By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja miraton ndihmën e fundit ushtarake për Ukrainën, tani për tani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja miraton ndihmën e fundit ushtarake për Ukrainën, tani për tani
Rajon / Botë

ShBA-ja miraton ndihmën e fundit ushtarake për Ukrainën, tani për tani

Kosova Times
Last updated: 2023/12/28 at 12:10 PM
Kosova Times Published December 28, 2023
Share
SHARE

Shtëpia e Bardhë e ka miratuar një tjetër ndihmë ushtarake për Ukrainën, në vlerë të 250 milionë dollarëve.

Në paketën e fundit përfshihen armë për mbrojtje ajrore, artileri, municion i vogël dhe armë anti-tank, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Mirëpo kjo është ndihma e fundit që mund të niset prej ShBA-së në Ukrainë, nëse Kongresi amerikan nuk miraton ndihmë shtesë.

Ukraina ka paralajmëruar që lufta dhe financat e saj publike do të jenë në rrezik të madh, nëse do të ndalen ndihmat prej Perëndimit.

Ukraina ka regjistruar ndryshim të vogël të linjës së kontrollit, pas nisjes së kundërofensivës pranverore, dhe tani po përballet me një rënie graduale të ndihmave prej aleatëve në Uashington dhe Evropë.

Ndonëse mbështetja për Ukrainën është e madhe në Kongresin amerikan, një marrëveshje për dërgim të mëtutjeshëm të armëve është bllokuar prej republikanëve, të cilët insistojnë që duhet ndarë më shumë buxhet për të forcuar kontrollin e kufijve të ShBA-së me Meksikën.

Një paketë emergjente për shpenzime, që përfshin ndarjen e 50 miliardë dollarëve për Ukrainën dhe 14 miliardë dollarëve për Izraelin, nuk është miratuar në Senatin amerikan muajin e kaluar, pasi çdo republikan ka votuar kundër.

Edhe një vizitë e realizuar së fundi në ShBA nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk ka rezultuar me sukses në këtë drejtim.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se është e rëndësishme që Kongresi të veprojë sa më shpejt, “për të avancuar interesat tona kombëtare, duke i ndihmuar Ukrainës që ta mbrojë veten dhe të ardhmen e saj”.

Më herët gjatë këtij muaji, një paketë ndihme për Ukrainën e Bashkimit Evropian, është bllokuar nga Hungaria.

Ukraina po përballet me deficit në vlerë 43 miliardë dollarëve dhe zyrtarët ukrainas frikësohen se mund të vonojnë pagat dhe pensionet për punëtorët qeveritarë, nëse nuk pranohet ndihmë shtesë prej Perëndimit.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times December 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Afërsisht 200 milionë gra të cilat i janë nënshtruar gjymtimit gjenital

Kosova Times Kosova Times February 6, 2025
Biden kritikon “ekstremizmin” në Gjykatën Supreme, bën thirrje për mandate me limite
Putin mbërrin në Kinë
Çështja penale kundër Shoigut nuk është hequr nga axhenda e Kremlinit
Ylli anglez në ‘orbitën’ e Real Madridit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?