By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur
June 6, 2025
Raporti i UN Tourism, Kumbaro: Shqipëria kryeson në rritjen e flukseve turistike në Europë me +136%
June 6, 2025
Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve
June 6, 2025
Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën
June 6, 2025
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të paktën 35 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazën qendrore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Të paktën 35 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazën qendrore
Rajon / Botë

Të paktën 35 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazën qendrore

Kosova Times
Last updated: 2023/12/31 at 6:12 PM
Kosova Times Published December 31, 2023
Share
SHARE

Të paktën 35 njerëz u vranë nga sulmet izraelite në Gazën qendrore to dielën, thanë zyrtarë të spitalit, ndërsa ushtria izraelite po sulmon disa zona të caktuara të Rripit të Gazës. Sulmet vijnë një ditë pasi kryeministri Netanyahu tha se lufta kundër Hamasit do të vazhdonte “për shumë muaj të tjerë”, duke u rezistuar thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj po kryenin një operacion në Khan Younis, qyteti i dytë më i madh i Rripit të Gazës dhe banorët e tij kanë njoftuar për sulme izraelite në pjesën qendrore të qytetit, që është bërë epiqendër e re e luftës kundër militantëve të Hamasit.

Intensifikimi i luftës ka rritur frikën e përhapjes së saj në rajon. Ushtria amerikane tha të dielën se kishte rrëzuar dy raketa balistike të grupit Houthi nga Jemeni, të cilat kishin në shënjestër një anije mallrash në Detin e Kuq. Disa orë më vonë, katër anije me persona të armatosur u përpoqën të sulmonin të njëjtën anije mallrash, por forcat amerikane hapën zjarr ndaj tyre, duke vrarë disa persona të armatosur, tha komanda qendrore e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Izraeli thotë se do të shkatërrojë aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit në Rripin e Gazës, që janë përdorur për të organizuar sulmin e 7 tetorit në Izrael, në të cilin u vranë 1200 njerëz dhe u rrëmbyen 240 të tjerë.

Sipas ministrisë së shëndetësisë në Rripin e Gazës, e cila kontrollohet nga Hamasi, në ofensivën e pashembullt ajrore dhe tokësore të Izraelit janë vrarë mbi 21600 palestinezë dhe janë plagosur mbi 55 mijë të tjerë. Zyrtarët e OKB-së thonë se lufta ka shkaktuar një krizë humanitare në Rripin e Gazës, ku një e katërta e popullsisë po përballet me mungesa të ushqimore. Bombardimet e Izraelit kanë rrafshuar zona të mëdha të Gazës, duke i bërë ato të pabanueshme. Lufta ka detyruar largimin e rreth 85 për qind të banorëve të Gazës nga shtëpitë e tyre.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli duhet të mbajë nën kontroll Rripin e Gazës për një periudhë të pacaktuar, pa dhënë shpjegime mbi atë se çfarë duhet të ndodhë më pas. Në një konferencë shtypi të shtunën, në të cilën ai tha se lufta kundër Hamasit do të vazhdonte “për shumë muaj të tjerë”, ai përsëriti synimin e tij për një prani ushtarake të Izraelit në kufirin mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës, por Egjipti ka të ngjarë të kundërshtojë praninë ushtarake të Izraelit atje.

Në komentet publike mbi planet e Izraelit për të ardhmen e Rripit të Gazës, kryeministri Netanyahu ka thënë gjithashtu se ai nuk do të lejonte një qeverisje të këtij territori nga Autoritetit Palestinez, me mbështetje ndërkombëtare. Ky është në kundërshtim me qëndrimin e administratës Biden lidhur me qeverisjen e Gazës pas mbarimit të luftës. Shtetet e Bashkuara mbështesin idenë e një qeverie të bashkuar palestineze që do të drejtonte Gazën dhe Bregun Perëndimore dhe që do t’i paraprinte krijimit të një shteti palestinez.

Izraelitët, të cilët kryesisht mbështesin luftën, kanë filluar të tregojnë shenja të humbjes së durimit.

Të shtunën në mbrëmje, mijëra njerëz protestuan kundër Netanyahut, një nga protestat më të mëdha kundër kryeministrit izraelit që nga fillimi i luftës kundër Hamasit. Vendi, i cili është i ndarë mbi planin e Netayahut për reforma në sistemin e drejtësisë, ka qenë kryesisht i bashkuar rreth luftës kundër Hamasit.

“Është e vërtetë se Izraeli ka shumë armiq dhe kërcënime, por fatkeqësisht kryeministri Netanyahu dhe qëndrimi i tij në pushtet sot është kërcënimi më i madh ekzistencial për vendin dhe shoqërinë tonë”, tha protestuesi Gal Tzur.

Në një protestë tjetër po të shtunën, pjesëmarrësit bënë thirrje për lirimin e 129 pengjeve, që ende po mbahen nga Hamasi. Familjet e pengjeve dhe mbështetësit e tyre kanë kërkuar që qeveria ta ketë përparësi kryesore lirimin e pengjeve dhe kanë organizuar protesta të mëdha çdo fundjavë.

Egjipti, një nga ndërmjetësit në negociatat mes Izraelit dhe Hamasit, ka propozuar një plan me shumë faza, që do të përfshinte lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe fillimin e një armëpushimi, të ngjashëm me marrëveshjen një javore të nëntorit.

Por, të dyja palët janë ende larg arritjes së një marrëveshjeje të re. Udhëheqësi i grupit militant palestinez Xhihadi Islamik, që po mban pengje izraelite, tha të dielën se nuk do të ketë shkëmbime me Izraelin para se lufta të përfundojë dhe Izraeli të tërheqë trupat e tij nga Rripi i Gazës, duke i bërë jehonë qëndrimit të Hamasit.

You Might Also Like

Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur

Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve

Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën

Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve

Rusia sulmoi Kievin. Kremlini: Është hakmarrje për aktet terroriste të Ukrainës

Kosova Times December 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Protesta në Izrael kundër projektligjit që kufizon autoritetin e Gjykatës së Lartë

Kosova Times Kosova Times July 11, 2023
Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës për momentin nuk është në agjendën e takimit të majit
“Putini mund të largohet nga pushteti vetëm nëse kryhet një grusht shteti”
Nagavci: E rëndësishme krijimi i kushteve të shëndosha për arsim cilësor
Kurti: Beteja e Koshares mund të shihet si një panoramë e të gjitha betejave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?