By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot përkujtohet presidenti Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta
January 21, 2026
Moti sot, kryesisht i vranët dhe me ngrica
January 21, 2026
Horoskopi ditor për 21 janar
January 21, 2026
Një adoleshent vdiq në Rusi. Një pjesë e tankut të ekspozuar ra mbi të
January 21, 2026
Presidenca përshëndet marrëveshjen për heqjen e vizave me Bahamasin
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Turqia arreston 33 persona që dyshon se po spiunonin për Izraelin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Turqia arreston 33 persona që dyshon se po spiunonin për Izraelin
Rajon / Botë

Turqia arreston 33 persona që dyshon se po spiunonin për Izraelin

Kosova Times
Last updated: 2024/01/02 at 2:33 PM
Kosova Times Published January 2, 2024
Share
SHARE

Autoritetet turke kanë ndaluar 33 persona që dyshohet se po spiunonin në emër të Izraelit, raportoi më 2 janar agjencia shtetërore e lajmeve turke.

Autoritetet ende po kërkojnë edhe 13 persona të tjerë që besohet se kanë lidhje me shërbimin izraelit të inteligjencës, Mossad, raportoi agjencia Anadolu.

Të dyshuarit u arrestuan gjatë bastisjeve në Stamboll dhe në shtatë provinca të tjera. Ata dyshohet se po planifikonin të kryenin aktivitete, përfshirë edhe “vëzhgim” dhe “ndjekje, sulm dhe rrëmbim” të shtetasve të huaj që jetojnë në Turqi, raportoi agjencia turke.

Anadolu nuk dha informacione për të dyshuarit apo për shtetasit e huaj, që supozohet se ishin shënjestruar. Ky njoftim vjen disa javë pasi kreu i agjencisë së sigurisë në Izrael, Shin Bet, tha përmes një audio-incizimi, se organizata e tij është e përgatitur që ta shkatërrojë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe BE-ja – “në çdo vend”, përfshirë në Liban, Turqi dhe Katar.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar Izraelin për “pasoja serioze” nëse vazhdon me kërcënime që të sulmojë zyrtarët e Hamasit që gjenden në tokën turke.

Turqia dhe Izraeli kanë normalizuar raportet më 2022, duke riemëruar ambasadorë në shtetet përkatëse pas vitesh raporte të tensionuara. Por, këto raporte shpejt u përkeqësuan pas luftës Izrael-Hamas dhe Ankaraja është një prej kritikeve më të zëshme të veprimeve të ushtrisë së Izraelit në Rripin e Gazës.

Fillimisht, Izraeli tërhoqi diplomatët e tij nga Turqia për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe më pas njoftoi se po tërhiqte diplomatët për arsye politike, duke përmendur “rritjen e deklaratave të ashpra” nga zyrtarët në Turqi. Turqia po ashtu ka tërhequr ambasadorin e saj nga Izraeli.

Erdogan ka shprehur një sërë kritikash ndaj Izraelit, duke i përshkruar veprimet e këtij shteti në Gazë si “gjenocid”. Ai ka bërë thirrje që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të ndiqet penalisht për “krime lufte” dhe e ka krahasuar atë me liderin nazist, Adolf Hitler.

Erdogan, qeveria e të cilit në të kaluarën ka qenë nikoqire e disa zyrtarëve të Hamasit, po ashtu ka thënë se grupi radikal palestinez po lufton për çlirimin e tokave të tij dhe popullit të tij.

You Might Also Like

Një adoleshent vdiq në Rusi. Një pjesë e tankut të ekspozuar ra mbi të

Moldavia ka filluar procesin e anulimit të marrëveshjeve të anëtarësimit në CIS

VIDEO Trump kërcënon Macronin: ‘A e tha këtë? Do të vendos tarifa 200 përqind…’

Miliona njerëz përballen me katastrofë humanitare. Kievi pa energji elektrike, gaz dhe ujë në -20 gradë

Kina: Trump na ftoi në Komitetin e Paqes

Kosova Times January 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Fitore e vështirë e Juventusit ndaj Salernitanas

Kosova Times Kosova Times January 7, 2024
Ra nga pema teksa po mblidhte dardha, vdes shqiptari në Greqi
Haradinaj: Masakrat ndaj civilëve të pafajshëm janë tregues i çmimit të lartë për lirinë që e gëzojmë sot
Në Novosellë të Kosovës, humb jeten motociklisti
Rusia rrezikon të bëhet një koloni ekonomike e Kinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?