By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Armë dhe mjete të ftohta të konfiskuara në Obiliq dhe Prizren
January 11, 2026
Dhunë fizike dhe familjare, policia raporton për disa raste
January 11, 2026
Klikoi në link mashtrues, i zbrazet llogaria bankare pesonale dhe e firmës
January 11, 2026
Jaka: Kosova është investitori kryesor i huaj në Shqipëri në vitin 2025
January 11, 2026
Axhenda ndërkomëtare
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kimi zotohet se më 2024 do të lëshojë më shumë satelitë dhe prodhojë më shumë armë bërthamore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kimi zotohet se më 2024 do të lëshojë më shumë satelitë dhe prodhojë më shumë armë bërthamore
Rajon / Botë

Kimi zotohet se më 2024 do të lëshojë më shumë satelitë dhe prodhojë më shumë armë bërthamore

Kosova Times
Last updated: 2023/12/31 at 10:54 AM
Kosova Times Published December 31, 2023
Share
SHARE

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar se do t’i lëshojë edhe tre satelitë të tjerë spiunë ushtarakë, se do të prodhojë më shumë materiale bërthamore dhe dronë luftarakë modernë gjatë vitit 2024, raportuan mediat shtetërore të dielën.

Ai ka bërë thirrje për gatishmëri “të jashtëzakonshme” për luftë për t’u ballafaquar me vendimet konfrontuese të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, sipas mediave shtetërore.

Fjalët e Kimit, që i bëri gjatë një takimi të rëndësishëm të partisë së tij për t’i caktuar synimet për vitin e ardhshëm, lënë të kuptohet se ai do ta rrisë testimin e armëve para zgjedhjeve presidenciale në ShBA në nëntor.

Vëzhguesit thonë se Kimi beson se rritja e kapaciteteve bërthamore do t’ia japë atij një tjetër mundësi për ta thirrur një samit të madh diplomatik me ShBA-në, për të siguruar zbutjen e sanksioneve, nëse ish-presidenti Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë takimit pesëditor, i cili mbaroi të shtunën, Kimi tha se lëvizjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre kundër Koresë së Veriut, kanë qenë të papara gjatë këtij viti, duke e shtyrë Gadishullin Korean buzë luftës bërthamore, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve KCNA.

“Gjendja e rëndë na kërkon që ta përshpejtojmë punën për të siguruar kapacitete të jashtëzakonshme për t’iu përgjigjur luftës dhe gatishmëri të plotë dhe të përsosur ushtarake për ta mposhtur çfarëdolloj provokimi nga armiqtë”, tha Kim, sipas KCNA.

Javë më parë, Koreja e Veriut e lëshoi në det raketën Hëason-18 ICBM gjatë një stërvitjeje që kishte për qëllim t’i paralajmëronte Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut për hapa konfrontues. Si arsye për këtë, Koreja e Veriut e përmendi një takim të vonshëm mes ShBA-së dhe Koresë së Jugut për të biseduar për frenimin e planeve të saj bërthamore.

ShBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia e kanë kritikuar testimin raketor të Koresë së Veriut duke e cilësuar si provokim dhe duke thënë se i ka shkelur shumë rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të cilat ia ndalojnë Veriut aktivitetet balistike.

Dy ditë më vonë, bombarduesit amerikanë me rreze të gjata veprimi kryen stërvitje të përbashkëta me avionët luftarakë të Japonisë dhe Koresë së Jugut, në shenjë force kundër Koresë së Veriut.

Kim tha se testimi i raketës balistike në dhjetor dëshmoi se Koreja e Veriut mund të përgjigjet, nëse Shtetet e Bashkuara do ta marrin “një vendim të gabuar kundër saj”.

Por, shumë ekspertë të huaj thonë se Koreja e Veriut ende përballet me pengesa teknologjike për të zotëruar raketa balistike interkontinentale me kokë bërthamore me të cilat do të mundë ta godiste ShBA-në.

You Might Also Like

Axhenda ndërkomëtare

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Kosova Times December 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministrat e Mbrojtjes së SHBA-së dhe Rusisë patën një bisedë telefonike

Kosova Times Kosova Times June 26, 2024
Termokos nis furnizimin me ngrohje për QKUK-në
Fifi paralajmëron këngën e re (VIDEO)
Lirohen dy politikanët serbë që u arrestuan te ura e Ibrit
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?