By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rritet vetëdijesimi për të drejtën e grave në trashëgimi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rritet vetëdijesimi për të drejtën e grave në trashëgimi
Lajme

Rritet vetëdijesimi për të drejtën e grave në trashëgimi

Kosova Times
Last updated: 2023/12/28 at 10:04 AM
Kosova Times Published December 28, 2023
Share
SHARE

E drejta e ndarjes së trashëgimisë në mënyrë të barabartë si për femrat ashtu edhe për meshkujt në disa familje kosovare duket të jetë ende temë tabu. Kështu janë shprehur për Radio Kosovën disa qytetarë të intervistuar. Ndërsa nga institucionet  gjegjëse thonë se ende duhet shumë punë që të ketë një trajtim të barabartë të së drejtës për trashëgimi në Kosovë.

Mirlinda Maliqi, është vetëm njëra prej  grave, e cilat nuk posedon ligjërisht asnjë lloj të pasurisë si nga ana e familjes biologjike, po ashtu edhe nga familja e burrit. Por, Mirlinda thotë se çështjen e pasurisë në të ardhmen do ta ndajë në mënyrë të barabartë për fëmijët e saj.

“Pasuria është në emër të babit, këtu të burri është në emër të vjehrrit. Kështu që asgjë s’kam mbi veti nga asnjëra palë. E as që diskutohet të kem diçka nën pronësinë time, ënde është temë tabu ndarja e pasurisë. E për fëmijët e mi kam dëshirë me  ua nda me kohë pasurinë, sepse në Kosovë shumica e problemeve për trashëgimin lindin pasi që të vdesë kryefamiljari. Ndërsa fëmijëve të mi ua kisha nda më kohë për të mos iu lërë probleme në të ardhmen e secili ta ketë pjesën e vet me kohë”, thekson ajo.

Një qytetare tjetër thotë për Radio Kosovën se ka trashëguar pjesën e saj të pasurisë nga prindërit e saj.

“Në Prizren nga qytetarët është respektuar gjithmonë pothuajse e drejta e trashëgimisë. Edhe pasuri kemi pasur prej prindërve mjaft dhe diku 70% është respektuar kjo e drejtë në familjen time për sa i përket  pasurisë . Unë personalisht nga familja ime kam trashëguar të holla dhe me ato të holla kam blerë banesën time. Tash me burrin të dytë kemi nga një banesë të trashëguar nga familjet tona, ndërsa të përbashkët e kemi një truall. Dhe fëmijët e mi kanë shpreh interesim që ta ndajnë përgjysmë”, tha ajo.

Bedri Bahtiri, profesor në Universitetin e Prishtinës, tha se qytetarët në Kosovë kanë filluar të vetëdijesohen për të drejtën e grave në trashëgimi, por që duhet ende punë e madhe për t’u bërë në këtë drejtim.

“Ligji për trashëgimi përcakton të gjithë personat fizikë në kushte të njëjta është i barabartë në trashëgimi. Por kjo është edhe sipas religjioneve fetare.  E drejta në trashëgimi i garantohet gruas në përgjithësi edhe në familjen biologjike por edhe në familjen e burrit”, thekson ai.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë së vetëdijesimi i shoqërisë për të drejtën e grave në trashëgimi në periudhën e fundit po vjen duke u rritur. Për këtë ata thonë se do të ndërmarrin veprime shtesë qoftë përmes ndryshimeve ligjore, qoftë përmes shtimit të praktikave të mira në zbatim të ligjit.

You Might Also Like

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët

Osmani në përkujtimin e Holokaustit: Kosova e di ç’është pastrimi etnik

Kosova Times December 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Guvernatori i Balit propozoi mbylljen e hyrjes pa viza për rusët

Kosova Times Kosova Times March 13, 2023
D4D lanson raportin “Luftimi i gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste”
Një “alarm i rremë” në Rusi lë një milion njerëz pa rrymë
Ulutash: Situata në Kosovë mbetet fragjile
Hungari-Kosovë, shiten të gjitha biletat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?