By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA: Mbikëqyrja e Bursës i jep dritën e gjelbër ETF-Bitcoins
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > ShBA: Mbikëqyrja e Bursës i jep dritën e gjelbër ETF-Bitcoins
Lajme

ShBA: Mbikëqyrja e Bursës i jep dritën e gjelbër ETF-Bitcoins

Kosova Times
Last updated: 2024/01/12 at 11:02 AM
Kosova Times Published January 12, 2024
Share
SHARE

Tifozët e Bitcoinit prej javësh e prisnin këtë vendim, plot emocion dhe duke e nxitur kursin e këmbimit drejt rritjes së mëtejshme.

Tashmë është zyrtarizuar: Në ShBA mund të ofrohen të ashtuquajturit Bitcoin-Spot-ETFs. “Në këtë mënyrë tani Bitcoin do të ambalazhohet si një letër klasike me vlerë”, thotë Philipp Sandner nga Frankfurt School of Finance and Management. Vendimi i jep më shumë besueshmëri Bitcoinsit: “Ky është një sinjal me efekt të fortë. Bitcoin ka qenë gjithmonë në fokus të kritikave. Me vendimin e marrë për tregtimin në bursë tashmë do shuhen edhe aspekte të ndryshme të kritikave”, i tha Sandner DW-së.

Disa administrues të pasurive që nga viti 2013 kanë aplikuar për miratimin e ETF-ve të Bitcoin. Mbikqyrja e Bursës (SEC) në ShBA deri vonë e refuzonte këtë duke argumentuar, se produktet janë të prirura për manipulime në treg. Kësaj i shtohet edhe fakti, që shumë shohin tek kriptomonedhat mundësitë për devijimin e sanksioneve apo për pastrimin e parave nga burime kriminale.

ETF lehtëson blerjen e Bitcoin

Me lejimin e një Bitcoin-ETF lehtësohet tregtimi me kriptomonedhat në ShBA. Me Exchange-Traded-Fund – (ETF) “fondet e tregtuara në bursë” rikrijohen indekset e aksioneve si p.sh. Indenksi Gjerman i Aksioneve, DAX. Në këtë mënyrë ofruesit blejnë fonde, në këtë rast Bitcoin. Investitorët tani përmes kuotave në të tilla fonde mund të përfitojnë nga rritja e çmimit ose jo. “Spoti” në Bitcoin-Spot-ETFs do të thotë, që kemi të bëjmë me vlerën aktuale të mallit.

Deri tani në ShBA Bitcoins mund të tregtoheshin, por vetëm në llogari speciale për kriptobursat ose privat nga të ashtuquajturat Wallets. Me blerjen përmes kriptobursave Bitcoins ndodhen tek partneri përkatës tregtar. Nëse këta hakeroen – gjë që ka ndodhur herë pas here – humbasin edhe Bitcions. Ruajtja më e sigurt në Wallets privat është shumë më e ndërlikuar dhe presupozon dijeni gjithnjë e më të sofistikuara teknike.

Me një ETF-Bitcoin depozitat normale të aksioneve do të kishin akses ndaj tregtisë me Bitcion, pa qenë e nevojshme një llogari e posaçme tek një kripto-broker, shpjegon Jochen Stanzl nga Broker CMC Markets. “Shumë shpresojnë, që me blerjet në Wall Street do të rritet afatgjatë kërkesa për Bitcoins.”

Sipas ekspertit të Blockchain Sandner nga Frankfurt School of Finance and Management një Bitcoin-ETF e thjeshton blerjen në radhë të parë për administruesit e fondeve dhe konsulentët e pasurive, që do të mund ta përfshijnë më lehtë Bitcionsin në paketat e ofertave të tyre.

Në Europë dhe në Zvicër ndërkohë ofrohen produkte të tilla. Në SHBA kjo është e re. “Tregu amerikan i kapitalit ka një efekt të rëndësishëm dhe të madh rrezatues”, thotë Sandner.

A do të rritet tani çmimi i Bitcoins?

Ekspertët mendojnë, se së fundi pritja për dritën e gjelbër nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Bursës në SHBA mund të ketë reflektuar në kursin e Bitcoins, vlera e së cilës është rritur muajt e fundit. Megjithatë analistët mendojnë, se në këtë sektor do të rrjedhë dukshëm më shumë para. Banka britanike Standard Chartered parashikon që Bitcoin-ETFs vetëm këtë vit mund të tërheqë 50 deri në 100 milionë dollarë para nga depozituesit. Kjo mund ta rriste deri në 100.000 dollarë kursin e Bitcoins. Por të tjerë analistë në të kundërt mendojnë, se për një periudhë kohore prej pesë vjetësh qarkullimi mund të jetë në rreth 55 miliard dollarë.

Viti 2024 sidoqoftë ka nisur mirë për tifozët e Bitcoins. Edhe Philipp Sandner është i bindur, që lejimi i ETF është një hap i madh drejt pranimit të monedhës digjitale. “Edhe më e rëndësishme do të jetë, nëse një bankë qendrore do të blejë Bitcoins.”

Por për Bitcoins asnjëherë nuk ka pasur siguri. Disa herë kursi është rritur brenda një kohe të shkurtër dhe ka rënë sërish furishëm. Shumë depozitues kanë humbur mjaft para. Për një investim në Bitcoins kushdo duhet të jetë shumë i vetëdijshëm për riskun.

You Might Also Like

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

Kosova Times January 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Agjentët amerikanë mbërritën fshehurazi në Kroaci dhe kontrolluan jahtin “Princi i errësirës”

Kosova Times Kosova Times November 30, 2022
Të paktën 31 të vdekur, përfshirë foshnjën, pasi zjarri shpërtheu ne trajekt
Më shumë se 200 makina u përplasën në një urë në Kinë
Ushtarët rusë të kthyer nga Ukraina kryen më shumë se njëqind vrasje
Musk postoi videon e arrestimit: “A është kjo Britani apo Bashkimi Sovjetik?”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?