By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ai la gruan e tij shtatzënë dhe dy fëmijët për të NDALUAR NJË TERRORIST, policia e qëlloi gabimisht!
December 15, 2025
Policia arreston në flagrancë të dyshuarin për fajde
December 15, 2025
MKRS prezanton momente nga hapja e ekspozitës `Shtëpi`
December 15, 2025
Ekstradohet në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
December 15, 2025
Qeveria miraton kërkesën e MF-së për kursime e ndarje buxhetore
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Erdogani e kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Erdogani e kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite
Rajon / Botë

Erdogani e kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Kosova Times
Last updated: 2023/12/31 at 4:06 PM
Kosova Times Published December 31, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka fajësuar partitë opozitare për “shfrytëzimin” e një mosmarrëveshjeje mes dy klubeve më të mëdha të futbollit turk dhe zyrtarëve sauditë.

Finalja e Superkupës së Turqisë, e cila duhej të luhej të premten në Arabinë Saudite, u shty për kohë të papërcaktuar, pasi klubet rivale nga Stambolli, Galatasaray dhe Fenerbahce, nuk pranuan të dilnin në fushë dhe u kthyen në Turqi.

Qindra tifozë të të dy klubeve shkuan në aeroportet e Stambollit para agimit për t’i përshëndetur dhe brohoritur ekipet e tyre.

Në një komunikatë të përbashkët të premten, Federata e Futbollit e Turqisë dhe klubet i cituan “pengesat në organizim” si arsye për shtyrjen e ndeshjes, si dhe e falënderuar Arabinë Saudite për përpjekjet e saj për ta organizuar ndeshjen.

Megjithatë, mediat vendore raportuan se mosmarrëveshja u shkaktua nga veshja e fanellave nga lojtarët me themeluesin laik të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, dhe bartjen e një pankarte me moton: “Paqe në shtëpi, paqe në botë”.

Viti 2023 shënoi 100-vjetorin e shpalljes së Turqisë moderne nga Ataturk, dhe të dyja klubet kishin bërë trysni që ndeshja të luhej në atdhe e jo në Arabinë Saudite.

Më herët, mediat raportuan se himni i Turqisë nuk do të lëshohej dhe se flamujt turq nuk do të lejoheshin në stadium, por zyrtarët turq i mohuan këto raportime.

Mosmarrëveshja u bë temë e nxehtë debati gjatë fundjavës dhe u raportua shumë nga mediat opozitare. Megjithatë, mediat pro-qeveritare, klubet, federata e futbollit dhe politikanët turq heshtën për këtë temë.

Presidenti konservator i Turqisë e theu heshtjen të shtunën vonë gjatë një ceremonie për ndarjen e çmimeve.

“Ne urojmë që sportet turke, posaçërisht futbollit, të bëhet temë e suksesit, jo e mosmarrëveshjeve. Shndërrimi i sporteve në temë të përditshme të rivalitetit politik është gabim dhe nuk i bën dobi sporteve tona”, tha Erdogan.

“Deklaratat e bëra nga partitë opozitare prej mbrëmë janë shembulli më i fundit i shfrytëzimit politik”, shtoi ai.

Arabia Saudite ka qenë nikoqir i ndeshjeve dhe turneve ndërkombëtarë, para Kupës së Botës së burrave që do ta organizojë më 2034.

Spanja dhe Italia do t’i zhvillojnë superkupat e tyre atje në janar.

You Might Also Like

Ai la gruan e tij shtatzënë dhe dy fëmijët për të NDALUAR NJË TERRORIST, policia e qëlloi gabimisht!

SHBA-të dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për një “zonë të demilitarizuar” në Donbas

BE-ja vendosi sanksione kundër anëtarëve të Klubit të Diskutimit Valdai dhe “lëvizjes Rusofile”

Familja e heroit që shpëtoi hebrenjtë flet hapur

Dokumentari për korrupsionin në sistemin gjyqësor qe solli mijëra rumunë në protestë

Kosova Times December 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

MINT dhe MAPL pezulluan vendimet Komunës së Prishtinës, i rrëzon Kushtetuesja

Kosova Times Kosova Times July 4, 2023
Ish-informatori i FBI-së akuzohet se ka gënjyer për Joe Biden dhe djalin e tij
Rezultatet e para zyrtare të regjistrimit të popullsisë në Malin e Zi
Zyrtarja e DASh-it: Burrat të përfshihen në diskutimet për mbrojtjen e grave në Kosovë
Hoxhaj: Pjesëmarrja e Kosovës në AP të OKB-së, nuk përmbushë asnjë interes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?