By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë e nxit përkrahjen për ish-presidentin Donald Trump, pavarësisht sfidave të tij ligjore?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Çfarë e nxit përkrahjen për ish-presidentin Donald Trump, pavarësisht sfidave të tij ligjore?
Rajon / Botë

Çfarë e nxit përkrahjen për ish-presidentin Donald Trump, pavarësisht sfidave të tij ligjore?

Kosova Times
Last updated: 2023/12/31 at 8:55 PM
Kosova Times Published December 31, 2023
Share
SHARE

Pavarësisht sfidave ligjore, anketimet tregojnë se ish-presidenti Donald Trump vazhdon të gëzojë përkrahje të gjerë dhe të kryesojë garën mes republikanëve për t’u rigjedhur president. Ekpertët japin arsyetime të ndryshme mbi përkrahjen e vazhdueshme ndaj tij, që nga çështja e migracionit të paligjshëm, tek sfidat ekonomike deri tek vetë personaliteti i zotit Trump. Disa mbështetës identifikohen me të dhe kanë ambicien të jenë të pasur dhe të suksesshëm njësoj si ish-Presidenti, thonë analistët.

Një përballje e mundshme për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe paraardhësit të tij Donald Trump do të ishte shumë e fortë, zbuloi një anketë e kohëve të fundit e agjencisë së lajmeve Reuters dhe asaj të hulumtimeve Ipsos, edhe pse ish-presidenti po përballet me katër çështje penale lidhur me përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe mbajtjen e paligjshme të dokumenteve të klasifikuara.

Zoti Trump kryeson garën presidenciale mes republikanëve me një epërsi të madhe, tregoi sondazhi i kryer nga 5 deri më 11 dhjetor.

Mbështetja e fortë që gëzon zoti Trump, pavarësisht sfidave të tij ligjore, i ka penguar kundërshtarët e tij, por profesori i Shkencave Politike në Universitetin Lehigh, Anthony DiMaggio thotë se çështje sociale, veçanërisht imigracioni, pasqyrojnë bazën e tij.

“Anketim pas anketimi, vit pas viti, vëmë re se ka disa kauza që lidhen më fort me njerëzit që thonë se e mbështesin Donald Trumpin, ose janë të gatshëm të votojnë për të. Dhe kryesisht janë çështjet sociale. Janë çështje të tilla si shqetësimet për imigracionin dhe kufirin”, shprehet zoti Anthony DiMaggio.

Të pyetur se cili kandidat i trajton më mire këto çështje, në sondazhin e agjencisë Reuters 54% e të anketuarve thanë se binin dakord se “imigracioni po ua bën më të vështirë jetën amerikanëve të lindur në SHBA “, thuajse në të njëjtën përqindje, të anketuarit shprehen se zoti Trump është kandidati më i mirë për të trajtuar këto çështje.

“Për sa kohë ata (demokratët) lënë të hyjnë, besoj 15 ose 16 milionë njerëz në vend, ne kemi shumë punë për të bërë. Ata po helmojnë gjakun e vendit tonë. Këtë po bëjnë”.

“I kemi parë shumë herë në titujt e lajmeve deklaratat e tij se emigranët po helmojnë gjakun e vendit. E ka thënë shumë herë dhe shumë ekspertë kanë qenë të shqetësuar për deklarata të tilla. Por ai e di se çështje të tilla nxisin bazën. Ai është i zgjuar, i lexon mirë sondazhet dhe e kupton mirë se çfarë duan mbështetësit e tij”, shton profesor Anthony DiMaggio.

Arlie Russell Hochschild , Profesore në Universitetin e Kalifornisë thotë se zoti Trump ka përkrahje të lartë në mesin e votuesve në shtetet që mbështesin republikanët, të cilët ndihen të privuar nga të drejtat dhe privilegjet e tyre dhe të lënë pas dorë nga pikëpamja ekonomike, që prej globalizimit.

“Fjalimet e tij janë të ashpra ndonjëherë edhe armiqësore. Kjo retorikë synon ata njerëz që ndihen të lënë pas dore dhe të nënçmuar”, shprehet zonja Hochschild.

“Po përballem me 4 sfida ligjore sepse kam vënë në pikëpyetje zgjedhjet e manipuluara. Ne nuk kemi dyshime për ato zgjedhje, ne e dimë rezultatin. E dimë shumë mire”.

Profesorja e historisë në Universitetin Duke, Adriane Lentz-Smith, thotë se mbështetësit e zjarrtë të ish- presidentit synojnë të jenë të pasur dhe të suksesshëm, si personaliteti që ka kultivuar ai, dhe identifikohen me ish-presidentin kur pretendon se po gjykohet pa të drejtë.

“Mbështetësit e zotit Trump identifikohen me të, edhe kur ai është në krye edhe kur përballet me sfida. Pra përkrahësit e tij mendojnë se mund të jenë si ai. Kjo u jep atyre ndjesinë e të qenit të lidhur me të, sepse nga ana tjetër ndihen gjithashtu se po goditen, njësoj si ai. Pra, zoti Trump, gëzon mbështetjen e tyre në të dyja format”.

Profesor Anthony DiMaggio shpjegon se një faktor tjetër i pranishëm në retorikën e zotit Trump është një mosbesim i thellë ndaj disa institucioneve, si Kongresi, disa gjyqtarë dhe media. Sipas tij, pretendimet e zotit Trump për komplot nga qeveria dhe media, nxisin shumë mbështetës të tij të shpërfillin lajmet negative për ish-presidentin,

Megjithatë, rreth 31% e të anketuarve republikanë thanë se nuk do të votonin për zotin Trump nëse ai dënohej për ndonjë krim.

Vetë zoti Trump ka mohuar çdo akuzë për shkelje të ligjit. /voa/

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

Kosova Times December 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Faqet Ndërkombëtare Kyçu ose Regjistrohu Abonohu Menu Çfarë po kërkon? Tema të nxehta Finalet e ATP-së mot i keq bonus për pajisje shtëpiake Gaza Binjakët Kessler Seksionet Lajme të fundit Lajme Politikë Ekonomi Bota Kulturë Sport Kanalet ANSA 2030 ANSA e verifikuar Shkolla, Universiteti dhe Rinia Gratë Stili i jetesës Motorë Observatori i Inteligjencës Artificiale Me përgjegjësi Shëndet dhe Mirëqenie Shkencë Teknologji Tokë dhe Shije Jubileu 2025 Udhëtime Rajonet Abruco Bazilikata Kalabria Kampania Emilia-Romanja Friuli VG Lacio Liguria Lombardia Marche Molise Piemonte Puglia Sardenjë Siçili Toskanë Trentino Alto Adige/Tiroli Jugor Umbria Lugina e Aostës Veneto Foto Video Podkast ANSAMag Oferta speciale ADV vendas Faqet ndërkombëtare ANSA.it ANSA Anglisht ANSA Evropë-BE ANSAMed Ansamad ANSA Evropa e Re ANSA Brazil ANSA Amerika Latine ANSA Kinë 中国 Parashikimi i motit Buletini i Teleborsës Pyetje të shpeshta Buletin RSS Speciale e së Premtes së Zezë ANSA Corporate Hyr Abonohu Menu Seksionet Kanalet Rajonet Foto Video Podkast Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck Lidhja u kopjua Të paraqitura Gauchos e Stefano Ricci-t për vjeshtë/dimër 2026/2027 Teatrot e Hapura: Një udhëtim nëpër skenat historike të Emilisë Piadina Romagnola PGI: Një proces gjyqësor francez fiton Alibaba rinovon Chatbot-in e saj Qwen dhe sfidon Silicon Valley Alibaba rinovon Chatbot-in e saj Qwen dhe sfidon Silicon Valley Andrea Riccardi në darkën nderi për prezantimin e konferencës së parë të Italofonisë ANSA.com​ Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Gjuhëve Italiane është duke u zhvilluar Tema të nxehta Finalet e ATP-së mot i keq bonus për pajisje shtëpiake Gaza Binjakët Kessler Tokë dhe Shije Vatikani Observatori i Inteligjencës Artificiale Bota Naviga Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck

Kosova Times Kosova Times November 18, 2025
Hungaria kërcënon Bullgarinë se mund t’i vë veto për hyrje në Schengen
Ahmeti: Po rrezikohen arritjet historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
Në Zveçan vendosen tabela në shqip, serbisht e anglisht
Komuna e Gjilanit: Po shënojmë rezultate të jashtëzakonshme në shëndetësi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?