Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) ka përkujtuar të hënën masakrën e Reçakut, duke shprehur ngushëllime për familjarët dhe duke ritheksuar përpjekjet e misionit për një të ardhme paqeje.
“Sot shënohet 25 vjetori i masakrës së Reçakut. Ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat dhe u shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve të tyre në pikëllimin e tyre të pangushëllueshëm. Misioni është i përkushtuar të mbështesë përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme paqeje dhe prosperiteti”. thuhet në përkujtimin e OSBE-së.