By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ASK: Çmimet e konsumit shënuan rritje për 4,9% në vitin që lamë pas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > ASK: Çmimet e konsumit shënuan rritje për 4,9% në vitin që lamë pas
Financa

ASK: Çmimet e konsumit shënuan rritje për 4,9% në vitin që lamë pas

Kosova Times
Last updated: 2024/01/12 at 4:24 PM
Kosova Times Published January 12, 2024
Share
SHARE

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të premten Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin dhjetor 2023. 

Sipas raportit, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4.9% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2023 ishte më i lartë në një mesatare prej (4,9 %)  krahasuar me vitin 2022”, ka njoftuar ASK-ja.

Ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit është vërejtur te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perimet (15,9%), pemët (11,4%), prodhimet ushqimore (11,3%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (11,2%), buka dhe drithërat (8,9%), qumështi, djathi dhe vezët (8,4%), mishi (7,8%), energjia elektrike gaz dhe lënde djegëse te tjera (7,5%), mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtja e shtëpisë (7,3%), strehimi , uji, energji elektrike, gazi dhe lëndë djegëse të tjera (6,4%), pijet alkoolike, duhani (6,4%), pijet joalkoolike (6,3%), restorantet dhe hotelet (5,8%), mallra dhe shërbime te ndryshme (3,8%), blerja e automjeteve (3,8%), veshje dhe këpucë (3,4%), shëndetësia (2,7%) me një ndikim te përbashkët te këtyre nëngrupeve prej 6,2 përqindja në IHÇK-it.

Ndërsa, rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2023 është vërejtur te nëngrupe e COICOP-it:  karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-11,4%), përdorimi i pajisjeve të transportit personal (-8,3%), transporti (-2,2%) me një ndikim te përbashkët prej -1,3 për qind në IHÇK-it.

Dhjetor 2023 / Dhjetor 2022 2,3 %

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej (2,3 %) në muajin Dhjetor 2023 krahasuar me muajin dhjetor 2022.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe  nëngrupet e COICOP-it: pemët (16,6%), perimet (16,4%), pajisje terapeutike (6,9%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (6,6%),  pijet alkoolike, duhani (6,5%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale te transportit (6,5%), prodhimet ushqimore (6,3%), qelqurinat , takëmet dhe mjetet e kuzhinës (5,8%), restorantet dhe hotelet (3,9%), produktet mjekësorë aparature dhe pajisje (3,6%), shërbimet ambulatore (3,4%),  buka dhe drithërat (2,4%), mallrat dhe shërbimet e ndryshme (2,4%), veshje dhe këpucë (2,0%), gazi (2,0%), shërbimet financiare (1,8%),  mishi (1,3%), mobilje dhe orendi qilima dhe mbulesa te tjera dyshemeje (1,1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,7 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it:  vajrat dhe yndyrat (-10,5%), qumështi, djathi dhe vezët (-3,7%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj (-0,9%), mjetet e komunikimit (-0,4%)  me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,4 për qind në IHÇK.

Dhjetor 2023 / Nëntor 2023 0,3 %

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare 0,3% në  muajin Dhjetor 2023 krahasuar me muajin Nëntor 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e  çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOPI-it: shërbimet për transport (16,7%), energjia elektrike (10,3%), perimet (2,6%), duhani (1,7%), qumështi, djathi dhe vezët (1,7%), pajisjet shtëpiake (0,4%), pijet joalkoolike (0,2%),  me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,9 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënia e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-6,0%), buka dhe drithërat (-0,8%), shëndetësia (-0,2%), veshje dhe këpucë (-0,1%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,6 për qind në IHÇK.

Norma mujore dhe vjetore e inflacionit në % të matura nga IHÇK

Ndryshimet mujore dhe vjetore të çmimeve në % për grupe dhe nëngrupe të COICOP-it, Kosovë

You Might Also Like

Çmimet e energjisë elektrike vazhdojnë të rriten, me indeksin GME në 119 euro

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Kosova Times January 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SPIEGEL: Robert Habeck do të shpallë sot kandidaturën e tij për Kancelar të Gjermanisë

Kosova Times Kosova Times November 8, 2024
Aventura e gabuar e të dërguarit të Putinit në SHBA: Dezinformimi i veshur si diplomaci
Horoskopi ditor për 25 qershor
Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës
Arrestohet një person në Gjilan për rrëmbim, viktima arrin të shpëtojë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?