Shkruan Sociologu Dr.Fadil Maloku
Rendi i ri Botërore, Tranzicioni dhe integrimi janë termat apo konceptet me të përfolura në gjithë dy dekadat e fundit, si në vendet e Evropës Juglindore (shkaku i ndryshimeve rrënjësore strukturore) ashtu edhe të asaj perëndimore(shkaku i zgjerimit të ndikimit), që nga rënia e murit të Berlinit e këndej. Këto terma, zakonisht në medie e në veçanti në shkencat shoqërore, thënë me thjeshtjanë përdorë si pretekste adekuate për të ilustruar e faturuar ndryshimet që janë zhvilluar apo të paktën akoma janë duke u zhvilluar në sferën ekonomike (kalimi nga ekonomia e planifikuar në ekonomi te tregut të lirë), politike (zëvendësimi i njëmendësisë me pluralizëm politikë), sociale(zëvendësimin e egalitarizmit me pabarazi), autoritare (demokratike e liberale), etj. Duke kuptuar kështu këto ndryshime rrënjësore në këto vende dhe shtete, në pamje të parë hetohet se kjo fazë emancipuese ka sjellë me vete edhendryshimet e para në disa nga këto sfera të lartcekura. Në anën tjetër, kur është fjala tek vendet postkomuniste, është evidente edhe një proces apo një periudhe kalimtare që këtyre vendeve u prolongon integrimin apo asocimin në projektin e rendit të ri botërore, apo ndryshe globalizimit. Ky proces, apo periudhe kalimtare ka të bëjnë më shumë me aspektet apo sferën përcjellëse të krizës kulturore që identifikohet si: sjellje deviante, fragmentarizëm, korrupsion, krim i organizuar, nacionalizëm të vonuar etnik, retro tradicionalizëm dhe forma dhe përmbajtje tjera identifikuese shoqërore. Kur është fjala për pjesën ku negravitojmë edhe si vend edhe si shtet e formuar së voni, duhet cekur që ana e dytë e medaljes së këtij procesi duket që është shumë më’ e theksuar se sa ajo e para. Këtë na e dëshmojnë shumë analiza, raporte, dhe eksplorime analitike e shkencore. Për të kuptuar, esencën e këtij procesi që për neve në Kosovë është kusht për procesin tjetër tështetndërtimit, duhet në mënyrë kritike t’i rikthehemi edhe një herë këtij dhe termave tjerë. Në fakt, ne duhet të shikojmë edhe një herë se: çka nënkuptojmë, apo çka kemi lënë mangët gjatë këtij rrugëtimi shtatëdhjetëvjeçar? Çka bënë të tjerët përreth neve që ne nuk e bëmë? Pse po vonohemi në reformat ekonomike dhe ato pronësore, sociale, politike, juridike shtetërore, e gjithsesi edhe atokulturore? Çfarë duhet të bëjmë që të ndërtojmë politika inkluzive, ne mënyrë që të ecim me hapa e vendeve perëndimore. Dukuria e rendit të ri botërore, apo globalizmit, sot më tepër identifikohet si një periudhë post moderne që më tepër e fuqizon perceptimin individual se sa atë shoqëror përkitazi me zhvillimet dhe proceset aktuale globale në botë, duke u kujdesur që këto perceptime individuale globale të marrin formë dhe përmbajtje sa më të sofistikuar dhe sa më të pahetueshme për zhvillimet për rreth nesh, si edhe krijohet përshtypja e përbashkësisë dhe utopisë moderne për nevojën e një qeverisjeje gjithë botërore, pa veçanti dhe specifika lokale, pra një qeveri me përmasa botërore! Procesi i ndryshimeve shoqëroro – kulturore, atyre politike, e sidomos atyre ekonomike në ditët e sotme është bërë një dimension aq i pahetueshëm e aq dinamik sa që vërtet ka filluar të humbë edhe sensi i largësive gjeografike dhe i stereotipive kohore e sociale, që në të kaluarën ishin apo konsideroheshin si barriera goxha serioze në kontekstin e këmbimit të përvojave midis njerëzve dhe popujve që, në fakt, dinin të bëheshin shpesh monotone e, madje, edhe të mundimshme saqë shpesh, ato viheshin në dyshime të rrepta dhe nën rrogozin e ideologjive të ndryshme. Në kontekstin e këtyre ndryshimeve tejet dinamike, koha dhe zvogëlimi i largësive gjeografike përmes teknologjisë informative tash janë bërë jo vetëm një realitet dhe dëshmi ekzistenciale e procesit të komunikimit masiv, por edhe nevojë imediate e pashmangshme e akomodimit dhe e këmbimit të këtyre përvojave ndërmjet popujve dhe kombeve në gjithë globin tokësor. Njeriu i këtij shekulli i atakuar nga vërshimi i informatave dhe inovacioneve pothuajse, tashmë, të pakufizuara si pasojë i këtij revolucioni teknologjik sidomos gjatë dy dekadave të fundit, mund të thuhet se më nuk është duke jetuar vetëm lokalist, por edhe globalisht. Të gjendur në këtë vorbull të këtyre ndryshimeve dhe zhvillimeve marramendëse teknologjike dhe vërshimeve informative, ky tekst pretendon t’i adresohet sado pak dhe kryesisht diskursit sociologjik që ka të bëjë me fenomenin apo dukurinë e globalizmit dhe procesit të ndryshimeve të identiteteve për gjatë këtij zhvillimi (për mendimin tonë të pandalshëm!?) etransformimi gjithë botëror, si dhe dilemave (dhe rezervave të hapura akademike sidomos) pas paraqitjes e, për disa, edhe imponimit të tij në rrafshet politike, ekonomike, sociale, ushtarake e sidomos ato kulturore në botë. Kujtojë që fenomeni, tendenca, procesi, (për disa edhe miti!) i globalizimit, në fakt rendit të ri botëror, apo“epokës se deregulacionit” (age of deregulation) për shumicën e sociologeve, ekonomisteve e padyshim, edhe politikologëve, dhe nënkuptohet edhe si “..ndër ngjarjet) më të mëdha politike në udhëkryqin e dy shekujve” Për Samuel Huntigtonin, “… vijat ndarëse midis civilizimeve do të jenë vija qendrore të konfliktit në rendin global” . Për, Robert Kapllan, ”procesi çintegrues i rendit të ri botëror, do rezultojë me rivendosjen e një numri të vogël shtetesh”. Ne sot, pas gjithë këtyre ngjarjeve historike, kemi po ashtu shume autorë dhe eminenca tjera akademike që e avokojnë por, edhe e kontestojnë këtë proces, tendencë, fenomen, e mit…, me tendenca gjithëpërfshirëse vlerore, siç janë psh.Anthony Giddens, Francis Fukuyama, Noam Chomsky, Alain Touraine, etj. Ende edhe sot e kësaj dite, në shumë qarqe akademike dhe shkencore botërore, është dukembretëruar konstatimi, se rënia e Murit të Berlinit dhe sidomos procesi i shkatërrimit të sistemit komunist në Evropën Juglindore, ishin ato faktorët nxitës qe ne një fare mënyre i paraprinë vënies së themeleve për rendin e ri botërore, dhe krijimin e parakushteve për instalimin e demokracisë liberale në Evropën e Mesme dhe atë Lindore.Ky reflektim kryesisht sociologjik, që në fakt, prejudikoj jo vetëm ndryshime strukturore por edhe gjithë mobilitetin social të këtyre vendeve, filloi të pranohet si pjesë e pandarë e rrugëtimit dhe e obligimeve të marra nga lëvizjet e ndryshme ne mënyrë që këto shoqëri të futeshin në kursin e ndërtimit të institucioneve të demokracisë dheinvolvimit në proceset e reja integruese. Pos kësaj, rrugëtimi i ndryshimeve që e përkrahnin vendet e dala nga prapambetja, që u kishte sjellë ky sistem, në njëfarë mënyre, ishte i përafërt me rrugëtimin e ndryshimeve dhe me proceset e reja integruese që u zhvilluan dhe akoma po vazhdojnë të zhvillohenedhe në Bashkësinë Evropiane. Për ekonomistin e njohur, Richard Freeman, ,”komuniteti ekonomik mbarëkombëtar dhe pjesadërrmuese e hartuesve të politikave ekonomike, ende nuk e kanë te qarte dinamiken që po e ndryshon epokën tonë ...”. Është e vërtetë se gjatë gjithë shek. XIX dhe XX janë sprovuar një sërë idesh dhe konceptesh lidhur me ardhmërinë e pjesëve të ndryshme të Evropës, të cilat, shkaku i disproporcionit dhe laramanisë zhvillimore, e së bashku me vizionin, përkatësisht perspektivën e padefinuar sa duhet, u bënë më shumë shkaktare të luftërave e konflikteve ndëretnike, e më pak zona të paqes, qetësisë, stabilitetit dhe sigurisë. Evropa, e sidomos Ballkani Perëndimor, në fundshekullin e mileniumit të kaluar u ballafaquan me sfidën e identitetit të vendeve në transicion, vende që me vështirësi të jashtëzakonshme (u desh të ndodhnin edhe pese luftëra shkatërrimtare, p.sh. ish- Jugosllavia) u shkulën nga rendi totalitar i komunizmit. Qysh atëherë u hap sidomos çështja e perspektivës sëidentiteteve të reja kombëtare (që në ish-federatat: ruse e sidomos jugosllave kishin tretman jo adekuat), në proceset e sa po nisura demokratike me synime tjera integruese. Në të vërtet, u hartuan projekte të tëra, ku vendet e dala nga katrahura e luftës dhe gogoli i komunizmit do të mund të inkorporoheshin në pjesën tjetër të zhvilluar të Perëndimit. Më tej, u hartuan rregulla dhe kritere të rëndësishme të cilat vendet e sipërpërmendura duhej t’i plotësonin, siç ishte, biefjala, ajo e “Agjendës 2000”, në pjesën e dytë të së cilës, të formuluar si “dilemat e shtrirjes”, u akceptuan më detalisht detyrat, obligimet dhe kushtet e anëtarësimit për të gjitha vendet postkomuniste në këtë bashkësi me vizion dhe perspektivë të re. Ndër kushtet që më së shumti u cilësuan dhe që ende cilësohen si nevoja imediate dhe kërkesa fondamentale për t’u integruar këto vende dhe këta popuj në këtë kulm të përbashkët të identifikuar si Bashkesia Europiane (BE-ja) janë: krijimi i institucioneve të qëndrueshme që arrijnë të prodhojnë stabilitet dhe siguri, demokracia dhe mbisundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, respektimi i të drejtave të minoriteteve, krijimi i tregut të lirë dhe i aftësia për të mbijetuar konkurrencën e tregut, pastaj marrja përsipër dhe zbatimi i obligimeve dhe detyrave të dala nga anëtarësimi, etj. Evropa e sotme, shlirë mund të themi se është duke u zgjeruar sipas modelit të rrathëve koncentrik, ku në rrethin e parë u radhitën ato shtete apo ato vende që treguan fleksibilitet dhe sidomos indice të forta në sferën e zhvillimit ekonomik. Kurse, në rrethin e dytë u rreshtuan kryesisht ato vende dhe ato shtetet që gjendeshin në procesin e transicionit dhe që vinin nga Evropa Jugore,vendet Skandinave dhe Britania e Madhe…tashmë e larguar. Në kompozicionin e rrethit të tretë hynë vendet e Evropës së Mesme dhe të asaj Lindore, kurse në rrethin e katërtu rekrutuan vendet e Ballkanit Perëndimor apo të Evropës Juglindore. Evropa, siç po shihet dhe siç ishte paramenduar nga eurokratët e saj, është menduar të zgjerohet në të gjithë rrathët e sipërshënuar, me qëllim të unifikimit të saj si një tërësi e vetme shtetërore politike, ekonomike, juridike, etj., vetëm e vetëm që në proceset e ardhshme globale integruese të hyjë në konkurrencë shumë serioze dhe shumë afatgjate me SHBA-në, Japoninë, Kinën, etj. Që në fillim të fuqizimit të këtij Projekti madhor për kontinentin, është ditur dhe është besuar se për të gjithë këta rrathë të lartpërmendur integrues nuk do të ketë qasje të njëjtë në procesin e ri të unifikimit. Arsyeja e thjeshtë, në njërën anë kishte të bënte me natyrën dhe shkallët e ndryshme të (mos)zhvillimit ekonomik, politik, social, ushtarak e sidomos atij kulturor. Kurse në anën tjetër, kishte të bënte me kapacitetet dhe infrastrukturën e resurseve natyrore dhe tyreve njerëzore që kishin mundësi dhe aftësi për të hyrë në një garë të pamëshirshme konkurruese me vendet anëtare që deri diku i kishin përsosur dhe unifikuar standardet e procesit të ri integrues. Kjo është bërë me qëllim, ngase mes këtyre vendeve dhe këtyre popujve janë evidente dallime të mëdha ekonomike, politike,juridike etj., gjë që edhe pamundësojnë pjesëmarrjen në këtë proces në të njëjtën kohë dhe me të njëjtin ritëm. Shikuar me dioptrinë e eurokratëve, procesi i integrimit të pjesëve nga rrathët e sipërpërmendur, i cili sipas një rendi dhe kriteri të afërsisë me “qendrën”, rrathët e fundit, ku tashmë jemi të projektuar dhe të identifikuar edhe ne – si shteti më i ri jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në botë, bënë të kuptojmë se ky “rreth”, në këtë fazë të shtrirjes edhe të procesit tjetër të globalizimit, do të shërbejë padyshim si burim i fuqisë së lirë punëtore dhe si poligon i eksperimentimeve të ndryshme politike, në mënyrë që në fazat e ardhshme të zgjerimit të këtyre “rrathëve periferik” të kooptohen pjesë të tjera të shteteve nga Lindja e Afërt, e ndoshta edhe nga ajo Mesme. Për ta ilustruar këtë tendencë të zgjerimit, apo, siç quhej më parë, tendencë e krijimit të“sferave të interesit” në raport me SHBA-t, duhet cekur se pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, e sidomos pas rënies së Murit të Berlinit, në Ballkan dhe përgjithësisht në Evropën Juglindore, u krijua një realitet i ri, i cili pati si pasojë një sërë
reperkusionesh dhe ndeshjes mes identiteteve të ndryshme kombëtare, politike, ekonomike, etj. Nga ndeshja e dy koncepteve dhe praktikave disa dekadshe, në prag të vitit 2000 rezultoi fitorja definitive e konceptit dhe e praktikës së Perëndimit mbi atë të Lindjes.Projekti i Lindjes (i identifikuar ende me Rusinë) dështoi dhe nuk pati asnjë mundësi prezantimi të një alternative tjetër, ndërsa Perëndimi nxori në pah vlerat e demokracisë, të shoqërisë civile, të lirive dhe të drejtave të njeriut, të ekonomisë së tregut dhe të iniciativës së lirë, të integrimit, dialogut e të bashkëpunimit për një qytetërim të të gjithëve. Projekti për një Evropë të re dhe të unifikuar në të gjitha dimensionet e saj strukturore, në fillet e veta dukej befasues e deri diku edhe utopik me vetë faktin se nuk ishte hera e parë që ishte provuar një ide e tillë identike, u shoqërua fuqishëm jo vetëm me një përplasje mentalitetesh, ndjenjash e zhgënjim vlerash, por edhe me një hipotekë kompleksesh etnike, sociale, ekonomike, strukturore dhe institucionale që do të jenë prezentë edhe për një kohë të gjatë. Në esencë, ideja e këtij Projekti i pranua edhe për shkak se asnjë nga këto shtete e vende (sidomos ato postkomuniste!) nuk kishin kohë për të zgjedhur e as për të pritur, e aq më tepër për të kundërshtuar këtë ofertë historike dhe shumë joshëse për të dalë nga burgu denigrues i ideologjisë komuniste. Pra, procesi demokratik, i filluar në vendet e Lindjes, e më vonë i vazhduar edhe në Ballkan (Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, dhe Kroaci), po ushqehej dhe po konsolidohej me vështirësi dhe sakrifica të mëdha njerëzore e ekonomike. Mentaliteti i mëparshëm armiqësor, konfliktual, përjashtues, mohues e denigrues gjithnjë e më shumë gjendej nën trysninë sistematike dhe shumëtë fuqishme të mentaliteteve dhe koncepteve të reja integruese, komunikuese e bashkëpunuese. E tërë kjo, më pastaj, ndikojë në hapjen e shpejtë të proceseve integruese, në formë të një zinxhiri qësynon të shtojë hallkat dhe një herësh të bëhet zotërues në rajonet konfliktuoze, e më pastaj edhe në ato që e kanë parapëlqyer sistemin e demokracisë liberale në botë. Integrimi në tërësi nuk mund të kuptohej pa procese integruese rajonale, dhe kështu qytetërimi perëndimor u bë një sfidë që kërkonte angazhim të gjithanshëm përarritjen e standardeve të tij, të cilat do të mundësonin zhvillime të ekuilibruara dhe një zbatim më të efektshëm të përvojave, mundësive e praktikave, si dhe një përdorim më të efektshëm të burimeve financiare. Kjo kërkon jo vetëm vullnet politik e shpirtëror, por dhe hapa konkretë strukturorë e institucional, që nuk munguan. Për mendimin tonë, tani procesi integrues i identiteteve të reja, si ofertë joshëse, është shtruar për të gjithë popujt e Ballkanit dhe kërkon vetëm angazhim dhe pjesëmarrje cilësore të të gjithëve për ta trupëzuar atë.nNë këtë drejtim do të thoshim ka shumë rëndësi veprimi, gjegjësisht hapi konkret dhe ndërmarrja e studimeve të ecurisë së tij, me qëllim që ai të bëhet më i shëndetshëm dhe të shmangë defektet të cilat i përcollën me shekuj komunitetet e kësaj pjese të botës. Procesi zotërues i integrimit, dhe një term po ashtu i ri i zënë në gojë menjëherë pas hyrjes së NATO-s në Kosovë që shquhet si fenomen i globalizimit, ka filluar të familjarizohet edhe në mentalitetin tonë të pas Luftës, dhe ai për çdo ditë është duke përfshirë të gjitha elementet e domosdoshme të tij: politikën, ekonominë, shkencën, teknologjinë, informatikën, etj. Ky qëndrim është i kuptueshëm e i natyrshëm dhe, për të pasur perspektivë, natyrisht që duhet të
përfshijë në të njëjtën masë edhe elementin e identiteteve kombëtare, konfesionale shtetërore, e sidomos atë të qytetarisë. Por, a është e thënë t’i përfshije të gjitha këto veçori të këtyre identiteteve,ky proces i ri? Çështja është që ky identitet i ri integrues të kuptohet realisht si element lidhjeje e komunikimi, dhe jo si mbivlerësim i disa shteteve dhe popujve (që ende vuajnë nga kompleksi i megalomanisë dhe hegjemonisë romantike, siç ishte rasti me serbët), e nënvlerësim i disa shteteve e popujve të tjerë (siç ishin kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët). Në këtë kontekst, mendoj që këtë projekt të ri për popujt dhe shtetet e Ballkanit nuk duhet kuptuar si asimilim apo akomodim të ri, nuk duhet kuptuar, po ashtu, as si një konfrontim apo përplasje mes identitetesh, apo si mohim ose përjashtim të disave e fuqizim të disa të tjerëve. Sa për fillim, do potencuar se në kushtet e Kosovës duhet të evidencohet dhe të identifikohet se ky proces është ende në fazën fillestare. Arsyet janë të njohura, që rrjedhimisht ndërlidhen me fenomenin e Luftës që ndodhi mes regjimit të Beogradit dhe shqiptarëve të Kosovës e Administrimit Ndërkombëtar nga ana e UNMIK-ut. Perspektiva e identiteteve të reja integruese, ani pse e re, me përvojën e vet imponuese, do të thoshim tashmë në disa vende të Ballkanit, ka filluar të bëhet mundësi zhvillimi dhe afirmimi e vlerave dhe standardeve perëndimore. Ngaqë, konsiderohet si alternativë suksesi, alternativë që posedon mundësinë e njohjes dhe të zgjedhjes, të pranimit dhe refuzimit, të krijimit të hapësirës së nevojshme për vetë zhvillimin, për të përfituar nga përvoja e të tjerëve dhe për të lehtësuar kostot e përballimit të problemeve. Ne Ballkan mund të themi se ekzistojnë ende mentalitete të kohës së Luftës së Ftohtë, të cilat kanë brenda tyre elemente të tilla si: armiqësia, mohimi, përjashtimi e ekspansioni, ose prirja për asimilim. Këto mentalitete, natyrisht që janë dhe do të kenë ndikim edhe për një kohë të gjatë. Ato ruajnë ndikim sa kohë që nuk përpunohet një alternativë e kompletuar ose një vizion i përgjithshëm i lëvizjes përpara të shoqërisë njerëzore. Natyrisht që ka dhe do të ketë të paktën dy koncepte lidhur me të ardhmen e këtij rajoni – koncepti optimist dhe ai pesimist, e kjo do të ndodhë edhe për faktin sepse procesi integrues ka karakter e përmbajtje kontradiktore, që do të thotë se do të shoqërohet me prirje e tendenca negacioni të formës së ekspansionit, të nihilizmit ose të mbivlerësimit të disa kulturave më të zhvilluara në krahasim me të tjerat. Këto prirje ose shfaqje, natyrisht që do ta zvogëlojnë hapësirën e tyre, sa më shumë që integrimi i fuqizon vlerat e secilit identitet në veçanti. Në thelb, integrimi iidentiteteve të reja, për të cilin do të flasim në vijim, është një lloj amalgame vlerash e që nuk është në kundërshtim me tendencën për të cilën do të bëjmë fjalë më vonë, që shquhet si proces i globalizimit. Duke u bazuar nga pak në histori, e dimë po ashtu se edhe në të kaluarën ka pasur tendenca të tilla të integrimeve të dhunshme dhe të pa dhunshme, të cilat pavarësisht nga ndasitë politike e zhvillimet e pabarabarta ekonomike dhe sociale, janë karakterizuar nga komunikimi, bashkëpunimi e përthithja reciproke e vlerave. Kjo do të krijonte mundësinë për të gjetur e për të fuqizuar urat komunikuese ekzistuese ndërmjet kombeve të Ballkanit, për të mundësuar një integrim cilësor vlerash e, në këtë mënyrë, edhe një integrim dinjitoz të secilit vend të Ballkanit në familjen e Evropës së zhvilluar demokratike.Sot lirisht mund të thuhet që në drejtim të hapësirës së Ballkanit janë të njohura katër forma të qasjes së rajonizimit dhe të integrimit të identiteteve të reja të dala nga diskursi i sistemit komunist:
1. Forma e parë e ashtuquajtur: Iniciativa amerikanë përEvropën Juglindore (SEC);
2. Forma e dytë e ashtuquajtur: Iniciativa e Unionit Evropian – qasja rajonale;
3. Forma e tretë e ashtuquajtur: Integrimi rajonal përmes të ashtuquajturës bashkësi pan sllaviste, ;
4. Forma e katërta e ashtuquajtur: Iniciativa autonome e vendeve ballkanike për rajonizim.
Është interesant te theksohet se: Ballkani Perëndimor, nësytë e demiurgëve të Evropës së ardhshme integruese shihetsi një periferi virtuale e zhvillimeve të ardhshme integruese, i cili, për të kaluar rrathët e identifikuar më lart, do të duhet të çrrënjosë ballkanizmin e vet, në mënyrë që të mos bëhet pengesë serioze për Evropën. Por, si duhet të zhvillohet ky proces kirurgjik për Ballkanin? Sipas strategëve të BE-së, Ballkani duhet së pari të globalizohet, që d.m.th . shtetet dhe kombet e këtij rajoni duhet t’i trajtojmë si entitete rajonale dhe politike me sovranitet të kufizuar, ku do të ushtrohet një denacionalizim i thellë, në përputhje me rregullat e “Agjendës 2000”, në mënyrë që Ballkani në proceset e ardhshme globalizuese të shndërrohet në rajon në përbërje të Evropës, e jo pjesë përbërëse e Evropës. Por, si shihet identiteti ballkanas në projektet dhe debatet evropiane? Shikuar, nga aspekti gjeografik, ai është një vend i prapambetur, me përplot probleme të natyrës ekonomike, politike, sociale, etj. Nga aspekti politik shpeshherë identifikohet si ballkanizëm, d.m.th . vend i cili përherë ka qenë i përmbytur në konflikte etnike, vend që nuk njeh as respekton fort ligjet e së drejtës. Ngandonjëherë me këtë term prejudikohet ballkanizmi i Evropës, në kuptimin e zgjerimit apo infektimit të saj me virusin e konflikteve etnike në shoqëritë multikulturale evropiane.
Pikëpamjet e shprehura në këtë tekst janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën editoriale të Kosovatimes