By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 16 maj:
May 16, 2025
Avni Dehari drejt librit të Gines-it!
May 16, 2025
Siria dhe Izraeli po negociojnë fshehurazi, qëllimi është një marrëveshje historike
May 16, 2025
Moti në Shqipëri me vranësira
May 16, 2025
Amerika: Të gjithë anëtarët e NATO-s do të ndajnë 5 përqind të PBB-së për mbrojtje
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kreu i LDK në mesazhin e fund vitit: Paralajmëron mobilizim të anëtarësisë dhe godet rivalët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kreu i LDK në mesazhin e fund vitit: Paralajmëron mobilizim të anëtarësisë dhe godet rivalët
Lajme

Kreu i LDK në mesazhin e fund vitit: Paralajmëron mobilizim të anëtarësisë dhe godet rivalët

Kosova Times
Last updated: 2023/12/30 at 8:34 PM
Kosova Times Published December 30, 2023
Share
SHARE

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në festat e fund vitit i është drejtuar me një mesazh gjithë anëtarësisë së subjektit që ai drejton, duke theksuar se është koha të reflektojnë në arritjet e tyre që nuk na u falën por i bëmë me plot përkushtim, dedikim,  punë dhe insistim.

“Viti 2023 ishte vit i ngjarjeve të mëdha për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ishte vit i zgjedhjeve tona të brendshme, që nga vullneti i 35 mijë anëtarëve tonë, na dhanë strukturat e reja e Kuvendin X Zgjedhor. Në këtë manifestim demokracie, ne ngritëm standardin politik sërish. Siç di LDK-ja, siç mundet vetëm LDK-ja. Kuvendi X Zgjedhor ishte manifestim evropian i organizimit partiak. Ishte kulmim i festës, e vulë e vitalitetit partiak të shtrirë në 877 nëndegë në Kosovë e në mërgatë.

Për këtë dua të jeni krenarë të gjithë. Për këtë dua të ju falënderojë përzemërsisht”, tha ai.

Ai më tej tha se vitin që po e lënë gjetën dhe ‘Rrugën e Re’; programin e tyre  politik që buroj nga zëri i padëgjuar i njerëzve tanë; e nga dëgjimi i Lidhjes nëpër çdo anë të Kosovës.

‘Rruga e Re’ na erdh si platformë zhvillimore e kohës. E shërimit të ndarjes së brendshme; e ofrimit të një të ardhme që e meritojmë si shoqëri e Republikë. Atë duhet sot ta shpërndajmë si zë shprese në çdo anë. Konventa e 19 nëntorit, ndërsa, me plot 8,000 pjesëmarrës për të mbështetur një program politik – për herë të parë në Kosovë – na erdh si vulë e ngritjes tonë të madhe. Ishte e bukur, ishte e fortë, ishte e qartë.

E bëtë të bukur, e bëtë të fortë e bëtë të qartë”.

Sikurse zgjedhjet, ashtu dhe Kuvendi e Konventa, të shoqëruara me takimet e tyre nëpër Kosovë dhe jashtë, ishin reflektime të rikthimit të besimit; atij besimi që na kishte humbur për një kohë. Sipas tij, ndryshimi për së mbari i Lidhjes Demokratike, nuk ishte i lehtë, por ishte pikërisht adresim i zërit të padëgjuar të anëtarësisë sonë për një kohë të gjatë. Rikthimin e shtëpisë sonë politike tek anëtarësia, tek vota e vet demokracia, e kishim detyrim. ”Këtë detyrim e kulmuam këtë vit.

Ky angazhim masiv natyrisht se nuk u fal. Ky angazhim u bë nga burrat e gratë fituese të Lidhjes Demokratike në të gjitha nivelet. Nga ata e ato që punuan fortë e pa ndalë; që lanë nga vetja gjithçka për një organizim shembullor partiak. Që zgjodhën punën në vend të përbaltjes së brendshme, që tejkaluan vetën në vend të manisë për pozitë. Që kuptuam qartë thirrjen monumentale për ringritje! Fjalëpak e punëtorë, të djathtë, rugovistë e patriotë.Lidhjen që e kërkuam e gjetëm. Kjo lidhje na dha gjithë mbështetjen që kemi”, tha ai.

Ai me këtë rast goditi edhe rivalët politik të këtij subjekti.

“Natyrisht, gjithë ky angazhim i yni, nuk la pa angazhuar cinikët e rinj e kundërshtarët e vjetër të Lidhjes. Të zënë në habi nga një mbështetje me rritje masive, të mbetur jashtë rrjedhave politike, të parët, zgjodhën përqeshjen, të fundit zgjodhën shpifjen dhe urrejtjen. Ringritja e së djathtës e rugovizmit, i tmerron. Qenia jonë i bën më agresiv. Të gjithë kanë një qëllim, të mbysin entuziazmin rreth LDK-së. Do të shtohen më shumë, do të bëhen më të ashpër, do të jenë më ofendues e më me vrerë, por pikërisht atëherë, ne kuptojmë se jemi në rrugë të vërtetë. Pikërisht atëherë, mes zymtësisë së tyre, ne duhet të gjejmë më të bukurën tonë, të vendit tonë, të zërit qytetar që po na kërkon. Pikërisht atëherë do t’i mundim të gjithë, një nga një – për t’u dhënë më pas edhe atyre një Kosovë më të mirë”, tha ai.

Abdixhiku në vijim tha se në këtë rrugëtim nuk janë të vetëm. “Kemi fillimisht njëri tjetrin e plot e përplot si ne; dhe kemi gjithmonë njerëzit e këtij vendi. Ata që sot shprehin qartë thirrjen për Lidhjen Demokratike si nevojë e shpëtimit të vendit. Ata janë shumicë!

E keni dëgjuar të gjithë. E shihni të gjithë. E prekni të gjithë në çdo bisedë e takim me fqinj, bashkëpunëtorë, të afërm, të njohur e të panjohur. Ka vetëm një thirrje e një kërkesë: ejani sa më shpejtë!

Ne jemi zgjedhja. Nga ne presin zgjidhjen.

Prandaj koha jonë po vjen”.

Ndryshimin e madh në zgjedhje lokale, atë që provojnë ta zvogëlojnë secilën ditë, po atë ndryshim e duan në betejën nacionale.

Për ta bërë kë ndryshim na duhet veprim. Dhe atë menjëherë. Prandaj veten do ta vendosim në terren.

Ai paralajmëroi rivalët se nga  janari i vitit 2024, LDK-ja zbret në çdo anë, në një mobilizim të paparë për një kohë të gjatë. Sepse besojmë në veten; besojmë në programin tonë ‘Rruga e Re’; besojmë në Republikën e Kosovës e në orën e ndryshimit që thërret për ne. Viti 2023 ishte një vit i jashtëzakonshëm. E bëtë të tillë. Viti 2024 do të jetë dhe më i jashtëzakonshëm sepse do ta bëni të tillë! Le të ngrihemi si një.

Le t’i japim Kosovës të ardhmen që ka merituar gjithnjë!

Ju faleminderit secilit për angazhim. Paçi një vit me shëndet e me po kaq përkushtim për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha në fund Abdixhiku. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me vranësira

Von der Leyen: Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, simbol i fuqishëm

Misioni vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjeve të huaja

Rikthehen objektet e uzurpuara në veri, Sveçla: Në shërbim të qytetarëve

Mbërrin në Tiranë, presidenti ukrainas Zelensky

Kosova Times December 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Britania do të fillojë të mësojë pilotët ukrainas të fluturojnë me avionët e NATO-s

Kosova Times Kosova Times February 8, 2023
Ministria ruse e Mbrojtjes njofton stërvitjet koordinuese në Bjellorusi
Vuçiq nesër takohet me ambasadorin rus!
Një vit pa Pele-n, futbolli humbi simbolin e tij
Rama u ofron ndihmë qyteteve të prekura nga vërshimet: Mitrovicën e ndihmuam
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?