By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘DiCaprio i bllokuar në Karaibe për shkak të krizës në Venezuelë’
January 5, 2026
Sulmohet furgoni me gozhda dhe bomba tymi, duke i grabitur 400,000 euro
January 5, 2026
Muzika italiane dominon listat e vitit 2025, me Olly-n në krye të listave për albume dhe këngë
January 5, 2026
Kisha Ortodokse Ruse rrit çmimet. Rritjet më të mëdha janë për dasma, funerale dhe pagëzime
January 5, 2026
Me rënien e Maduros, Kina mund të humbasë miliarda
January 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina paraqet dëshmi të përdorimit të raketave verikoreane nga Rusia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina paraqet dëshmi të përdorimit të raketave verikoreane nga Rusia
Rajon / Botë

Ukraina paraqet dëshmi të përdorimit të raketave verikoreane nga Rusia

Kosova Times
Last updated: 2024/01/06 at 6:27 PM
Kosova Times Published January 6, 2024
Share
SHARE

Zyra e Prokurorit në rajonin ukrainas të Harkivit ka paraqitur dëshmi të reja më 6 janar, lidhur me pretendimin se Rusia ka sulmuar Ukrainën me raketa të siguruara nga Koreja e Veriut.

Ky institucion ka paraqitur fragmente të raketave.

Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, një ditë më parë deklaroi se Rusia gjatë kësaj jave sulmoi Ukrainën me raketa të siguruara nga Koreja e Veriut. Sipas tij, kjo ishte hera e parë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës shkurtin e vitit 2022, që Moska përdori raketa të Koresë së Veriut për të sulmuar shtetin fqinj.

Dmytro Chubenko, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Harkiv, tha se raketa, që ishte një prej disa që goditën qytetin e Harkivit më 2 janar, në aspektin teknik dhe në pamje ishte e ndryshme nga raketat e modeleve ruse.

“Metoda e prodhimit [të këtyre raketave] nuk është shumë moderne. Ka devijime nga raketat standarde [ruse] Iskander, që më herët janë parë duke u përdorur në sulmet në Harkiv. Kjo raektë është e ngjashme me një prej raketave të Koresë së Veriut”, tha Chubenko para mediave, teksa shfaqi copëza të raketës.

Ai tha se raketa ishte paksa më e madhe në diametër sesa raketa ruse Iskander, ndërkaq edhe pjesë të tjera të saj janë të ndryshme nga raketat ruse.

“Prandaj, ne po anojmë më shumë kah versioni se kjo mund të jetë raketë që mund të jetë marrë nga Koreja e Veriut”.

Chubenko nuk pranoi të tregonte modelin e saktë të raketës.

Rusia sulmoi me disa raketa Harkivin gjatë javës, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur mbi 60 të tjerë.

Më 4 janar, Shtëpia e Bardhë tha se Rusia ka sulmuar Ukrainën me disa raketa balistike të prodhuara nga Koreja e Veriut, por nuk specifikoi konkretisht se çfarë lloji raketash kishte dërguar Peniani në Rusi.

Koreja e Veriut është nën embargo të armëve nga Kombet e Bashkuara që kur ajo kreu testimin e parë të një bombe bërthamore më 2006.

Sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – që janë miratuar me mbështetjen e Rusisë – shteteve u ndalohet që të bëjnë tregti të armëve apo të pajisjeve të tjera ushtarake me Korenë e Veriut.

You Might Also Like

Sulmohet furgoni me gozhda dhe bomba tymi, duke i grabitur 400,000 euro

Kisha Ortodokse Ruse rrit çmimet. Rritjet më të mëdha janë për dasma, funerale dhe pagëzime

Kryediplomati italian: Ndërhyrja e SHBA-ve në Venezuelë është e ligjshme

Dhjetë persona shpallen fajtorë për ngacmimin e Brigitte Macron!

Francë: Një person i panjohur qëllon me thikë pasagjerët e trenit në periferi të Parisit

Kosova Times January 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Minoriteti shiit përballet “me diskriminim sistematik” nga talibanët

Kosova Times Kosova Times July 14, 2023
Macron: Lufta kundër antisemitizmit është një betejë e vazhdueshme
Krasniqi i lumtur për golin e dytë, synon të tjerë
Sarrazin: Duhen kompromise jo të lehta mes Kosovës dhe Serbisë për anëtarësim në BE
SPK pranon në takim Ambasadorin për Paqe, Tahir Shabani – bashkëpunim drejt forcimit të rolit ndërkombëtar të Sindikatës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?