By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusët sulmuan Kievin, Zelensky iu përgjigj Putinit
May 11, 2025
Vajzat e Kosovës me medalje të bronztë nga Kampionati Evropian i Karatesë
May 11, 2025
KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri
May 11, 2025
Përurohet projekti i Via Ferrata-s dhe urës `tibetiane` në Ferizaj
May 11, 2025
Zgjedhjet parlamentare, voton Rama: Sot është fjala e popullit
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Perëndimi kërkon t’i japë fund shpejt luftës në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Perëndimi kërkon t’i japë fund shpejt luftës në Gazë
Rajon / Botë

Perëndimi kërkon t’i japë fund shpejt luftës në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/08 at 3:46 PM
Kosova Times Published January 8, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në grupin e shtatë shteteve më të industrializuara (G7) janë duke kërkuar ta gjejë një mënyrë të shpejtë për t’i dhënë fund luftës në konfliktin e Rripit të Gazës, tha Italia të hënën, derisa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe homologët e tij nga Bashkimi Evropian po e vizitojnë rajonin.

Blinkeni mbajti takime për Gazën në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Arabinë Saudite të hënën, para se të nisej për Izrael, duke synuar t’i nisë përpjekjet për paqe konkrete, për të cilat thotë se janë të nevojshme për ta parandaluar një luftë më të gjerë.

Ai e nisi një vizitë pesëditore në Lindjen e Mesme të dielën në Jordani dhe në Katar. Kjo është vizita e tij e katërt në rajon prej sulmit të 7 tetorit, kur Izraeli u sulmua nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga ShBA dhe BE – i cili edhe e nxiti Izraelin ta fillojë luftën që nuk po tregon shenja përfundimi.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e vizitoi Izraelin të hënën, ndërsa kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, e vizitoi Libanin.

“Vendet e G7 po punojnë me Qeverinë e Izraelit për ta gjetur një mënyrë të shpejtë t’i dhënë fund fazës ushtarake”, tha ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, pasi Italia e nisi kryesimin njëvjeçar të G7.

Baerbock, ndërkohë, i tha Izraelit se e ka për detyrë t’i mbrojë palestinezët në Bregun e uzurpuar Perëndimor, pasi Blinkeni paralajmëroi për zgjerim të konfliktit të dielën në Doha.

“Ky është një konflikt i cili shumë lehtë mund të përhapet”, tha Blinken.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se vendi i tij është i përkushtuar t’i japë fund sundimit të Hamasit në Gazë dhe t’i frenojë grupet e tjera të mundshme që mbështeten nga Irani, siç është Hezbollahu.

“Ne jemi duke luftuar me një strumbull, jo një armik të vetëm. Irani po e rrit fuqinë ushtarake përreth Izraelit në mënyrë që ta përdorë atë”, tha Gallant.

Të hënën në mëngjes, ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve në Al Moghani në qendër të Gazës të evakuohen nga disa rrethina, për të cilat tha se “janë zona të rrezikshme lufte”.

Gati të gjithë banorët e Gazës prej 2.3 milionë janë zhvendosur nga shtëpitë e veta në luftë së paku një herë, dhe shumë prej tyre po zhvendosen sërish, shpesh duke u strehuar në tenda.

Izraeli, ofensiva e të cilit gjithashtu ka shkaktuar mungesë ushqimi, uji dhe ilaçesh, i akuzon luftëtarët e Hamasit se me qëllim i përdorin civilët si mburojë njerëzore, akuzat të cilat ata i mohojnë.

Blinkeni tha se ai do t’u kërkojë zyrtarëve izraelitë të bëjnë më shumë për t’i mbrojtur civilët në Gazë dhe për t’i lejuar palestinezët të kthehet në shtëpitë e tyre.

Më shumë se 23.000 palestinezë janë vrarë në Gazë gjatë ofensivës izraelite, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se lufta nuk do të ndalet derisa Hamasi t’i kthejë më shumë se 100 pengjet që është duke i mbajtur ende, nga 240 që i rrëmbeu gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit, ku i vrau po ashtu 1.200 njerëz.

You Might Also Like

Rusët sulmuan Kievin, Zelensky iu përgjigj Putinit

Axhenda ndërkombëtare

Putin propozon negociata më 15 maj në Stamboll

Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën

“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë

Kosova Times January 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Vitia: Do të mbulojmë shpenzimet për proteza për invalidët civilë të luftës

Kosova Times Kosova Times December 3, 2024
Putin urdhëron armëpushim në Ukrainë gjatë Krishtlindjes ortodokse, Kievi refuzon
Në gjysmën e parë të vitit 2024 bie me 75 për qind migrimi i parregullt përmes rrugëve të Ballkanit
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
Bie numri i qytetarëve që presin për t’u pajisen me pasaporta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?