Katër raste të armëmbajtjeve pa leje kanë ndodhur sipas raportit të Policisë së Kosovës.
Njëri nga rastet ka ndodhur dje në fshatin Sllatinë e Madhe në Fushë Kosovë, ku ka mbetur i arrestuar i dyshuari i cili kishte një armë dhe një karikatorë me 16 fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit të veturës së tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 13 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia për rastin tjetër, në Banjë të Pejës.
Ndërkaq Policia ka njoftuar për arrestimin e një shtetasi gjerman për shkrepje me armë në një aheng familjar në fshatin Kërpimeh në Podujevë, si dhe arrestimin e dy të dyshuarve në Gjakovë, të cilët kanë shpërndarë video incizim duke gjuajtur me armë.