By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Turqia i arreston formalisht 15 njerëz të dyshuar për lidhje me Mossadin e Izraelit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Turqia i arreston formalisht 15 njerëz të dyshuar për lidhje me Mossadin e Izraelit
Rajon / Botë

Turqia i arreston formalisht 15 njerëz të dyshuar për lidhje me Mossadin e Izraelit

Kosova Times
Last updated: 2024/01/06 at 12:12 AM
Kosova Times Published January 5, 2024
Share
SHARE

Një gjykatë turke mori vendim të premten për t’i arrestuar formalisht 15 njerëz dhe për t’i dëbuar tetë të tjerë, të dyshuar se kanë lidhje me shërbimin sekret të Izraelit, Mossad, si dhe për sulme ndaj palestinezëve që jetojnë në Turqi, raportoi transmetuesi shtetëror TRT Haber.

Autoritetet turke i ndaluan 34 persona në fillim të kësaj jave, pasi Ankaraja e paralajmëroi Izraelin për “pasoja të rënda” nëse përpiqet t’i ndjekë pjesëtarët e grupit militant, Hamas, që jetojnë jashtë territoreve palestineze, përfshirë në Turqi.

TRT Haber nuk tregoi se çfarë ka vendosur gjykata për 11 njerëzit e mbetur, të cilët ishin ndaluar më 2 janar.

Turqia, për dallim nga shumë aleatë perëndimorë dhe disa vende arabe, nuk e cilëson Hamasin organizatë terroriste.

Të dyshuarit u arrestuan gjatë bastisjeve në Stamboll dhe në shtatë provinca të tjera. Ata dyshohet se po planifikonin të kryenin aktivitete, përfshirë edhe “vëzhgim” dhe “ndjekje, sulm dhe rrëmbim” të shtetasve të huaj që jetojnë në Turqi.

Turqia e ka kritikuar ashpër Izraelin për bombardimin e Gazës në luftën e tij kundër Hamasit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur një sërë kritikash ndaj Izraelit, duke i përshkruar veprimet e këtij shteti në Gazë si “gjenocid”. Ai ka bërë thirrje që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të ndiqet penalisht për “krime lufte” dhe e ka krahasuar atë me liderin nazist, Adolf Hitler.

Erdogan, qeveria e të cilit në të kaluarën ka qenë nikoqire e disa zyrtarëve të Hamasit, po ashtu ka thënë se grupi radikal palestinez po lufton për çlirimin e tokave të tij dhe popullit të tij.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times January 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohen katër të dyshuar për posedim të narkotikëve, suspendohet polici

Kosova Times Kosova Times January 2, 2025
Distria nuk lejon befasi në luftën e parë
Mosmarrëveshje mes çiftit në Obiliq, burri ia marrë dokumentet në Gjermani
Lavrov kundërshtoi përsëri mundësinë e vendosjes së paqeruajtësve në Ukrainë
Vuçiq pret presion të ri për dialogun, paralajmëron zgjedhje në Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?