By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine
October 11, 2025
Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre
October 11, 2025
Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë
October 11, 2025
Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut
October 11, 2025
Egjipti: Zhgënjimi turistik pas shkëlqimit të lashtë
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkup: Thirrje për vaksinim pas rasteve me kollën e keqe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shkup: Thirrje për vaksinim pas rasteve me kollën e keqe
Rajon / Botë

Shkup: Thirrje për vaksinim pas rasteve me kollën e keqe

Kosova Times
Last updated: 2024/01/13 at 6:16 PM
Kosova Times Published January 13, 2024
Share
SHARE

Në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje numri i pacientëve të prekur nga gripi sezonal. Por, për mjekët pediatër shqetësues është fakti se janë regjistruar dy raste te fëmijët me infeksionin ‘pertusis’, të njohur edhe si kolla e keqe.

Të dyja rastet e fëmijëve të prekur nga kolla e keqe, një në Kërçovë dhe një foshnje 6- muajsh në Shkup, nuk e kanë marrë vaksinën DTP që mbron nga bakteret që shkaktojnë tri sëmundje ku bën pjesë edhe pertusis ose kolla e keqe.

Numri i vogël i fëmijëve të vaksinuar me këtë vaksinë, por edhe me të gjitha vaksinat e tjera pas pandemisë, është një nga arsyet e shfaqjes së kollës së keqe, sëmundje kjo e cila me zbulimin e vaksinës konsiderohet pothuajse e zhdukur.

Në bazë të të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik maqedonas, mbulimi i popullsisë me vaksinim primar është nën 90 për qind për të gjitha vaksinat ku bën pjesë ajo kundër verdhëzës ose hepatitit B, vaksinën kundër gripit, vaksinën e trefishtë kundër difterisë, tetanusit dhe kollës së keqe (DTP ) dhe vaksina MRP kundër fruthit, si dhe atë kundër virusit papilloma humane (HPV).

Që të arrihet imunizimi kolektiv duhet të jetë e vaksinuar mbi 95 për qind e popullsisë.

“Sipas raportit vjetor për vaksinimin e kryer në Maqedoninë e Veriut në vitin 2022, mbulimi me vaksinim primar me tri doza të vaksinës DTP është vetëm 83.9 për qind në nivel të shtetit. Prindërit duhet t’i kontrollojnë kartelat e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe nëse e kanë humbur një dozë vaksine ose nuk i kanë vaksinuar fare, në atë rast menjëherë duhet të telefonojnë qendrën e vaksinimit dhe ta vaksinojnë fëmijën sipas kalendarit të vaksinimit”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Kristina Stavridis, nga Instituti për Shëndet Publik.

Autoritetet shëndetësore, krahas thirrjeve për vaksinimin me kohë të fëmijëve, nga prindërit kërkojnë që mos bien pre e dezinformatave për sigurinë e vaksinave.

“Prindërit duhet të besojnë në vaksina, pasi vaksinimi i fëmijëve është forma më e sigurt dhe më e mirë për mbroje nga epidemitë, përkatësisht të mos ketë përhapje të sëmundjes dhe shfaqjes së pasqyrës së rëndë nga kolla, si te fëmijët ashtu edhe te foshnjat”, thotë për Radion Evropa e Lirë, mjeku Shpëtim Rexhepi.

Ai thekson se kolla e keqe mund të parandalohet me sukses përmes vaksinimit të rregullt duke ua kujtuar prindërve se vaksinimi kundër kësaj sëmundjeje bëhet me tri doza, në moshën 2, 4 dhe 6 muajsh.

Më pas bëhen dy rivaksinime, e para në moshën 18-muajshe dhe e dyta në moshën 7- vjeçare, gjegjësisht në klasën e dytë.

You Might Also Like

57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine

Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre

Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë

Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut

Trump dhe Zelenskyy folën në telefon. Sipas Axios, ata diskutuan transferimin e raketave Tomahawk në Ukrainë

Kosova Times January 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Danas publikon 10 nenet e planit franko-gjerman: Çka thuhet në të për Kosovën dhe Serbinë

Kosova Times Kosova Times January 22, 2023
Udhëheqësit e BE-së pritet të përplasen me Orbanin për Ukrainën
Ukraina i rrëzon 22 prej 27 dronëve me të cilët e sulmoi Rusia gjatë natës
Rama në OKB: Serbia të njohë Kosovën
Mbahet sot gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”, bllokohen prej orës 08:00 disa akse rrugore, ja si do kryhet qarkullimi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?