By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 58 raste brenda javës
August 8, 2025
Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër
August 8, 2025
Podujeva bëhet me shërbimin e hemodializës, investim mbi 340 mijë euro
August 8, 2025
Kritika në Holandë për pushimet e gjata të familjes mbretërore në Greqi
August 8, 2025
Bota politike shpreh ngushëllimet e saj për vdekjen e vajzës së Antonis Samaras
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përfitimet dhe rreziqet për mjedisin nga minierat në thellësinë e detit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Përfitimet dhe rreziqet për mjedisin nga minierat në thellësinë e detit
Rajon / Botë

Përfitimet dhe rreziqet për mjedisin nga minierat në thellësinë e detit

Kosova Times
Last updated: 2024/01/14 at 9:18 PM
Kosova Times Published January 14, 2024
Share
SHARE

Mijëra metra thellësi në Oqeanin Paqësor ndodhen depozita të mëdha të mineraleve të nevojshme për kalimin në energji të ripërtëritshme.

Kompanitë e minierave janë të gatshme të mbledhin këtë thesar nënujor, të shpërndarë në një hapësirë më të madhe se gjysma e Shteteve të Bashkuara. Por nuk dihet shumë për ekosistemin në thellësinë e oqeanit dhe ndikimin që mund të kenë operacionet për nxjerrjen e mineraleve.

Këta gurë të zinj përbëjnë disa nga mineralet më të rëndësishme në botë, përfshirë kobaltin, manganin dhe nikelin.

Kompania “Metalet” me bazë në Kanada i nxori ata nga shtrati i detit, në një thellësi prej rreth pesë mijë metrash.

Kompania ka qasje në rreth 1.6 miliardë tonë prej tyre, thotë shefi ekzekutiv Gerard Barron.

“Kjo është e mjaftueshme për të ndërtuar 280 milionë bateri të mesme të automjeteve elektrike. Pra mjafton për të transformuar të gjitha makinat amerikane”, thotë ai.

Ndërsa bota po heq dorë nga lëndët djegëse fosile, kërkesat për metale po shtohen. Për përmbushjen e synimeve globale për klimën duhen afërisht 20 herë më shumë nikel dhe kobalt deri në vitin 2040, krahasuar me sasinë që përdoret tani.

“Në qendër duhet të jetë furnizimi i sigurt me këto metale, por edhe minimizimi i pasojave tek planeti dhe ekosistemi”, thotë zoti Barron.

Sipas vlerësimeve ka më shumë metale si këto në shtratin e detit sesa në të gjitha rezervat në tokë.

Zoti Barron thotë se ato nxirren pa shfrytëzuar njerëzit, siç ndodh në minierat e kobaltit të prodhuesit kryesor në botë, Republika Demokratie e Kongos; apo rrafshimi i pyjeve tropikale në Indonezi, që shihet si furnizuesi kryesor i nikelit.

Por do të ketë pasoja mjedisore. Fundi i thellë i detit është një nga mjediset më ekstreme në botë, por edhe aty ka jetë.

“Jashtëzakonisht i ftohtë, i errët, presion shumë i lartë, padyshim deri në 5 mijë metra. Vlera shumë të ulëta të ushqimit… por çuditërisht, jeta ekziston”, thotë Adrian Glover nga muzeu i historisë së natyrës në Londër.

Ai udhëheq një grup që studion jetën në thellësi të mëdha. Ai thotë se shumë specie është vështirë të identifikohen.

“Zbarkon në shtratin e detit dhe në pamje të parë, nuk të duket se ka shumë jetë atje. Sheh masat e krijuara, baltën. Vetëm përmes mikroskopit, e sheh se ka shumë biodiversitet”, thotë zoti Glover.

Ekipi i tij ka identifikuar më shumë se 5 mijë specie që nuk janë parë kurrë. Përshtatja e tyre në ekosistemin e oqeanit mbetet një e panjohur e madhe.

Enigmë mbetet edhe ndikimi që zhurma, drita dhe shtëllungat e baltës nga operacionet e minierave do të kishin në jetën e oqeanit.

Autoriteti Ndërkombëtar i shtratit të detit po punon për rregullimin e kësaj industrie të re. Zoti Glober dhe të tjerë po e këshillojnë atë mbi zonat që duhet të mbrohen.

“Është e ngjashme me peshkimin, ku përpiqesh të kuptosh se cilat zona duhen mbrojtur dhe ku mund të peshkosh, thotë ai.

Ndërkohë, grupet për mbrojtjen e mjedisit po bëjnë thirrje për një moratorium, së bashku me mbi 20 qeveri kombëtare dhe më shumë se 30 kompani të mëdha.

Por kompania “Metalet” planifikon aplikimin për fillimin e operacioneve në fund të vitit të ardhshëm, duke risjellë në qendër të vëmendjes polemikat mbi minierat në thellësinë e detit.

You Might Also Like

Kritika në Holandë për pushimet e gjata të familjes mbretërore në Greqi

Kurth diplomatik? Ish-ambasadori paralajmëron Trumpin kundër dhënies së fitores së propagandës së Putinit

Kryeministri britanik kundërshtoi me forcë Izraelin: Një veprim krejtësisht i gabuar, çon në gjakderdhje të re

Parlamentarët italianë befasojnë botën: Të veshur me ngjyra palestineze, ata kritikojnë qeverinë për heshtjen e saj

Trump pohon se ka ndërmjetësuar një paqe historike midis dy armiqve të betuar

Kosova Times January 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Japonia kalon në çerekfinale të Kupës së Azisë

Kosova Times Kosova Times January 31, 2024
Meta largon llogaritë e liderit suprem të Iranit
Kurti e Rizvanolli informohen për projektet në ‘Hidroregjioni Jugor`
Abdixhiku në Kongresin e PPE-së: Serbia promovuese dhe strehuese e terrorizmit
OKB: Rreth 80.000 njerëz u larguan nga qyteti Rafah
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?