By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll
January 6, 2026
Erëza që ata e quajnë “ushqimi i perëndive” thuhet se është e shkëlqyer për zemrën, trurin dhe humbjen e peshës
January 6, 2026
Çantat që do t’i shohim kudo në vitin 2026: 3 trende të papritura retro që po rikthehen
January 6, 2026
Një burrë dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës
January 6, 2026
Shqiperia ne destinacionet më të mira evropiane për kulturë dhe aventurë në vitin 2026
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: I kemi shumë borxh Rexhep Malës e Nuhi Berishës për flijimin e tyre
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: I kemi shumë borxh Rexhep Malës e Nuhi Berishës për flijimin e tyre
Lajme

Kurti: I kemi shumë borxh Rexhep Malës e Nuhi Berishës për flijimin e tyre

Kosova Times
Last updated: 2024/01/11 at 7:46 PM
Kosova Times Published January 11, 2024
Share
SHARE

“Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, të gjithë ne i kemi aq shumë borxh për qëndresën e tyre, për organizimin e tyre dhe për flijimin e tyre”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili bashkë me ministrin Hajrullah Çeku, kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni dhe shumë bashkëpunëtorë, ka qëndruar në shtëpitë e familjeve të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës dhe shtëpinë e Rexhep Malës e ka shpallur aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore.

Ilmi Ramadani, bashkëveprimtar i Rexhep Malës, i ka shpjeguar kryeministrit Kurti vendin ku ka qëndruar në ilegalitet Rexhep Mala, që ishte një lloj bunkeri, me hyrjen të mbuluar me dhe katër bazat e tjera duke qëndruar në to në ilegalitet në rrethanat e atëhershme.

Kryeministri  Kurti, në oborrin e shtëpisë së Rexhep Malës, bëri me dije se “nga sot kjo shtëpi do të jetë një aset i trashëgimisë kulturore dhe e mbrojtur, e cila do të shndërrohet në muze”.

“Në shekullin XX, Lëvizja Çlirimtare ka qenë shprehje tejet e rëndësishme e kulturës popullore në Kosovë dhe organizimi ilegal ka qenë infrastruktura e vullnetit të popullit për liri e për bashkim”, ka thënë Kurti.

“Prandaj ne tregojmë kujdesin tonë për trashëgimi kulturore, e cila vazhdon të na frymëzojë dhe në të njëjtën kohë na mbush me përgjegjësi për punët dhe detyrat që i bëjmë gjithnjë në frymën e idealeve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit”, deklaroi me tej kryeministri.

Kurti ka thënë se në këtë ditë, në 40-vjetorin e rënies heroike të Rexhep Malës e të Nuhi Berishës, kanë vizituar këto dy familje bashkë me bashkëveprimtarët e tyre.

Ai ka thënë se disa baza kanë qenë në oborrin e shtëpisë së Rexhep Malës dhe ato kanë mundësuar organizimin e qindra, e më vonë, edhe të mijëra veprimtarëve të cilët kanë dhënë gjithçka për Republikën e Kosovës dhe për bashkimin kombëtar.

Kryeministri Kurti ka shtuar se një bazë e rëndësishme ka qenë tek pragu i dyerve të oborrit, “të cilën Rexhep Mala e ka ndërtuar pasi që ka dalë nga burgu, me mendjen e tij të mprehtë, duke llogaritur që edhe atëherë, kur forcat policore okupatore armike do t’i shtyjnë dyert e oborrit do të hyjnë me aq shpejtësi, sa që nuk do ta shikojnë pragun dhe pragu i shtëpisë është menduar mençur dhe drejt prej tij, si një vend i sigurt për bazën e organizimit ilegal”.

Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka thënë se prej sot kjo shtëpi, që mbart shumë histori dhe që ka qenë një bazë shumë e rëndësishme e aktivitetit ilegal, patriotik dhe atdhetar të Rexhep Malës dhe të shumë shokëve të tij, është në mbrojtjen e shtetit dhe shpallet aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore.

Andaj ai ka falënderuar familjen Mala për bashkëpunimin që sot të merret ky vendim dhe së bashku me organet relevante, të nisin diskutimet  për ta muzealizuar këtë shtëpi, këtë oborr me të gjitha elementet, edhe historike edhe shpirtërore që i mbart me vete.

“Ky aset i shtohet listës së monumenteve të mbrojtura nga shteti dhe këtu do të dokumentohet një periudhë dhe një aktivitet i rëndësishëm që lidhet me emrin e Rexhep Malës dhe me shumë emra dhe periudha të rezistencës atdhetare në vendin tonë”, ka deklaruar Çeku.

You Might Also Like

Një burrë dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës

Sekuestrohen 59 mijë euro të padeklaruara në Leposaviq

KRU ‘Mitrovica’ ndërpret furnizimin me ujë, shkak turbullirat pas reshjeve

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prizren

I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar ekstradohet nga Kosova në Turqi

Kosova Times January 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Pozicioni qiellor dhe mjedisi idilik: Plazhi më emocionues në Evropë

Kosova Times Kosova Times November 23, 2023
Putin diskuton me zyrtarë të lartë ushtarakë për strategjinë në Ukrainë
Rusia ka humbur pothuajse 50% të eksporteve të saj të armëve që nga fillimi i luftës
Një president burrë ose grua, beteja më e fundit kulturore amerikane
Shoferët sllovakë bllokuan kalimin në kufirin me Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?