By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Von Cramon kërkon përparim në dialog para zgjedhjeve në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Von Cramon kërkon përparim në dialog para zgjedhjeve në BE
Lajme

Von Cramon kërkon përparim në dialog para zgjedhjeve në BE

Kosova Times
Last updated: 2024/01/15 at 2:49 PM
Kosova Times Published January 15, 2024
Share
SHARE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i bëri thirrje udhëheqjes në Kosovë që të bëjë përparim në dialogun me Serbinë, përfshirë edhe në formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe, para se blloku evropian të mbajë zgjedhje më 9 qershor.

Gjatë një konference në Prishtinë pas një vizite disaditore në Kosovë, von Cramon u shpreh e brengosur për mbështetjen që mund të ketë Kosova në PE pas zgjedhjeve të qershorit. Ajo tha se sondazhet kanë treguar për një rritje në Evropë të partive të djathta, e veçmas të ekstremit të djathtë.

“Mendoj se një përbërje e re e Parlamentit Evropian mund të ketë efekt në raport me Kosovën dhe shtetet e tjera të cilat potencialisht mund të jenë shtete kandidate për anëtarësim në BE”, tha ligjvënësja evropiane.

Sipas von Cramon, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, ka pasur përparim. Por, ajo tha se vitin e kaluar është bërë “një gabim i madh”, pasi palëve nuk u është kërkuar të nënshkruajnë Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit, e as Aneksin për zbatimin e saj.

Pavarësisht trysnisë ndërkombëtare që palët ta zbatojnë marrëveshjen, blloku evropian ka thënë se ajo nuk po zbatohet.

Marrëveshja për normalizim, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Marrëveshja Bazë e arritur në shkurt të vitit të kaluar në Bruksel, e më pas Aneksi për zbatimin e saj që u arrit në mars në Ohër, nuk u nënshkruan. Por, BE-ja ka thënë se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme për palët.

“Mendoj se vitin e kaluar është bërë një gabim për Marrëveshjen e Ohrit, duke mos insistuar në nënshkrimin e Marrëveshjes [Bazë] dhe Aneksit [të zbatimi] nga të dyja anët. Mendoj se ky ka qenë një gabim i madh. Mendoj se nëse e vonojmë procesin mund të kemi probleme, sepse i kemi zgjedhjet në BE në verë dhe pastaj mund të vijnë në fuqi disa individë që nuk e përkrahin shumë Kosovë. Pastaj ne kemi Gazën, Ukrainën, Tajvanin gjëra të ndryshme, probleme të ndryshme dhe jam e brengosur që në fund të ditës askush nuk brengoset për dialogun”, tha von Cramon.

Eurodeputetja tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një kërkesë legjitime, duke shtuar se Kosova duhet të dalë me një propozim për formimin e tij dhe të ratifikojë marrëveshjen për këtë gjë.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013, dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Në tetor të vitit 2023, përfaqësuesit e BE-së, ShBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, ua paraqitën palëve, Kosovës dhe Serbisë, draft-statutin për formimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e pranuan në parim.

You Might Also Like

Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash

Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan

Dhuna në familje, raste të shumta të raportuara në gjithë Kosovën

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Kosova Times January 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Erdogan dhe Rama me pikepamje te ndryshme rreth krizes ne Lindjen e Mesme

Kosova Times Kosova Times October 10, 2024
Ministria e Jashtme akuzoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën e Ukrainës me sulmet me dronë në bazat ajrore ruse
Qeveria serbe mbështet kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Policia: 66 aksidente në 24 orë, një me fatalitet dhe 38 me lëndime
AstraZeneca e tërheq vaksinën disa muaj pasi pranoi efektet anësore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?