By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Turqia i bombardon militantët kurdë në Irak dhe Siri, pas iu vranë 9 ushtarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Turqia i bombardon militantët kurdë në Irak dhe Siri, pas iu vranë 9 ushtarë
Rajon / Botë

Turqia i bombardon militantët kurdë në Irak dhe Siri, pas iu vranë 9 ushtarë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/13 at 4:27 PM
Kosova Times Published January 13, 2024
Share
SHARE

Turqia kreu sulme ajrore ndaj militantëve kurdë në shtetet fqinje, Irak dhe Siri, të shtunën, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Sulmet u kryen një ditë pas një sulmi ndaj një baze ushtarake turke në Irak, ku u vranë nëntë ushtarë turq.

Turqia shpesh kryen sulme ajrore kundër caqeve në Siri dhe Irak, për të cilat beson se janë të lidhura me Partinë e Punëtorëve Kurdistan, apo PKK, një grup i ndaluar separatist kurd, i cili në vitet e ’80 e nisi një kryengritje kundër Turqisë.

Ministria e Mbrojtjes tha se avionët luftarakë turq i sulmuan caqet në Metina, Hakurk, Gara dhe Qandil në veri të Irakut, por nuk tregoi se cilat zona në Siri. Ajo tha se avionët e saj shkatërruan shpella, bunkerë, mburoja dhe objekte nafte “për t’i eliminuar sulmet terroriste kundër popullit dhe forcave tona të sigurisë… si dhe për ta garantuar sigurinë tonë kufitare”.

Gjatë sulmeve u “neutralizuan shumë militantë”, tha ajo.

Të premten mbrëma, sulmuesit tentuan të futën në një bazë ushtarake në veri të rajonit gjysmautonom kurd të Irakut, duke i vrarë pesë ushtarë. Katër ushtarë të tjerë vdiqën më vonë nga plagët e rënda. Ministria turke e Mbrojtjes tha se 15 militantë u vranë gjithashtu.

Kjo ngjarje nuk është komentuar nga PKK-ja, qeveria në Bagdad apo administrata e rajonit kurd.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, njoftoi se policia i ka arrestuar 113 të dyshuar për lidhje me PKK-në gjatë bastisjeve në 32 provinca turke.

PKK-ja, e cila ka baza në veri të Irakut, është shpallur organizatë terroriste nga aleatët perëndimorë të Turqisë, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara.

dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur prej se nisi konflikti më 1984.

Turqia dhe ShBA-ja, megjithatë, nuk pajtohen për statusin e grupeve kurde në Siri, të cilat janë rreshtuar përkrah Uashingtonit në luftë kundër Shtetit Islamik në Siri.

You Might Also Like

Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur

Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet

VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë

Pamjet po përhapen. Dyshohet se tregojnë rusë gjysmë të zhveshur të lidhur pas pemëve në fushën e betejës

Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro

Kosova Times January 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Gallagher: Humbja ndaj Islandës mund të jetë thirrje zgjimi

Kosova Times Kosova Times June 13, 2024
Nga Kosova në Tajvan: Viti 2025 me agjendë të ngjeshur
Rama për dakordimin mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër: Shpresojmë të mos jetë tjetër mashtrim ballkanik
Rizgjedhet kryetari si dhe anëtarët e rinj të Bordit të AGK-së
Netanyahu reagon pasi eshtrat e kthyer nga Hamasi nuk janë të izraelites Shiri Bibas
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?