By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni si duket rrokaqiellit Vjesnik në Zagreb pas zjarrit: Pjesë të fasadës po bien, dëmi është total
November 18, 2025
Krishtlindjet janë të mundura që në nëntor – Sofja në drita, pazare dhe atmosferë festive
November 18, 2025
4 përzierje perfekte erëzash në shtëpi: erëza të ndryshme, garam masala, cajun, përzierje për skarë
November 18, 2025
Supë indiane me thjerrëza të kuqe dhe kungull
November 18, 2025
Sallatë frutash me patate dhe salçiçe
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani i ekzekuton katër persona që i akuzonte si spiunë të Izraelit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani i ekzekuton katër persona që i akuzonte si spiunë të Izraelit
Rajon / Botë

Irani i ekzekuton katër persona që i akuzonte si spiunë të Izraelit

Kosova Times
Last updated: 2023/12/30 at 12:42 PM
Kosova Times Published December 30, 2023
Share
SHARE

Katër iranianë – tre burra dhe një grua – janë ekzekutuar të premten, pasi akuzoheshin se spiunonin për Izraelin, raportoi agjencia e lajmeve Mizan.

Wafa Hanareh, Aram Omri, Rahman Parhazo dhe Nasim Namazi, u akuzuan dhe u gjetën fajtorë për “armiqësi kundër Zotit dhe për korrupsion në Tokë”, gjoja për shkak se kishin bashkëpunuar me inteligjencën izraelite, Mossad, raportoi të premten Mizan, e cila është e afërt me gjyqësorin iranian.

Ata ishin dënuar me vdekje në shkurt 2023.

Rrjeti Kurdistan për të Drejtat e Njeriut tha se, sipas një familjari të njërit prej katër të burgosurve, dënimet me vdekje u zbatuan edhe pse avokatët e tyre kishin shtruar kërkesë për rigjykim në gjykatën e njëjtë dhe se kishin nisur një peticion, po ashtu, në Komisionin për Amnisti dhe Mëshirë.

“Gjatë rishikimit të ankesave të tyre, të burgosurit u dërguan në izolim në Teheran, ku u ekzekutuan, mbase si një shenjë hakmarrjeje ndaj Izraelit”, tha familjari.

Grupet për të drejtat e njeriut i kanë akuzuar autoritetet iraniane për torturimin e tyre në burg.

Ndërkohë, organizata për të drejtat e njeriut me bazë në Norvegji, Hengaw, e dënoi ekzekutimin e tyre dhe i bëri thirrje komunitetit global të reagojë, duke thënë se ndëshkimi i tyre “jo vetëm që ishte shkelje e qartë e të drejtës për të jetuar dhe e dinjitetit njerëzor, por edhe shpërfillje e madhe e ligjeve ndërkombëtare dhe parimeve të të drejtave të njeriut”.

Ata u ekzekutuan pak pasi u vra Razi Musavi, komandant i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike në Siri, duke nxitur thashetheme për motive të mundshme hakmarrëse.

Irani dhe Izraeli kanë mosmarrëveshje të moçme mes vete. Tensionet mes tyre u rritën nga lufta e tanishëm në Rripin e Gazës mes Izraelit dhe Hamasit, i cili është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Evropian.

Teherani është mbështetës i moçëm i Hamasit, edhe pse marrëdhëniet mes tyre kanë qenë të koklavitura kohë pas kohe.

Ndërkohë, shkalla e ekzekutimeve në Iran është duke u rritur me shpejtësi, posaçërisht pas protestave të mëdha të nxitura nga vdekja e Mahsa Aminit në paraburgimin policor.

Grupi iranian për të drejtat e njeriut tha se më shumë se 700 njerëz janë ekzekutuar në Iran deri në dhjetor 2023, që shënon një rritje në muajt e fundit.

Amnesty International thotë se regjimi në Teheran ka ekzekutuar më shumë njerëz se çdo vend tjetër në botë, përjashtuar Kinën, deri tani këtë vit.

You Might Also Like

Shikoni si duket rrokaqiellit Vjesnik në Zagreb pas zjarrit: Pjesë të fasadës po bien, dëmi është total

Burri (32) shpëton fqinjin (83) në Itali. Të dy humbën jetën në rrëshqitjen e dheut

Shkurtimet e ndihmës nga Perëndimi mund të shkaktojnë 22.6 milionë vdekje

Vuçiç i injoroi të gjitha paralajmërimet nga Perëndimi, tani përkulja ndaj Moskës ka sjelle faturen

Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton për forcat ndërkombëtare në Gaza dhe Komitetin e Paqes të kryesuar nga Trump

Kosova Times December 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Zyrtari rus: Testimet bërthamore varen nga sjellja e ShBA-së

Kosova Times Kosova Times September 23, 2024
Kreu i Kishës Ortodokse të Ukrainës viziton Papën në Romë
Zgjatet afati i aplikimit për subvencionim të efiçiencës së energjisë
Muri “ujor” 14 metra i lartë që kënaq pasagjerët në aeroportin më të mirë në botë
AAK mban tryezë diskutimi për problematikat e kategorive të lirisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?