By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rritja e rasteve me COVID rikthen bartjen e maskave në disa spitale në ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rritja e rasteve me COVID rikthen bartjen e maskave në disa spitale në ShBA
Rajon / Botë

Rritja e rasteve me COVID rikthen bartjen e maskave në disa spitale në ShBA

Kosova Times
Last updated: 2024/01/04 at 2:23 PM
Kosova Times Published January 4, 2024
Share
SHARE

Spitalet në të paktën katër shtete të ShBA-së kanë rikthyer detyrimin për bartjen e maskave pas rritjes së rasteve me COVID, gripit sezonal dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Objektet e kujdesit shëndetësor në Nju Jork, Kaliforni, Illinois dhe Masaçusets e e kanë bërë të detyrueshme bartjen e maskave për pacientët dhe ofruesit e shërbimeve shëndetësore.

Komisionari për Shëndet i qytetit të Nju Jorkut, Dr. Ashwin Vasan i tha WABC TV-së të mërkurën se bartja e detyrueshme e maskave ka rifilluar në të 11 spitalet publike të qytetit, 30 qendra shëndetësore dhe pesë objekte të kujdesit afatgjatë.

“Ajo që nuk duam është mungesa e personelit, apo jo? Kur pamë valën e Omicron-it më 2022, problemet më të mëdha nuk ishin vetëm njerëzit që sëmureshin, por që kishim shumë punonjës shëndetësorë të vijës së parë, ata ishin jashtë me COVID-19”, tha Vasan për WABC-në.

Të dhënat më të fundit javore nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) treguan se kishte mbi 29.000 hospitalizime nga COVID-i në të gjithë ShBA-në nga 17 deri më 23 dhjetor, ose 16 për qind më shumë në krahasim me javën paraprake.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve gjithashtu raportuan më shumë se 14.700 raste hospitalizimi për shkak të gripit në të njëjtën periudhë.

Bartja e detyrueshme e maskave ishte pika e ndezur politike dhe kulturore gjatë pandemisë me COVID-19, duke shkaktuar zemërim në mesin e atyre që ndoqën këshillat mjekësore dhe vërejtën se maskat bënë pak për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Një Gjykatë e Lartë e dominuar nga konservatorët hodhi poshtë detyrimin federal të presidentit Joe Biden për vaksinë ose testim të detyrueshëm për kompanitë, dhe një gjyqtar i emëruar nga paraardhësi i tij republikan hodhi poshtë detyrimin për bartjen e maskës në transport publik.

Kishte, gjithashtu, pakënaqësi të thellë midis atyre që bartnin maska dhe mendonin se shëndeti i tyre ishte vënë në rrezik nga ata që nuk bartnin maska.

Më shumë se 1.1 milion amerikanë kanë vdekur nga COVID-19, tregojnë shifrat e CDC-së, një normë më e madhe se shumica e vendeve të tjera të pasura.

Sistemi mjekësor i Universitetit Rush në Çikago tha të martën se kërkoi që “pacientët, vizitorët dhe stafi të bartnin maska – kërkesa për bartjen e maskave në disa zona të kampusit u miratua nga spitali”. Ato përfshijnë zonat e pritjes klinike dhe regjistrimin e pacientëve”.

Cook County Health, i cili përfshin Çikagon dhe Endeavour Health në periferi të Çikagos, muajin e kaluar filloi të kërkonte përsëri maska pasi Departamenti i Shëndetit Publik të Illinoisit u kërkoi spitaleve të rrisin përpjekjet parandaluese në disa fusha, duke përfshirë përdorimin e maskës në të gjithë objektin.

Në Masaçusets, Berkshire Health Systems filloi me bartjen e detyrueshme të maskave të mërkurën, sipas një deklarate.

Në Kaliforni, Qarku i Los Anxhelosit të shtunën rivendosi bartjen e maskave në të gjitha objektet e licencuara të kujdesit shëndetësor, sipas një deklarate të qarkut dhënë Shërbimit të Lajmeve të Qytetit. Departamenti i Shëndetësisë nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me këtë çështje.

You Might Also Like

Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve

Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit

Venezuela ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Moska, Pekini dhe Teherani

Shikoni pritjen spektakolare të studentëve në Novi Sad: Fishekzjarre dhe brohoritje me “Pumpaj!”

Pentagoni aprovon furnizimin e Ukrainës me Tomahawk, vendimi te Trump-i

Kosova Times January 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Truss shkarkon ministrin e Financave

Kosova Times Kosova Times October 14, 2022
“Solidariteti” – instalacion për përjetimet e rënda të refugjatëve
Polonia dërgon ushtarë pranë kufirit me Bjellorusinë
Ballkani triumfon minimalisht ndaj Drenicës
Guvernatori i BQK-së, Ismaili pret Misionin e Bankës Botërore RTKLive Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga Zëvendësguvernatori Milot Cakaj me bashkëpunëtorët, së bashku me Shqipe Fazliu Devaja, Drejtore Menaxhuese e Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës, ka pritur ekspertët e Misionit të Bankës Botërore, kryesuar nga Rekha Reddy me ekipin e saj dhe shoqëruar nga Zëvendës menaxherja e BB-së për Kosovën, Jane Sprouster. Banka Qendrore njofton se në fillim të takimit, Guvernatori Ismaili përditësoi ekspertët e Misionit të BB-së mbi aktualitetet në sektorin financiar, aktivitetet e BQK-së në funksion të realizimit të objektivave dhe të Planit Strategjik, si dhe progresin në avancimin e kornizës rregullative dhe infrastrukturës teknike të BQK-së. Sipas njoftimit temat kryesore të diskutuara me ekspertët e Misionit që po qëndron në Kosovë nga data 22-26 shtator 2025, në kuadër të projekteve për zhvillimin e sektorit financiar – FinDev dhe FinSAC, ishin statusi i tyre dhe prezantimi i rezultateve, zhvillimi i projektit të pagesave të shpejta – TIPS Clone përfshirë infrastrukturën dhe shërbimet shtesë. Po ashtu, u trajtua avancimi i kornizës ligjore dhe rregullative në fushën e sigurimit të depozitave, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me Bankën Botërore për forcimin e instrumenteve financiare që rrisin qëndrueshmërinë dhe stabilitetin financiar, përfshirë fondin e përmbylljes dhe likuiditetit emergjent. Temë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe mbështetja e BQK-së në fushën e sigurimeve, mbrojtjes së konsumatorëve dhe zhvillimit të strategjisë për edukim financiar. Në fund, Guvernatori Ismaili falënderoi Misionin si dhe shprehu mirënjohjen ndaj BB-së për mbështetjen në ndërtimin e kapaciteteve dhe realizimin e projekteve strategjike të BQK-së. “Ky takim pasqyron bashkëpunimin e ngushtë mes Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore, si dhe përkushtimin për të avancuar stabilitetin financiar dhe modernizimin e shërbimeve financiare në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?