklavën palestineze.

Të paktën 105 vdekje mund t’iu atribuohen operacioneve izraelite që përfshijnë sulme ajrore ose taktika të tjera ushtarake në kampet e refugjatëve ose zona të tjera të populluara. Të paktën tetë persona u vranë nga kolonët hebrenj, tha raporti.

Tal Heinrich, një zëdhënëse e Zyrës së kryeministrit izraelit, e hodhi poshtë raportin dhe e quajti “mjaft qesharak”.

“Ai nënvlerëson plotësisht kërcënimet kryesore të sigurisë për izraelitët që dalin nga Judea dhe Samaria,” tha ajo, duke iu referuar Bregut Perëndimor me emrat e tij biblikë hebraikë.

“Po, ne arrestuam qindra të dyshuar për terrorizëm në atë zonë dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që duhet për të ruajtur sigurinë tonë”, tha ajo.

Volker Turk, komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se përdorimi i forcës së panevojshme ose joproporcionale kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor ishte “jashtëzakonisht shqetësues”.

“I bëj thirrje Izraelit të ndërmarrë hapa të menjëhershëm, të qartë dhe efektivë për t’i dhënë fund dhunës së kolonëve kundër popullatës palestineze, për të hetuar të gjitha incidentet e dhunës nga kolonët dhe forcat izraelite të sigurisë, për të siguruar mbrojtje efektive të komuniteteve palestineze”, tha ai.

OHCHR tha se kishte regjistruar gjithashtu ndalime arbitrare, ndalime të paligjshme, raste të raportuara të torturave dhe forma të tjera të keqtrajtimit të të burgosurve palestinezë dhe shtoi se rreth 4.785 palestinezë ishin arrestuar në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori.

“Disa i zhveshën lakuriq, me sy të lidhur dhe u mbajtën për orë të tëra me pranga dhe këmbë të lidhura, derisa ushtarët izraelitë i shkelën në kokë dhe kurriz, i pështynë, përplasën për mure, i kërcënuan, ofenduan, poshtëruan dhe në disa raste ata kanë qenë subjekt i dhunës seksuale dhe dhunës me bazë gjinore”, thuhet në një deklaratë të OHCHR në lidhje me raportin.

Ushtria izraelite ka thënë se operon kundër militantëve të dyshuar në Bregun Perëndimor dhe se ka nisur hetimet mbi rastet e keqtrajtimit të mundshëm të të ndaluarve.

Lufta në Gazë ka shpërthyer pas Hamasi ka vrarë 1.200 njerëz dhe i ka marrë 240 pengje në sulmet në jug të Izraelit, më 7 tetor – njëherësh sulmi më i rëndë në historinë e shtetit.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se mbi 21.000 njerëz janë vrarë dhe mbi 55.000 janë plagosur si pasojë e ofensivës izraelite.

Deri më tani besohet se të gjithë 2.3 milionë banorët e Gazës janë detyruar të largohen prej shtëpive të tyre.

You Might Also Like

Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë

Trump tha se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën dhe shpjegoi se çfarë lidhje kanë Kina dhe Rusia me të

Ndërhyrje masive në pothuajse të gjitha frekuencat

I moshuari vret vajzën e tij 60-vjeçare në zonën e Modenës

Normalizimi gradual i Sistemit të Trafikut Ajror

Kosova Times December 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Putin nënshkroi një dekret për pavarësinë e rajoneve Kherson dhe Zaporozhye

Kosova Times Kosova Times September 30, 2022
Kuvendi mirëpret deputetët e rinj nga radhët e AAK-Nismës e komuniteteve
Ukraina pretendon se Rusia po përgatitet për një mobilizim të ri ushtarak
Si arrin Rusia të sigurojë mikroçipa të sanksionuar
Bajrami edhe kundër Malmo shënon pa u bërë një minutë lojë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?