By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjellë franceze me mish viçi
January 6, 2026
Fara lulekuqeje pa miell
January 6, 2026
Patate gratin
January 6, 2026
Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës
January 6, 2026
Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani i arreston disa të dyshuar për shpërthimet vdekjeprurëse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani i arreston disa të dyshuar për shpërthimet vdekjeprurëse
Rajon / Botë

Irani i arreston disa të dyshuar për shpërthimet vdekjeprurëse

Kosova Times
Last updated: 2024/01/05 at 5:49 PM
Kosova Times Published January 5, 2024
Share
SHARE

Iranianët vajtuan të premten mbi arkivolet e viktimave të dy shpërthimeve vdekjeprurëse në Iran, ndërsa Ministria e Brendshme tha se janë arrestuar disa të dyshuar për kryerjen e këtyre sulmeve, përgjegjësinë për të cilat e mori Shteti Islamik.

Turma në varrimin e viktimave brohoriti: “Hakmarrje, hakmarrje” në qytetin Kerman, vendin e ngjarjes së shpërthimeve të së mërkurës, të cilat ishin më vdekjeprurëset prej Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Së paku 89 njerëz u vranë nga këto shpërthime gjatë shënimit të përvjetorit të ish-komandantit iranian, gjeneralit Qassem Soleimani, i cili ishte vrarë para katër vjetëve nga një sulm ajror amerikan.

Shpërthimet e së mërkurës kanë nxitur frikën se mund të zgjerohet konflikti në rajon, pasi Izraeli po e vazhdon luftën kundër grupit të cilësuar organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe BE-ja, Hamas, në Rripin e Gazës, dhe grupi rebel Huthi nga Jemeni, i cili është i lidhur me Iranin, po i vazhdon sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Ministri i Brendshëm i Iranit, Ahmad Vahidi, tha për televizionin shtetëror se disa të dyshuar janë arrestuar.

“Agjencitë e afta të inteligjencës së vendit tonë kanë gjetur pista shumë të mira në lidhje me elementet e përfshira në shpërthimet terroriste në Kerman, dhe një pjesë e atyre që patën gisht në këtë incident janë arrestuar”, tha ai, pa shpjeguar.

Zëvendësministri i Brendshëm, Majid Mirahmadi, tha se ata janë arrestuar në pesë qytete në pesë provinca, duke shtuar se hollësitë rreth arrestimit të tyre do të bëhen të ditura më vonë.

Në një komunikatë në Telegram të enjten, grupi militant Shteti Islamik tha se dy prej anëtarëve të tij “i aktivizuan jelekët e mbushur me eksplozivë” në tubimin ku po shënohej përvjetori i vrasjes së Qasem Soleimanit në qytetin jugor të Iranit.

You Might Also Like

Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës

Policia italiane ne kembe ne kerkim te kroatit, i cili therri per vdekje konduktorin e trenit

Anarki në rrugët e Karakasit, burra të maskuar patrullojnë rrugët

Shfaqja e forcës nga Trump në Venezuelë ishte një goditje e dhimbshme për Putinin: ‘Rusia humbi fytyrën’

Evropa i përgjigjet Trumpit për çështjen e Groenlandës

Kosova Times January 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky: Rusia po planifikon provokime të rrezikshme në centralin bërthamor

Kosova Times Kosova Times July 5, 2023
Osmani takon Boris Ruge: diskutime për sigurinë dhe integrimin euroatlantik të Kosovës
“Mbetemi njerëz”: Ukraina ofron këmbimin e ushtarëve të vrarë
Ndalohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Fajdeja”
Kosova sot mëson kundërshtarët për Kupën e Botës, gjithçka që duhet të dini
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?