By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat
June 6, 2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
June 6, 2025
Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun
June 6, 2025
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vrasja e zëvendësshefit të Hamasit rrezikon të zgjerojë luftën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vrasja e zëvendësshefit të Hamasit rrezikon të zgjerojë luftën
Rajon / Botë

Vrasja e zëvendësshefit të Hamasit rrezikon të zgjerojë luftën

Kosova Times
Last updated: 2024/01/03 at 11:53 AM
Kosova Times Published January 3, 2024
Share
SHARE

Izraeli vrau Saleh al-Arourin, zëvendëslider i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – përmes një sulmi me dron në kryeqytetin libanez, Bejrut më 2 janar, thanë burimet libaneze dhe palestineze. Vrasja e numrit dy të Hamasit rrit rrezikun se lufta në Gazë mund të përhapet përtej enklavës palestineze.

Arouri, 57 vjeç, ishte udhëheqësi i parë i lartë politik i Hamasit që është vrarë që kur Izraeli nisi sulmet ajrore dhe tokësore kundër grupit radikal palestinez tre muaj më parë, pasi Hamasi kreu një sulm të befasishëm në jug të Izraelit më 7 tetor.

Grupi i armatosur rëndë në Liban, Hezbollah – aleat i Hamasit – që nga nisja e luftës në Gazë ka këmbyer zjarr në baza ditore me trupat izraelite përgjatë kufirit jugor të Libanit.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, e ka paralajmëruar Izraelin kundër çdo vrasjeje në tokën libaneze, duke u zotuar për “reagim të rëndë”.

Hezbollahu tha të martën se ka shënjestruar me raketa një grup të ushtarëve izraelitë në afërsi të Marjit. Sulmi, sipas Hezbollahut, ndodhi pas vrasjes së Arourit.

Për një kohë të gjatë, Izraeli kishte akuzuar Arourin për sulme vdekjeprurëse ndaj qytetarëve të tij, por një zyrtar i Hamasit ka deklaruar se ai ishte po ashtu “në zemër të negociatave” të zhvilluara nga Katari dhe Egjipti lidhur me luftën në Gazë dhe për lirimin e pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi.

Izraeli as nuk e ka konfirmuar e as mohuar se ka vrarë udhëheqësin e grupit radikal palestinez, por zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari, tha se forcat izraelite janë në gatishmëri të lartë dhe të përgatitur për çfarëdo skenari.

“Gjëja e rëndësishme që duhet thënë sonte është se ne jemi të përqendruar dhe vazhdojmë të jemi të përqendruar në luftën kundër Hamasit”, tha ai kur u pyet nga gazetarët lidhur me vrasjen e Arourit.

“Në pritje të martirizimit”

Izraeli kishte akuzuar Arourin, bashkëthemeluesin e krahut ushtarak të Hamasit apo siç njihet ndryshe si Brigada e al-Kasamit, se për vite me radhë kishte dhënë urdhra dhe kishte mbikëqyrur sulmet e Hamasit në Bregun e pushtuar Perëndimor nga Izraeli.

“Po pres për martirizim [vdekjen] dhe mendoj se kam jetuar shumë gjatë”, kishte deklaruar Arouri në gushtin e vitit 2023, duke aluduar në kërcënimet izraelite për të eliminuar udhëheqësit e Hamasit, qoftë në Gazë apo jashtë.

Nasser Kanaani, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit, shtet që është mbështetës i fuqishëm i Hamasit dhe Hezbollahut, tha se vrasja e Arourit “padyshim do të rrisë rezistencën dhe motivin për të luftuar kundër pushtuesve zionistë [v.j. referencë për izraelitët] jo vetëm në Palestinë, por po ashtu në rajon dhe në mesin e të gjithëve në botë që kërkojnë liri”.

Qindra palestinezë kanë protestuar në Ramallah dhe në qytete të tjera në Bregun Perëndimor për të dënuar vrasjen e Arourit, duke brohoritur “hakmarrje, hakmarrje, Kasam!”.

Rebelët Huthi në Jemen, që mbështeten nga Irani, janë zotuar se do të vazhdojnë sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq derisa Izraeli të ndalë konfliktin në Gazë.

Rebelët Huthi kanë paralajmëruar se do të sulmojnë luftanijet amerikane nëse ky grup do të shënjestrohet.

Rebelët Huthi kanë gjuajtur dy raketa balistike në jug të Detit të Kuq, edhe pse nuk është raportuar për dëme, njoftoi të martën vonë Komanda Qendrore e SHBA-së.

Autoriteti për tregti detare në Mbretërinë e Bashkuar ka raportuar për tri shpërthime afër një anijeje me mallra në Ngushticën e Bab al-Mandab, në lindje të Eritreas, por nuk ka raportuar për dëme.

SHBA-ja më herët ka njoftuar për një task-forcë ndërkombëtare detare për të mbrojtur anijet që kalojnë në Detin e Kuq.

Spitali al-Shifa

Lufta në Gazë u nxit pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 persona dhe u morën peng afër 240 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi tha se 207 persona janë vrarë në 24 orët e fundit, duke bërë që numri i përgjithshëm i të vrarëve gjatë luftës të arrijë në 22.185.

Izraeli ka thënë se tenton të shmangë dëmtimin e civilëve dhe ka fajësuar Hamasin se luftëtarët e tij janë në vendet e populluara me civilë, një akuzë që Hamasi e ka mohuar.

Sulmet e Izraelit në spitalin al-Shifa të Gazës nëntorin e kaluar shkaktuan zemërim në mbarë botën dhe shqetësim lidhur me fatin e civilëve dhe pacientëve që gjendeshin brenda spitalit.

Izraeli ka thënë se Hamasi ka përdorur tunelet nën spital si seli të tij dhe i ka përdorur pacientët si mburoja.

Një zyrtar amerikan tha më 2 janar, duke cituar një vlerësim të inteligjencës së SHBA-së, se Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez kishin përdorur spitalin al-Shifa për të komanduar forcat dhe për të mbajtur disa pengje. Sipas vlerësimit amerikan, luftëtarët e Hamasit ishin larguar nga spitali para se trupat izraelite të hynin në të dhe të kryenin bastisje.

Bombardimet izraelite kanë bërë që 2.3 milionë banorët e Gazës të përballen me një fatkeqësi humanitare, përderisa shumë po përballen me uri për shkak të mungesës së furnizimeve ushqimore.

Përgjigjja e Hamasit për propozimin për armëpushim

Pak para vrasjes së Arourit, udhëheqësi kryesor i Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili po ashtu gjendet jashtë Gazës, tha se grupi kishte dërguar përgjigjen e tij ndaj një propozimi të Egjiptit dhe Katarit për armëpushim.

Ai përsëriti se kushtet e Hamasit janë “ndalja e plotë” e ofensivës së Izraelit në këmbim të lirimit të mëtejmë të pengjeve.

Izraeli beson se 129 pengje vazhdojnë të jenë në Gazë, pasi disa u liruan paraprakisht gjatë një armëpushimi të shkurtër në nëntor, ndërkaq disa të tjerë u vranë gjatë sulmeve ajrore apo përpjekjeve për evakuim apo tentimeve për të ikur.

Izraeli është zotuar se do ta vazhdojë luftën derisa ta shkatërrojë Hamasin, por është e paqartë se çfarë planifikon të bëjë me enklavën nëse e arrin këtë qëllim dhe se çfarë do të ndodhë me mundësinë e një shteti të pavarur palestinez.

Në Uashington, Departamenti i Shtetit i cilësoi si “nxitëse dhe të papërgjegjshme” deklaratat e ministrave të Qeverisë izraelite, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir, të cilët po avokojnë për zhvendosjen e palestinezëve jashtë Gazës.

Deklarata të tilla vënë në pah frikën e disa shteteve në botën arabe që kanë thënë se Izraeli dëshiron t’i dëbojë palestinezët nga toka ku ata dëshirojnë të krijojnë shtetin e tyre të ardhshëm, duke përsëritur një zhvendosje masive të palestineze që kishte ndodhur më 1948, kur u krijua Izraeli.

You Might Also Like

‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë

Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”

Lufta e hapur midis Musk dhe Trump

Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?

Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë

Kosova Times January 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ofensiva ruse në veri të Kharkovit: ajo që dihet

Kosova Times Kosova Times May 12, 2024
Lufta izraelite e rrezikshme për Kievin nëse përshkallëzohet
Krasniqi: Familja Gjakova i ka dhënë dinjitet e krenari xhudos dhe Kosovës
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme
E diela, dita e Distria Krasniqit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?