By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë
October 30, 2025
Një kompani në pronësi të një miku të Putinit do të blejë asetet e huaja të Lukoil
October 30, 2025
Medvedev e quajti ministrin belg budalla. Ministri u përgjigj me një këngë të Selena Gomez
October 30, 2025
Rusët sulmuan Ukrainën në mëngjes. Polakët ngrenë gatishmërinë për mbrojtje ajrore
October 30, 2025
Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vrasësi masiv norvegjez Breivik në “depresion të thellë”, thotë avokati i tij
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vrasësi masiv norvegjez Breivik në “depresion të thellë”, thotë avokati i tij
Rajon / Botë

Vrasësi masiv norvegjez Breivik në “depresion të thellë”, thotë avokati i tij

Kosova Times
Last updated: 2024/01/08 at 5:50 PM
Kosova Times Published January 8, 2024
Share
SHARE

Avokati i vrasësit masiv norvegjez, Anders Behring Breivik, i tha gjykatës të hënën se ai po vuan nga “depresioni i thellë” dhe nuk dëshiron më të jetojë dhe kërkoi që ai të largohet nga izolimi në burg.

Fanatiku i ekstremit të djathtë – i vrau 77 njerëz gjatë një sulmi të tërbuar me bombë dhe të shtëna në vitin 2011 – e ka paditur shtetin, duke argumentuar se kushtet e burgut i shkelin të drejtat e tij njerëzore.

Breivik u fut në sallën e gjyqit për seancën dëgjimore të së hënës i shoqëruar nga tri roje të sigurisë. Ai nuk tha asgjë dhe qëndroi ulur derisa ekipi i tij e shtroi çështjen.

“Ai është mbajtur i izoluar për 12 vjet… ai jeton në një botë plotësisht të ngujuar”, tha para gjykatës avokati i tij, Oeystein Storrvik.

“Ai nuk dëshiron të jetojë më”, shtoi Storrvik. Në një incident në vitin 2018, Breivik shkroi në murin e qelisë së tij “MË VRITNI” duke përdorur jashtëqitjen e vet, tha avokati.

Breivik u vrau tetë njerëz me një bombë në veturë në Oslo, pastaj 69 të tjerë me armë zjarri, shumica e të cilëve ishin adoleshentë, në një kamp për të rinj të Partisë Laburiste më 22 korrik 2011.

Ky është krimi më i rëndë në historinë e kohës paqësore të Norvegjisë.

Avokatët që e përfaqësojnë Ministrinë e Drejtësisë thonë se Breivik duhet të mbahet i izoluar nga pjesa tjetër e të burgosurve, për shkak se vazhdon të jetë kërcënim i vazhdueshëm i sigurisë.

“Për një të burgosur tejet të rrezikshëm nevojiten masa të jashtëzakonshme”, tha avokati Andreas Hjetland në gjykatë të hënën.

“Ai ende ndihet krenar për atë që e ka bërë. Ai ende mban qëndrimet e njëjta ideologjike”, shtoi ai.

Breivik e tundi kokën në shenjë mospajtimi.

Breivik është duke e kryer një dënim me 21 vjet burgim – dënimi më i rëndë që mund ta japë një gjykatë norvegjeze – i cili mund të zgjatet për aq gjatë sa ai cilësohet kërcënim për shoqërinë.

You Might Also Like

“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë

Një kompani në pronësi të një miku të Putinit do të blejë asetet e huaja të Lukoil

Medvedev e quajti ministrin belg budalla. Ministri u përgjigj me një këngë të Selena Gomez

Rusët sulmuan Ukrainën në mëngjes. Polakët ngrenë gatishmërinë për mbrojtje ajrore

Sanksionet dhe lidhja izraelite e Milorad Dodikut: A e nxori lobi nga Tel Avivi Dodikun nga favori amerikan?

Kosova Times January 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Presidenti Biden propozim G7-ës për 50 miliardë dollarë kredi për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times June 8, 2024
KFOR-i shton masat e sigurisë për mbrojtjen e infrastrukturës kritike
Kurti për REL: Jemi paralajmëruar për mundësinë e zvogëlimit të mbështetjes ndërkombëtare
Dy aksidente trafiku me fatalitet në 24 orët e fundit në Kosovë
Një virus i rrezikshëm që gjendet në qumësht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?