By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një letër nga e kaluara që nuk mundi të gjendej: Një sekret egjiptian i fshehur për 3,500 vjet
June 7, 2025
Ukrainasit rrëzojnë Su-35 rus mbi Kursk, publikohet video
June 7, 2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
June 7, 2025
Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
June 7, 2025
Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK: Pushteti rëndoi mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK: Pushteti rëndoi mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit
Lajme

PDK: Pushteti rëndoi mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit

Kosova Times
Last updated: 2023/12/29 at 1:51 PM
Kosova Times Published December 29, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, sot, në një konferencë për media ka evidentuar angazhimet e Grupit Parlamentar të PDK-së gjatë vitit 2023, në shërbim të ruajtjes së interesit të qytetarëve dhe buxhetit të shtetit.

Tahiri ka thënë se tri nga angazhimet më kryesore të cilat PDK i ka kundërshtuar, e të cilat e kanë vështirësuar jashtëzakonisht jetën e qytetarëve të Kosovës, fatkeqësisht kanë kaluar me insistimin dhe votën e Lëvizjes Vetëvendosje.

“PDK e ka kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike mbi 115 %. Ne kemi propozuar edhe rezolutë përmes së cilës kemi kërkuar që të rishikohet çmimi i energjisë, që po del të jetë i papërballueshëm për ekonomitë familjare të vendit tonë. PDK ka kundërshtuar edhe rritjen e tatimit në pronë me 100 %, si një tjetër vendim i kësaj shumice që ka rënduar jetën e qytetarëve tanë. Edhe për këtë temë PDK ka propozuar rezolutë dhe aktualisht është në rishikim ligji për tatimin në pronë. Dhe, çështja e tretë për të cilën PDK ka avokuar dhe të cilën ky pushtet e ka kundërshtuar, është heqja e TVSH-së për produktet esenciale ushqimore. Për të gjitha këto është angazhuar PDK, e të gjitha i ka kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje, duke rënduar jetën e qytetarëve tanë”, ka thënë Abelard Tahiri.

Më tej, Tahiri ka thënë se si rrjedhojë e humbjes së shpresës dhe rritjes së kostos së jetesës, fatkeqësisht, në tri vitet e fundit kemi një shifër alarmante të qytetarëve të cilët e kanë lëshuar Kosovën.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së e ka përmendur edhe rezolutën që PDK ka propozuar për të mbështetur Policinë e Kosovës, e të cilën Vetëvendosje nuk e ka pranuar.

“Gjatë këtij viti, vendi ynë është sulmuar nga një grup terrorist nga Serbia, ku kemi parë një reagim tejet profesional të Policisë tonë. Për këtë arsye dhe të tjera, PDK ka propozuar një rezolutë përmes së cilës ka kërkuar që për Policinë tonë të realizohen shtesat, pensionimi i parakohshëm dhe të buxhetohet për vitin tjetër sigurimi shëndetësorë për ta. Fatkeqësisht dhe padrejtësisht, Vetëvendosje e ka kundërshtuar edhe këtë rezolutë”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka përmendur edhe një numër të ligjeve dhe vendimeve që ka nxjerrë shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës, të cilat kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit tonë.

“I kemi dërguar gjashtë ligje dhe tri vendime të shumicës parlamentare për kontestim në Gjykatën Kushtetuese. Deri më tani, për dy ligje kemi marrë përgjigje pozitive nga Gjykata Kushtetuese ndërsa katër ligje dhe tri vendime priten të procedohen në fillim të vitit tjetër”, ka thënë Tahiri.

Kryetari i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri, ka folur edhe për Ligjin e Buxhetit për vitin 2024, i cili, sipas tij, është diskriminues për qytetarët e komunave të cilat nuk udhëhiqen nga partia në pushtet.

“Rreth 50 % e buxhetit për investime të reja kapitale ju është ndarë katër komunave të cilat udhëhiqen nga Vetëvendosje. Ky është diskriminim politik, i papranueshëm, sepse Qeveria duhet të jetë për të gjithë qytetarët e vendit”, ka thënë ai.

Tahiri ka kritikuar edhe agjendën parlamentare dhe menaxhimin e punës në Kuvend nga shumica parlamentare.

“Agjenda parlamentare është karakterizuar me kaos të plotë. Kanë dështuar me dhjetëra seanca ndërsa herë të tjera, brenda një seance, kanë kaluar mbi 25 ligje. Këtu, vetëm efikasitet nuk ka mundur të ketë. Përkundrazi, kjo e ka dëmtuar jetën parlamentare dhe jetën e qytetarëve tanë”, ka thënë Tahiri.

Në fund të rezymesë së tij vjetore, Abelard Tahiri ka përmendur edhe aferat e mëdha korruptive në të cilat është përfshirë Qeveria, e të cilat PDK i ka kundërshtuar fuqishëm.

“Përmes seancës së jashtëzakonshme kemi kërkuar shkarkimin e bordit të KEK-ut dhe kryeshefit të saj. E dini, rreth 50 kontrata njëburimore, në vlerë prej 76 milionë euro nga kjo korporatë, kanë qenë burim i korrupsionit. Kemi ngritur zërin edhe për keqpërdorimin dhe abuzimin me rezervat shtetërore. Kemi kërkuar shkarkimin e Ministres Hajdari, e cila, edhe pse ka shpenzuar taksat e qytetarëve për blerje të rezervave si gruri, vaji e sheqeri, një pjesë e këtyre mallrave nuk kanë ardhur asnjëherë në vendin tonë. Mbi të gjitha, abuzimet e kësaj Qeverie me taksat e qytetarëve ka qenë angazhimi i një këshilltari si Gani Jakupi, i cili, edhe pse nuk dihet saktë se çfarë detyre ka, e padyshim pa asnjë rezultat pozitiv për Kosovën, paguhet nga 7500 euro në muaj”, ka thënë Abelard Tahiri.

E vetmja gjë pozitive që ka ndodhur gjatë vitit 2023, sipas Tahirit, është ligji për reformën zgjedhore, i cili është udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës – çka është njohur dhe vlerësuar nga të gjitha mekanizmat e Bashkimit Evropian.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së ka thënë Partia Demokratike e Kosovës do të angazhohet fuqimisht edhe gjatë vitit tjetër që ruaj buxhetin e shtetit të Kosovës dhe interesin e qytetarëve tanë.

Në fund, ai i  ka falënderuar mediat për bashkëpunimin e mirë gjatë gjithë vitit 2023. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Çitaku: Kosova ka nevojë për institucione, jo për bllokada

Dështon edhe përpjekja e 28 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Kosova Times December 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

EULEX: Po monitorojmë situatën në veri

Kosova Times Kosova Times December 22, 2022
Amerikanes së ndaluar në Sheshin e Kuq i ndalohet hyrja në Rusi
Horoskopi ditor për 17 Janar 2024!
Lirohet për qarkullim rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë
Rusia refuzon apelin e yllit amerikan të basketbollit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?