By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Netanyahu thotë se lufta në Gazë do të vazhdojë për shumë muaj, e falënderon ShBA-në për armët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Netanyahu thotë se lufta në Gazë do të vazhdojë për shumë muaj, e falënderon ShBA-në për armët
Rajon / Botë

Netanyahu thotë se lufta në Gazë do të vazhdojë për shumë muaj, e falënderon ShBA-në për armët

Kosova Times
Last updated: 2023/12/31 at 6:16 PM
Kosova Times Published December 31, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të shtunën se lufta e vendit të tij ndaj Hamasit në Rripin e Gazës do të vazhdojë edhe për “shumë muaj të tjerë”, duke i shpërfillur thirrjet e vazhdueshme ndërkombëtare për armëpushim, pas numrit të madh të civilëve të vrarë, urisë dhe shkatërrimit masiv në enklavën e rrethuar palestineze.

Netanyahu e falënderoi administratën e presidentit Joe Biden për mbështetjen e vazhdueshme, përfshirë për vendimin për t’i shitur urgjentisht armë ushtrisë izraelite, për herë të dytë këtë muaj, si dhe për parandalimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte armëpushim të menjëhershëm.

Izraeli argumenton se përfundimi i luftës tani do të nënkuptonte fitore për Hamasin – grupin radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ky qëndrim mbështetet edhe nga administrata Biden, e cila, në të njëjtën kohë, i bën thirrje Izraelit të bëjë më shumë për ta shmangur vrasjen e civilëve.

Në luftimet e reja në fundjavë, avionët luftarakë të Izraelit bombarduan kampet e refugjatëve në Nuseirat dhe Burei në qendër të Gazës, ndërsa këmbësoria e fut më thellë brenda qytetit jugor, Kan Jounis.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gazë tha të shtunën se më shumë se 21.600 palestinezë janë vrarë nga ofensiva e paparë ajrore dhe tokësore të Izraelit prej se ajo nisi më 7 tetor, kur Hamasi e sulmoi Izraelin jugor. Sipas saj, vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 165 palestinezë.

Ndërkohë, 170 ushtarë izraelitë janë vrarë deri tani në luftime në Gazë, sipas ushtrisë izraelite.

Lufta i ka zhvendosur mbi 85 për qind të 2.3 milionë banorëve t ë Gazës, dhe e ka shkatërruar shumicën e territorit.

Departamenti i Shtetit tha të premten se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e njoftoi Kongresin se e ka aprovuar shitjen e pajisjeve ushtarake në vlerë 147.5 milionë dollarë. Kjo është hera e dytë këtë muaj që administrata Biden e shmang Kongresin për t’i shitur armë Izraelit urgjentisht.

Më shumë se 120 pengje janë duke u mbajtur në Gazë, pasi pjesëtarët e Hamasit i rrëmbyen më shumë se 240 njerëz gjatë sulmit të 7 tetorit, kur i vranë mbi 1.200 njerëz, kryesisht civilë, në Izrael.

You Might Also Like

Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit

Trump zgjeron listën e zezë, banorët e gjashtë vendeve të tjera praktikisht humbasin mundësinë për të hyrë në SHBA

“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit

Axhenda ndërkombëtare

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Kosova Times December 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Mësimdhënësve grevistë u dalin pagat e shtatorit

Kosova Times Kosova Times October 7, 2022
Ja çfarë diskutuan ministrat e jashtëm kinez dhe rus
Abdixhiku: LDK e organizuar dhe e unifikuar për zgjedhjet e 9 shkurtit
Nënshkruhet marrëveshja për aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë: Serbia kërkon shpjegim
AKB: Mbi 1600 biznese u mbyllën në vitin 2023 në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?