By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ekspertët analizojnë mishin në qebapë, rezultatet tronditin publikun
January 24, 2026
Gruaja i mbijeton zjarrit në një bar në Zvicër, tregon si duket tani
January 24, 2026
Brumi që fryhet për 15 minuta është një mrekulli e vërtetë: I butë si pambuku, mund të bësh pothuajse çdo gjë prej tij
January 24, 2026
Video: Momenti i shpërthimit në diskotekën “Jackie O”
January 24, 2026
PD e Shqipërisë protestë para Kryeministrisë
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria vendos t’i kërkojë Osmanit autorizim për nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e tunelit Tetovë-Prizren
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeveria vendos t’i kërkojë Osmanit autorizim për nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e tunelit Tetovë-Prizren
Lajme

Qeveria vendos t’i kërkojë Osmanit autorizim për nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e tunelit Tetovë-Prizren

Kosova Times
Last updated: 2024/01/10 at 11:07 PM
Kosova Times Published January 10, 2024
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për të kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Për këtë projekt, Qeveria e Kosovës ka siguruar buxhetin përmes ligjit në fuqi për ndarjet buxhetore për 2024.

Rruga Prizren-Tetovë u soll në qendër të vëmendjes në gusht 2023, kur kryeministri Kurti shprehu gatishmëri për ndërtimin e saj, teksa për këtë aks rrugor qeveritë e dy vendeve ishin dakorduar në një mbledhje të përbashkët më 2021.

Studimin e fizibilitetit tashmë e ka kryer Ministria e Mjedisit, sipas së cilës, rruga Prizren-Tetovë do të jetë rreth 50 kilometra e gjatë dhe do të përfshijë një tunel prej 6.4 kilometrash, duke shkurtuar kohën e udhëtimit në më pak se një orë.

Rruga aktuale Prizren-Tetovë, e cila kalon nëpër Prevallë dhe Glloboçicë, është e gjatë 113 kilometra dhe merr mbi dy orë e gjysmë udhëtim.

Ky projekt, nga ministri i Mjedisit Liburn Aliu ishte quajtur shumë i rëndësishëm, pasi përveç që lidh Prizrenin me Tetovën, lidh edhe dy korridore shumë të rëndësishme siç janë korridori 8, nga Shkupi në Durrës, dhe korridorin e rrugës së Kombit, nga Prishtina në Tiranë, të cilat lidhen përmes rrugës Prizren-Tetovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

PD e Shqipërisë protestë para Kryeministrisë

Kurti kujton masakrën e Rakovinës: U vranë vetëm pse ishin shqiptarë

Përmbyllet rinumërimi në 22 komuna

Partia për Veprim Demokratik publikon dokumentin që u votua në Kongres

Policia gjen sërish armë e eksploziv në veri

Kosova Times January 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Operacioni i madh ndërkombetar: Në detin Karaibe u kapën 5.5 ton kokainë

Kosova Times Kosova Times April 29, 2023
Trupat ruse po bombardojnë Kherson ndërsa operacionet e shpëtimit nga përmbytjet vazhdojnë
Sot zhvillohet ndeshja e barazhit ne Serie A
Dokumentari i REL-it “Barra” shfaqet në Festivalin e Filmit në Sarajevë
Osmani: Kosova është mishërim i vlerave që përfaqëson Këshilli i Evropës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?