By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nxirret i pajetë personi që ra në bunar në Lybeniq të Pejës
September 28, 2025
Aeroplanmbajtësja më e madhe amerikane në Norvegji. NATO: Nuk e sheh këtë çdo ditë
September 28, 2025
Moldavi-kryeson partia pro-evropiane
September 28, 2025
Kurti i mirëpritur nga bashkatdhetarët në Qendrën “Nëna Terezë” në Nju Jork
September 28, 2025
LDK besim e qytetarëve të Prizrenit do ta shndërroj në projekte konkrete
September 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Suedi, impianti modern i klasifikimit të mbetjeve plastike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Suedi, impianti modern i klasifikimit të mbetjeve plastike
Rajon / Botë

Suedi, impianti modern i klasifikimit të mbetjeve plastike

Kosova Times
Last updated: 2023/12/31 at 9:02 PM
Kosova Times Published December 31, 2023
Share
SHARE

Në Suedi është vënë në punë një impiant modern për klasifikimin e lëndëve plastike, më i madhi i këtij lloji në botë. Impianti është aq i madh sa mund të përpunojë pothuajse të gjitha mbetjet plastike të Suedisë. Bashkimi Evropian ka në plan të miratojë ligje që kërkojnë që ambalazhet plastike të përmbajnë të paktën 35% lëndë të parë nga materialet e ricikluara.

Mes zhurmës shurdhuese, rripat e transportit bartin 40 tonë mbetje plastike në orë në impiantin e ri modern.

Mbeturinat të gjitha llojeve të plastikës përpunohen në këtë kompleks prej 60 mijë metrash katrorë. Mbetjet ndahen sipas madhësisë dhe llojit përmes një sistemi të automatizuar që përdor kamera me rreze infra të kuqe. Impianti “Site Zero” u ndërtua me synimin për të përpunuar 200 mijë tonë mbetje plastike shtëpiake në vit.

Ndryshe nga impiantet tradicionale, fabrika e re mund të përpunojë të gjitha llojet e plastikës që tregtohen në Suedi, një arritje vendimtare për të rritur cilësinë e riciklimit të mbetjeve plastike dhe përdorimit të tyre si lëndë të parë.

“Ky është rezultati përfundimtar. Çdo lloj mbeturine plastike është ndarë veçmas. Shishet e ndryshme të salcave apo mbështjellësit e çokollatave dhe karameleve. Gjithçka është veçmas. Në një turrë tjetër janë llojet e ndryshme të plastikës së ngurtë. Gjithçka renditet veçmas dhe mund të riciklohet veçmas”, thotë Mattias Philipsson, shefi i firmës ‘Sweden Plastic Recycling’, një kompani jofitimprurëse që drejton impiantin dhe është përgjegjëse për trajtimin e mbetjeve plastike shtëpiake të Suedisë.

Klasifikimi i mbeturinave plastike rrit rendimentin e përdorimit të tyre si lëndë e parë, pasi mbetjet e përziera kur shkrihen kanë një vlerë të ulët. Rreth 95% e mbeturinave në këtë impiant klasifikohen me saktësi dhe dërgohen për riciklim. Bashkimi Evropian ka në plan të miratojë ligje që kërkojnë që ambalazhet plastike të përmbajnë të paktën 35% materiale të ricikluara.

Në Suedi, kompanitë që nxjerrin sende plastike në treg mbajnë përgjegjësi për të gjithë ciklin e jetës së produkteve të tyre dhe paguajnë tarifa për grumbullimin dhe riciklimin e tyre pas përdorimit.

“Deri më sot në mbarë botën janë prodhuar rreth 8 miliardë tonë sende plastike ose rreth një ton për çdo njeri të gjallë sot. Pjesa më e madhe e botës nuk ka impiante për menaxhimin e shkallës së lartë të mbetjeve plastike”, thotë hulumtuesi Robert Blasiak.

Bota prodhon çdo vit rreth 430 milionë tonë lëndë plastike, dy të tretat e të cilave kthehen në mbeturina brenda një kohe të shkurtër dhe përfundojnë në oqeane dhe vende të tjera, dhe në disa raste futen edhe në zinxhirin e furnizimit ushqimor, sipas një raporti nga Kombet e Bashkuara.

You Might Also Like

Aeroplanmbajtësja më e madhe amerikane në Norvegji. NATO: Nuk e sheh këtë çdo ditë

Moldavi-kryeson partia pro-evropiane

Rusia po përgatit një “skenar rumun” në Republikën Çeke

Ish-kryeministri italian: E pashë Putinin në Pekin. Dy persona e mbështetën atë

Ish-ministri kinez dënohet me vdekje për korrupsion

Kosova Times December 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Financa

DASh rendit poshtë Kosovën, s’i plotëson as kriteret minimale për transparencë fiskale

Kosova Times Kosova Times June 27, 2023
Osmani: Në një shoqëri ku ka gjithëpërfshirje, ka mirëqenie
Haxhiu: Fokusi ynë, përmbushja e përgjegjësive e rezultatet e prekshme
Pse Macron mund ta shtrijë “ombrellën bërthamore” të Francës mbi të gjithë Evropën
Aksidentohet eskorta e Sveçlës: Ministri është mirë, disa policë janë dërguar në spital
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?